Home Trajtime Shëndeti
Trajtime Shëndeti
Zgjidh një trajtim specifik ose shiko të gjitha produktet për trajtime shëndeti më poshtë
Showing 49 – 60 of 93 results
KURKUMA (RRËNJË TURMERIKU) BIO
Turmeriku (Curcuma Longa), erëza kryesore në kuzhinën indiane, konsiderohet nga shumë studiues si bima më e fuqishme në planet për të luftuar dhe parandaluar shumë sëmundje.Vetitë e turmerikut janë të jashtëzakonshme dhe të studiuara gjerësisht; aktualisht janë botuar mbi 10,000 artikuj studimorë që vërtetojnë efektet e turmerikut, sidomos për njërin nga përbërësit e tij, KURKUMA.Kjo e vendos turmerikun në krye të listës si një nga bimët mjekësore më efektive që ekzistojnë. Pas tij, bimët mjekësore më të studiuara janë hudhra, kanella, ginseng, xhinxheri dhe gjembi i gomarit.Çfarë është Turmeriku?Turmeriku e ka prejardhjen nga bima Curcuma longa , e cila rritet në Indi dhe në vendet e tjera të Azisë Juglindore. Rrënjët e thara të Curcuma longa bluhen, dhe përftohet pluhuri i turmerikut me një ngjyrë të verdhë të spikatur.Te turmeriku gjenden shumë përbërës kimikë, të quajtur kurkuminoide. Substanca aktive te turmeriku është kurkuma. Kurkuma është ajo çfarë e bën turmerikun një “ushqim funksional”, i përkufizuar nga Mayo Clinic si “ushqimi që ka një efekt pozitiv potencial në shëndet, përtej ushqimit bazik”.Turmeriku nuk është thjesht i mirë-studiuar, pabesueshmërisht potend dhe historikisht domethënës, por është dhe shumë i sigurt, gjithashtu. Turmeriku ka shumë pak efekte anësore të njohura; dhe ato që ekzistojnë, janë shumë të rralla dhe përgjithësisht të lehta.Rekomandohet:
1,100 L - Për të gjithë ata që vuajnë nga alergjia sepse rrit rezistencën.
- Për të gjithë ata që duan të rrisin imunitetin
- Për të gjithë ata që kanë probleme me trombozat
- Për të gjithë ata që kanë probleme me depresionin
- Për të gjithë ata që duan të kenë lëkurë të shndritshme
LIVER CLEANSE SUPER DRINK
Pastrimi i mëlçisë realizohet më së miri nga kjo pije me shije portokalli, e cila kujdeset për shëndetin e mëlçisë me katër ushqimet më të mira funksionale për këtë qëllim:. Gjembgomari (silybum marianum) njihet si bima më efektive për pastrimin e mëlçisë dhe detoksifikimin e saj. Gjithashtu, në sajë të vetive që ka parandalon akumulimin e yndyrës në mëlçi. Schisandra dhe triphala kanë veti të spikatura hepatoprotektive, Curcuma ndihmon për të përmirësuar shëndetin e mëlçisë. Kombinimi i të këtyre katër ushqimeve të jashtëzakonshme është më e mira për parandalimin e problemeve të mëlçisë.Rekomandohet:
- Për të gjithë personat që duan të detoksikojnë mëlçinë
- Për të gjithë personat që duan të humbasin yndyrnat e brendshme
- Për të gjithë personat që jetojnë ose punojnë në ambente të ndotura
- Për të gjithë personat që kequshqehen
- Për të gjithë personat me nivele të larta kolesteroli
MACA TABLETS
Suplement ushqimor me rrënjë Maca (xhensen Peruvian), që ka veti afrodiziake, ndihmon në rritjen e energjisë dhe forcimin e imunitetit, lehtëson çrregullimet e menopauzës, ndihmon në trajtimin e problemeve të riprodhimit, si edhe përdoret nga atletët dhe sportistët për të ndihmuar në krijimin më të shpejtë të masës muskulare.Kushti që Maca të përmbajë një sasi të mjaftueshme të përbërësve aktivë është që të rritet në lartësinë maksimale të mundshme. Maca jonë vjen nga lartësitë e Perusë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që maca të thahet natyrshëm në diell për dy muaj.Substancat medicinale të makës mblidhen në rrënjën në formë zemre. Rrënja hahet e papërpunuar, thjesht e tharë dhe e bluar.
