Home Trajtime Shëndeti
Trajtime Shëndeti
Zgjidh një trajtim specifik ose shiko të gjitha produktet për trajtime shëndeti më poshtë
Showing 13 – 24 of 93 results
BEAUTY COLLAGEN ME ACID HIALURONIK
A e dini se pas moshës 25 vjeçare shenjat e plakjes bëhen më të dukshme në sipërfaqen e lëkurës? Çfarë ndikon më shumë në gjendjen e lëkurës:
- Kujdesi jo i duhur
- Mbrojtje e pamjaftueshme nga dielli
- Pluhurat
- Ushqimi jo i shëndetshëm
- Sigurisht që një faktor i rëndësishëm është edhe gjenetika jonë
BETA GLUCAN
Ju mund të keni dëgjuar që fibrat janë të dobishme, por e dini që jo të gjitha fibrat janë njësoj? Janë dy kategori fibrash: të tretshme dhe të patretshme. Brenda secilës kategori, ka tipe të ndryshme.Beta-glucans janë polisakaride natyrale të cilat klasifikohen si fibra dietike të tretshme dhe ndihmojnë në normalizimin e kolesterolit dhe triglicerideve dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Ato ngadalësojnë aktivitetin e enzimave digjestive duke formuar një xhel viskoz në stomak, i cili ngadalëson absorbimin e ushqyesve dhe si pasojë, ul nivelin e sheqerit në gjak pas ushqimit.Këto fibra ndihmojnë dhe në eleminimin e konstipacionit (kapsllëkut) dhe problemeve me zorrët, duke ushqyer bakteret e shëndetshme në zorrë, si dhe mbajtur nën kontroll peshën trupore.Beta Glucan ndihmon në normalizimin e nivelit të kolesterolit dhe në uljen e nivelit të glukozës në gjak, pas ushqimit. Fibrat dietike janë të provuara për efektin në sistemin e tretjes, përmirësojnë funksionin e zorrëve dhe ndihmojnë në zbrazjen e zorrës së trashë. Konsumimi i Beta Glukan jep një ndjenjë ngopje, që ndikon në reduktimin e ushqimit.Si funksionon Beta Glucan?Duke qenë fibra të tretshme, Beta Glucan ngadalëson tranzitin e ushqimit në zorrë. Kjo bën që trupit ti duhen më tepër kohë për të tretur ushqimin. Tretja e ngadaltë bën që trupi të përthithë më ngadalë sheqernat e ushqimeve dhe ti lërë kohë organizmit për të eleminuar sheqerin e tepërt, duke e mbajtur stabël nivelin e sheqerit në gjak.Rekomandohet:
- Personat që kanë nivel të lartë të kolesterolit dhe triglicerideve
- Personat që kanë nivel të lartë të glukozës ose vuajnë nga diabeti i tipit 2
- Personat që kanë probleme tretje
BIO CHIA SEEDS
Farat Chia janë fara shumë të vogla, por ushqyese që e kanë origjinën nga Meksika.Ato janë vlerësuar për mijëra vjet dhe kanë qenë pjesë e rëndësishme e dietës së Majave, Aztekëve dhe indigjenëve të Amerikës Veriore.Janë konsideruar si një nga burimet më të mira te acideve yndyrore omega-3 të cilat kontribuojnë në mbajtjen në nivele normale të kolesterolit në gjak.Ato kanë përmbajtje të lartë proteinash ,të cilat ndihmojnë në rritjen e masës muskulore dhe shëndetit të kockave. Meqënëse përmbajnë shumë fibra, ato formojnë një xhel kur lagen me ujë.Kush mund ta përdorë?
