0 L

No products in the cart.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ne Tirane dhe mbi 8,000 lekë në qytete të tjera!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

No products in the cart.

Home SuperFoods Detoksifikimi BIO DETOX SUPERFOOD MIX

BIO DETOX SUPERFOOD MIX

2,400 L

Përzierja Super Food DETOX ka aftësinë për të mbrojtur qelizat e mëlçisë dhe pastruar organizmin.

Formula përmban 6 ushqime super të përzgjedhura me kujdes: barin e grurit, barin e elbit, algën Chlorella, algën Spirulina, Lucuma dhe Lemongrass.

Rekomandohet:

  • Për të gjithë ata që duan të kenë një organizëm të shëndetshëm
  • Për të gjithë ata që pinë duhan
  • Për të gjithë ata që janë në dietë dhe nuk konsumojnë mjaftueshëm vitamina dhe minerale
  • Për të gjithë ata që janë dietikë
  • Për atletët dhe personat që merren me sport
  • Për vegjetarianët dhe veganët

Efektet

BARI I GRURIT – Përmban mbi 100 elementë të ndryshme të dobishme për organizmin e njeriut. Një ndër më kryesoret (dhe të rëndësishmet) është klorofili. Klorofili është substanca që i nevojitet trupit për një numër procesesh të rëndësishme: ështhe një pastrues dhe detoksikues natyral i mëlçisë, vepron si një antioksidant për të reduktuar dëmin e radikaleve të lira, është një forcues i gjakut (ka përbërje kimike të ngjashme me hemoglobinën), dhe ndihmon në shtimin e energjisë. Për më tepër,Bari i Grurit është i pasur me aminoacide, me enzima që duhen për tretjen dhe shumë vitamina dhe minerale që ndihmojnë për shmangien e sëmundjeve. Bari i Grurit është i pasur me:– Klorofil– Antioksidantë si flavonoidet dhe acidi fenolik– Hekur– Elektrolite, përfshirë magnez dhe kalcium– Amino acide– Vitamina A, C, E– SelenPërfitimet kryesore të Barit të Grurit:1.   Sasi të madhe klorofili2.   Ndihmon oksigjenimin e trupit3.   Përshpejton metabolizmin dhe ul nivelin e kolesterolit4.   Stabilizon mjedisin alkalin të organizmit5.   Antibakterial6.   Rregullon gjakun7.   Përmirëson fertilitetin dhe balancën hormonale8.   Ndihmon në rindërtimin e indeve të dëmtuara9.   Detoksikon trupin nga metalet e rënda10. Pastron mëlçinë11. Ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak12. Vepron si antiseptik për të trajtuar infeksionet, plagët, sinozitin, infeksionet në vesh, venat varikoze dhe shenjat në lëkurë13. Ndihmon në parandalimin e prishjes së dhëmbëve14. Redukton dhimbjen e fytit15. Lufton sëmundjet autoimune të lëkurës si ekzema dhe psoriazis16. Përmirëson tretjen17. Redukton inflamacionet18. Përmirëson shikimin, veçanërisht natën19.  Ndihmon për një gjumë të qetë20.  Përmirëson sistemin imunitar21.  Përmirëson sinjalet nervore dhe mirëqënien mendore. BARI I ELBIT – Elbi është një nga bimët më të lashta të kultivuara nga njerëzimi. Përdorimi i tij daton që prej 8500 vjet para Krishtit. I përdorur nga shumë qytetërime të vjetra si Grekët, Egjiptianët dhe Babilonasit: në Babiloni, elbi përdorej si “valutë” standarte shkëmbimi.Në fillim të shekullit të XX u zbulua se filizat e elbit përmbanin një sasi të jashtëzakonshme ushqyesish. Para Luftës së Parë Botërore, farmacitë amerikane filluan ta shisnin si suplement vitaminash.Përfitimet kryesore të Barit të Elbit:
  1. Ndihmon sistemin e tretjes.
Bari i Elbit është një burimi natyral sodiumi, i cili i nevojitet stomakut për të prodhuar acidin klorhidrik (i cili shërben për tretjen e ushqimit). Është i pasur dhe me enzima tretëse, substanca që ndihmojnë për të reduktuar pëbërësit e patretshëm apo toksikë në ushqim.
  1. Është mjaft i pasur me klorofil.
Klorofili është substanca që i nevojitet trupit për një numër procesesh të rëndësishme: ështhe një pastrues dhe detoksikues natyral i mëlçisë, vepron si një antioksidant për të reduktuar dëmin e radikaleve të lira, është një forcues i gjakut (ka përbërje kimike të ngjashme me hemoglobinën), dhe ndihmon në shtimin e energjisë.
  1. Bari i Elbit është ekstremisht alkalin dhe i pasur me vitamina dhe minerale.
Ai mbron organzmin nga rrezatimi dhe dëmtimet qelizore, duke rigjeneruar qelizat dhe indet e dëmtuara.Është një detoksikues kaq i fuqishëm, sa rekomandohet për të filluar ngadalë konsumimin e tij, për të reduktuar simptomat e detoksikimit si dhimbje koke, skuqje apo të vjella. Këto simptoma janë normale dhe ndeshen rëndom gjatë nxjerrjes së toksinave nga organizmi, por që nuk vazhdojnë gjatë.
  1. Forcon imunitetin.