MAGNEZ + GUARANA + B-KOMPLEKS + VITAMINË C
A ndiheni shpesh të lodhur dhe pa energji?A doni të përmirësoni natyrshëm nivelet e energjisë dhe përqendrimit tuaj?Provoni formulën revolucionare të Magnezit, Guaranës, Vitaminave B dhe Vitaminës C!Mungesa e magnezit mund të shfaqet si lodhje e pakëndshme, mungesë energjie, mospërputhje dhe mosfunksionim i muskujve, veçanërisht ngërçet e shpeshta të muskujve.Guarana është një bimë e pyjeve të Amazonës në Brazil. Fruti përmban guaranë, e cila është pothuajse identike me kafeinën, vetëm se absorbohet shumë më ngadalë në qarkullimin e gjakut dhe për këtë arsye ka një ndjenjë më të gjatë, më të barabartë dhe më të këndshme.B, Kompleks janë një grup vitaminash mjaft të rëndësishme për sistemin tonë nervor. Përveç funksionit të tyre të përbashkët, secila prej vitaminave B ka role të tjera të rëndësishme në trupin tonë, të tilla si parandalimi i lodhjes dhe forcimi i sistemit imunitar.Acidi folik është i rëndësishëm për funksionimin normal të sistemit imunitar, si dhe për zhvillimin normal të fetusit gjatë shtatzënisë. Vitamina B2 është e rëndësishme për përthithjen dhe metabolizmin e hekurit, përveçse vepron si antioksidant dhe mbron qelizat tona nga stresi oksidativ.Vitamina C është një antioksidant i rëndësishëm që mbron qelizat tona nga stresi oksidativ. Është e nevojshme për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, kyçeve, mishit të dhëmbëve, lëkurës dhe enëve të gjakut.
MAGNEZ + VITAMINË B-KOMPLEKS
Ndiheni shpesh të lodhur dhe pa energji? Keni ngërçe të dhimbshme të muskujve pas ushtrimeve dhe doni t‘i ofroni trupit tuaj mbështetje për shërim më të shpejtë?Magnezi është një mineral që është shumë i rëndësishëm për funksionimin e nervave dhe muskujve, përfshirë muskulin e zemrës.Mungesa e magnezit mund të shfaqet si lodhje e pakëndshme, mungesë energjie, mospërputhje dhe mosfunksionim i muskujve, veçanërisht si ngërçe të shpeshta të muskujve.Kompleksi B është një grup vitaminash që janë të rëndësishme për sistemin tonë nervor. Përveç funksionit të tyre të përbashkët, secila prej vitaminave B ka role të tjera të rëndësishme në trupin tonë, të tilla si parandalimi i lodhjes dhe mbështetja e sistemit imunitar.Acidi folik është i rëndësishëm për funksionimin normal të sistemit imunitar, si dhe për zhvillimin normal të fetusit gjatë shtatzënisë. Vitamina B2 është e rëndësishme për përthithjen dhe metabolizmin e hekurit, përveçse vepron si antioksidant dhe mbron qelizat tona nga stresi oksidativ.
MAGNEZ CITRAT
Magnezi është një mineral mjaft i rëndësishëm për funsksionimin e nervave dhe muskujve, përfshirë muskujt e zemrës. Mungesa e magnezit sjell lodhje, mungesë energjie, përgëndrimi dhe shqetësime muskulore, veçanërisht lodhje dhe ngërçe të muskujve.Dhimbja e kokës është gjithashtu një pasojë e mungesës së magnezit.Një i rritur ka nevojë për rreth 300-400 mg magnez në ditë për një funksionim normal të sistemit nervor dhe muskulor. Personat me aktivitet të lartë fizik kanë nevojë për një sasi më të madhe ditore.Citrati i magnezit është një formë e magnezit, që e bën lehtësisht të përthithshëm nga organizmi.
375 mg magnez për dozëRekomandohet:
- Personat që merren me sport
- Personat me mungese magnezi
- Personat që kanë dhimbje apo ngërçe të vazhdueshme muskulore.
MSM TABLETA
FORMA BIOLOGJIKE E SULFURITMSM (Metil Sulfonil Metan) nxirret nga bimët dhe përmban sulfur. Sulfuri është një element i rëndësishëm në trupin e njeriut, pasi është gjithashtu një bllok ndërtimi i proteinave dhe një përbërës thelbësor i indeve lidhëse, lëngjeve të kyçeve, lëkurës dhe thonjve.MSM formohet nga rritja e algave në oqeane dhe avullohet në re. Në formën e shiut, ai bie përsëri në tokë dhe bëhet një lëndë ushqyese për të gjithë organizmat tokësorë. Është shumë i përqendruar në bimët e ekspozuara ndaj shirave të dendur – kryesisht te lëvorja e pishës, barishtet e egra, aloe vera, etj.Përdoret si suplement ushqimor dhe po bëhet gjithnjë e më popullor edhe si suplement kozmetik.