- Atletët dhe persona që merren me fitness
- Vegjetarianët dhe veganët
- Ose të gjithë ata që janë të informuar rreth rëndësisë së një diete të shëndetshme dhe të balancuar
BIO CHLORELLA POWDER
Klorela (Chlorella) është një algë blu-jeshile e ujërave të ëmbla me përmbajtje të lartë proteinash, kështu që është specifikisht e përshtatshme për veganët.Është një nga ushqimet më të pasura; mjaft e pasur me fitonutrientë si: amino acide, klorofil, beta-karoten, potas, fosfor, biotin, magnez dhe vitamian B-kompleks.Duke e krahasuar me spirulinën,përmban më pak proteina por më shumë klorofil.Rekomandohet:
- Për të gjithë ata që kanë mungesë hekuri
- Për atletët dhe personat që merren me aktivitet fizik
- Vegjetarianët dhe veganët
BIO CORDYCEPS POWDER
Ai përdoret gjithashtu për të forcuar sistemin imunitar, përmirësuar paraqitjen e sportistëve, eleminuar efektet e plakjes dhe zgjatur jetën, dhe për të përmirësuar funksionin e mëlçisë në personat me hepatit B.Cordyceps sinensis është një kërpudhë kineze që e ka origjinën nga Tibeti. Ajo rritet në lartësi ekstreme 5000 m, në terrene të vështira për tu arritur.Cordyceps është një bimë amfibe. Ne dimër jeton në tokë si krimbat. Gjëja e vetme që lëviz në këtë periudhë janë qimet e saj të cilat rriten mbi sipërfaqen e tokës. Në fillim të pranverës, Cordyceps transformohet e gjitha në një kërpudhë. Në fillim të verës, sporet e kërpudhave ngjiten në larvat e fluturave ose të insekteve të tjera,dhe fillojnë të rriten si parazitë.
BIO DETOX SUPERFOOD MIX
Përzierja Super Food DETOX ka aftësinë për të mbrojtur qelizat e mëlçisë dhe pastruar organizmin.Formula përmban 6 ushqime super të përzgjedhura me kujdes: barin e grurit, barin e elbit, algën Chlorella, algën Spirulina, Lucuma dhe Lemongrass.Rekomandohet:
- Për të gjithë ata që duan të kenë një organizëm të shëndetshëm
- Për të gjithë ata që pinë duhan
- Për të gjithë ata që janë në dietë dhe nuk konsumojnë mjaftueshëm vitamina dhe minerale
- Për të gjithë ata që janë dietikë
- Për atletët dhe personat që merren me sport
- Për vegjetarianët dhe veganët
BIO FEMALE POWER
Bio Female Power është një përzierje 100% organike me përmbajtje të bimëve: Mucuna Pruriens, Shatavari, Schisandra, Maca, Kanellë dhe Sheqer Palme Kokosi.
1,900 L Rekomandohet për të gjitha femrat që kanë:
- probleme hormonale
- vështirësi dhe mestruacione të çrregullta
- probleme me gjumin
- probleme me sistemin nervor
- probleme gjatë periudhës së menopauzës
- probleme me infertilitetin
- problem PMS (Premenstrual syndrome)
BIO MORINGA POWDER
Moringa oleifera është një pemë me origjinë nga India. Është provuar që ndihmon në mbajtjen në normë të nivelit të sheqerit në gjak.Gjethet e saj janë të pasura me proteina,fibra dhe vitamina A, B, E dhe minerale si kaliumi, kalciumi, magnezi, fosfori dhe hekuri.Rekomandohet:
1,900 L - Për të gjithë ata të cilët nuk konsumojnë mjaftueshëm vitamina dhe minerale.