1,600 L OK! DIGESTION PREBIOTIC
Tretja e duhur është çelësi i mirëqenies. Formula e provuar klinikisht, Inavea ™ rrit në mënyrë selektive mikroflorën, ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit të saj, nxit rritjen e baterive të dobishme dhe mbështet tretjen e shëndetshme!Tretja lejon trupin tonë të përthithë lëndët ushqyese thelbësore për funksionimin optimal të të gjithë organizmit.Për shkak të mënyrës së shpejtë të jetesës, dietës së shpejtë dhe të pabalancuar, shpesh shfaqen probleme me tretjen. Mbetjet më pas grumbullohen në trup dhe ekskretimi i feces prishet. Kjo mund të shkaktojë fryrje të bezdisshme, e cila gjithashtu kontribuon në grumbullimin e kilogramëve të tepërt.Përveç ushtrimeve të rregullta dhe pirjes së mjaftueshme të ujit, është gjithashtu e rëndësishme të hani ushqime me fibra të larta për të mbajtur tretje të shëndetshme.Me OK!Digestion, ju mund të kujdeseni për tretjen dhe zorrët në mënyrë natyrale dhe lehtësisht, pavarësisht nga stili juaj i shpejtë i jetesësNjë formulë efektive për të rivendosur ekuilibrin natyror të mikroflorës• Me përbërësin aktiv të patentuar Inavea™• E vërtetuar klinikisht se rrit mikroflorën e dobishme dhe ndihmon në balancimin e saj• Kontribuon në funksionimin normal të sistemit tretës• Stimulon rritjen e baktereve të dobishme• Ndihmon në ruajtjen e tretjes së shëndetshme• Përbërës 100% natyral
OK! HUNGER
OK!HUNGER përmban vetëm përbërës të zgjedhur me kujdes që do t'ju ndihmojnë të rregulloni oreksin tuaj. Sepse ndihmon në zbutjen e alarmeve false të urisë dhe do t'ju ndihmojë të humbni peshë.Rekomandohet për këdo që ka probleme me oreksin e tepërt. Ok! Hunger ndihmon në rregullimin e oreksit, në humbjen e peshës tuaj trupore, në normalizimin e niveleve të glukozës në gjak si dhe rregullon tretjen.
OK! INSOMNIA
Një formulë natyrale që ju ndihmon të bini më lehtë në gjumë dhe të bëni një gjumë të shëndetshëm dhe cilësor
- Formulë natyrale me melatoninë, hormone i gjumit
- Ndihmon për të fjetur më lehtë dhe për të mbajtur gjumin cilësor dhe të shëndetshëm
- Ndihmon në përmirësimin e mirëqenies psikofizike
- Ndikon në receptorët në tru përgjegjës për gjumin dhe qetëson aktivitetin nervor
- Kontribuon në relaksim para se të shkoni në shtrat
- Natyral, vegan, pa sheqer
5.00
out of 5
OK! Menopause
Menopauza natyrale ndodh mesatarisht pas moshës 50 vjeç dhe nënkupton një kalimin në një stad të ri të trupit. Ndodh pa u vënë re në disa gra, por shumë shpesh gjatë kësaj kohe, gratë përjetojnë simptoma të tilla si djersitje gjatë natës, afshe të nxehta, të dridhura, rrahje të shpeshta të zemrës, ndryshime fizike dhe mendore.Çekuilibri hormonal që ndodh gjatë menopauzës çon në simptoma të ndryshme.Është një proces natyral, ku ne mund të ndihmojmë veten me OK! MENO.Pini OK! MENO me formulën e provuar klinikisht Lifenol®Redukton numrin e afsheve të nxehta, përmirëson cilësinë e jetës në 90% të grave në menopauzë brenda 6 javësh, redukton afshet e nxehta, djersitjet gjatë natës dhe sëmundje të tjera që lidhen me menopauzën.Ashwagandha ndihmon në ruajtjen e niveleve të energjisë, vitalitetit dhe ruan stabilitetin emocional, ndërsa kalciumi ndihmon në ruajtjen e kockave të shëndetshme.
OK! STEROL FORTE
E testuar klinikisht me formulën 6-në-1 për reduktimin e kolesterolit të keqFormulë e patentuar Lipophytol®; rezultatet e para në vetëm 6 minuta.
- E vërtetuar klinikisht se redukton në mënyrë natyrale nivelet e kolesterolit të keq
- Përmirëson shëndetin e zemrës
- Kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak
- Përmirëson qarkullimin e gjakut
- Ndihmon në normalizimin e nivelit të lipideve në gjak
- Parandalon akumulimin e yndyrës rreth mëlçisë