- Për diabetikët
- Për atletët
- Për vegetarianët dhe veganët
BIO REISHI MUSHROOM POWDER
Kërpudha Reishi rritet në disa vende në Azi si: Kinë, Kore dhe Japoni. Mund ta gjeni në formë suplementi, tretësire ose pluhuri.Kërpudha Reishi, e cila njihet me emrin shkencor Ganoderma lucidum, rritet mbi tokë dhe prodhon një “trup frutor” sëbashku me fijzat (micelat), të cilat shndërrohen në ilaçe bimore, tretësira, çaj, pluhur dhe ekstrakt.Në historinë e Mjekësisë Tradicionale Kineze, kërpudhat e rritura Reishi thaheshin, priteshin në pjesë të vogla dhe zjeheshin në ujë të nxehtë ku më pas përdoreshin si supë ose çaj. Sot industria e përpunon Reishin me metoda të tjera, në të cilat Reishi i nënshtrohet disa herë presionit të lartë, duke lejuar përbërësit aktivë të ekstraktohen për të formuar tretësirë.Efektet potenciale të kërpudhës Reishi përfshijnë mbrojtjen anti-kancerogjene, përmirësimin e funksioneve të mëlçisë, shëndet më të mirë të zemrës, rregullon sheqerin në gjak dhe redukton astmën, alergjitë dhe infeksionet.Faktet nutricionale të ReishitNë formën e suplementit, Reishi përmban shumë pak ose aspak kalori dhe një sasi të vogël fibrash dhe proteina. Gjithsesi vlerat e vërteta vijnë nga përbërësit të cilët nuk janë të listuar në përmbledhjen nutricionale.Kërpudha Reishi është e pasur me antioksidantë dhe komponentë që promovojnë shëndetin si polisakaridet dhe triterpenet. Këta komponentë të fuqishëm lidhen me aftësitë çudibërëse të kërpudhës Reishi si, vetitë anti-inflamatore, anti-kancer dhe anti-diabet.
BIO RICE DRINK + CALCIUM
Kërkoni një alternativë të shëndetshme, vegane dhe të shijshme të qumështit të lopës?Një përzierje bimore Bio-Organike me bazë orizin është më e shëndetshme dhe me një popullaritet në rritje si zëvendësues i qumështit të lopës.Ndodh shpesh që personat që nuk konsumojnë qumështin e lopës kanë mungesë të kalciumit. Për këtë arsye, kjo pije është pasuruar me kalcium, i cili ndihmon në kocka dhe dhëmbë më të shëndetshëm si dhe përmirësim të sistemit nervor dhe muskujve.Është një alternativë e shkëlqyer për personat që kanë probleme me intolerancën ndaj laktozës dhe alergji të ndryshme. Është super e lehtë të përgatitet dhe të ruhet. Me 250 gr mund të përgatisni 2.5 litra pije. Pija e orizit është një alternativë për të përgatitur drithrat e mëngjesit, smoothie të shëndetshëm, ëmbëlsira dhe për ta shtuar në kafe. Mund t’ja shërbeni dhe fëmijëve si një produkt të sigurtë.
BIO SPIRULINA POWDER
Spirulina është një algë blu-jeshile që është konsideruar si një nga organizmat më të vjetër në tokë. Ajo rritet në ujërat e kripura, në ujëra të freskëta dhe burimet e ujërave të freskëta. Kush mund ta përdorë?Spirulina është më e përdorshme nga atletët të cilët nuk përdorin proteina shtazore, si dhe personat që vuajnë nga anemia ose që nuk marrin mjaftueshëm hekur nga ushqimet.Është një burim i pasur proteinash,rreth 60 -70% të përmbajtjes së saj. Proteinat kontribuojnë në rritjen e masës muskulore dhe shëndetin e kockave. Spirulina është e njohur më së shumti tek atletët dhe njerëzit të cilët nuk konsumojnë proteina shtazore.Është një normalizues i shkëlqyer i sasisë së sheqerit në gjak, dhe ndihmon në ruajtjen e peshës. Është një burim i pasur hekuri. Hekuri luan rol në funksionimin e sistemit imunitar dhe kontribuon në reduktimin e lodhjes
ÇAJ MATCHA BIO
- Ndihmon në parandalimin e kancerit
- Ndihmon në humbjen e peshës dhe djegien e yndyrnave
- Pëmirëson performancën fizike
- Burimi më i mirë i katekinave që luftojnë sëmundjet
- Nivele të larta të L-Theaninës për një relaks total
- Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit
- Ul rrezikun e diabetit të tipit 2
- Detoksifikon organizmin
- I çertifikuar Bio-Organik
5.00
out of 5
1,500 L