Bari i Elbit është shumë i pasur me ushqyes që ndihmojnë për të forcuar sistemin imunitar, si vitamina, minerale, amino acide, antioksidantë dhe enzima.Është ekstremisht i pasur me vitaminë C, e cila është thelbësore për shëndetin dhe për të përballuar infeksionet- si virale dhe bakteriale. Rruazat e bardha të gjakut përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se të tjerat, dhë kërkojnë një furnizim konstant me vitaminë C, për të mbajtur sistemin imunitar në kapacitet optimal. Përveçse furnizon sistemin imunitar me vitamina dhe minerale,Bari i Elbit është mjaft i pasur dhe me amino acidin “arginin”, i cili luan një rol të rëndësishëm për të shëruar djegiet, plagët dhe dëmtimet e ndryshme.
  1. Alkalinizon trupin.
Nëse ju hani shumë ushqime acide pa i balancuar me ushqime alkaline, trupi stërmundohet për të normalizuar pH e gjakut (i cili është 7.35 – 7.45).Së pari, do të marrë mineralet alkaline nga kockat dhe dhëmbët, si kalciumi, magnezi dhe potasi. Kjo mund të shkaktojë një sërë problemesh si osteoporoza.Gjithashtu, trupi do të depozitojë acide me tepricë në muskuj, një nga shenjat e para të fibromialgjisë (fibromyalgia).Bari i Elbit është një alkalin i fuqishëm për shkak të përmbajtjes së lartë të mineraleve zi kalciumi, magnezi, mangani dhe potasi. Ka aftësinë të të mbajtur një balancë perfekte acid-alkaline në trup, duke ofruar mbrojtje ndaj problemeve shëndetësore që mund të shkaktohen nga ndryshimi i pH të gjakut.
  1. Ndihmon në trajtimin e kolitit ulçeroz.
Kolitit ulçeroz lidhet me sasinë e ulët të bakterieve të mira në sistemin e tretjes dhe akumulimi e toksinave në zorrë. Bari i elbit ndihmon në stimulimin e baktereve të mira duke reduktuar inflamacionin dhe përmirësuar simptomat, si dhe ul nivelin e substancave inflamatore në zorrë. CHLORELLA – zgjerimi i vitalitetit-energji, funksion hepatoprotektiv. Klorela është një algë blu-jeshile, me prejardhje nga Tajvani dhe Japonia. Është një nga ushqimet më të pasura në Europë; mjaft e pasur me fitonutrientë si: amino acide, klorofil, beta-karoten, potas, fosfor, biotin, magnez dhe vitamian B-kompleks.Përfitimet kryesore të Klorelës:1.     Pastron trupin nga metalet e rënda.Nëse keni mbushje me mërkur të dhëmballëve, jeni vaksinuar, konsumoni rregullisht peshk ose jeni ekspozuar ndaj radiacionit ju mund të keni metale të rënda të depozituara në trupin tuaj. Është e rëndësishme të largoni metalet e rënda dhe toksinat nga organizmi. Një nga përfitimet shëndetësore kryesore të klorelës është që ajo mbështjell toksinat më të vështira për tu nxjerrë nga organizmi, si kadmiumi, mërkuri dhe uraniumi, duke i mbajtur të izoluara. Përdorimi i regullt i klorelës ndihmon në largimin e metaleve të rënda që akumulohen kryesisht në indet e buta dhe organe.2.    Detoksikon organizmin nga rrezatimet dhe kimioterapitë.Terapia me rrezatim dhe kimioterapia janë format më të zakonshme të trajtimi të kancereve, sot.Niveli i lartë i klorofilit te Klorela ka treguar se mbron trupin ndaj trajtimeve me rrezatim.3.    Forcon sistemin imunitar,pasi është shumë e pasur me ushqyes që ndihmojnë  vitamina, minerale, amino acide, antioksidantë etj.4.    Ndihmon në rënien në peshë.Sipas studimeve, konsumimi i klorelës jep rezultate të dukshme në djegien e yndyrnave dhe rënien në peshë.5.    Rinon pamjen e jashtme.Klorela ngadalëson procesin e plakjes, duke bërë të dukeni më të rinj. Ajo pakëson stresin oksidativ që mund të shkaktohet nga ndotja, stresi dhe dietat e varfra.Klorela është kaq efektive kundër plakjes prë shkak se rrit nivelin e vitaminës A, C dhe glutationit në trup, i cili eleminon radikalet e lira dhe mbron qelizat. Me konsumimin e klorelës, rezultatet do të duken brenda dy javësh.6.     Lufton kancerin.Besohet se trupi i njeriut në kohë të caktuar zhvillon qeliza kanceroze. Funksionimi i duhur i sistemit imunitar ka aftësinë të sulmojë dhe shkatërrojë këto qeliza përpara se ato të krijojnë një kancer. Klorela ndihmon në luftën ndaj kancerit në disa mënyra.-Së pari, duke forcuar sistemin imunitar.-Së dyti, nxjerr metalet e rënda dhe toksinat nga trupi, duke pakësuar shanset për një kancer.-Së treti, studimet kanë treguar se në personat e diagnostikuar me kancer, klorela rrit veprimin e qelizave T që ndihmojnë në luftimin e qelizave të reja anormale.Pra për sa më sipër, nëse një person është diagnostikuar me kancer, dhe përdor terapi me rrezatim apo kimioterapi, klorela mund të ndihmojë për të luftuar efektet anësore dhe të përdoret si një suplement natyror në trajtimet ndaj kancerit.7.     Ul nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Diabeti i tipit 2 dhe kolesteroli i lartë janë dy nga problemet kronike më serioze që shfaqen te njerëzit sot. Klorela ndikon në uljen e kolesterolit dhe nivelit të glukozës në gjak, pasi ajo aktivizon një numër gjenesh në nivel qelizor që përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke ndihmuar në një balancë shëndeti. SPIRULINA – burim jashtëzakonisht i pasur i proteinave pasi përmban 60-70% proteina.Është një algë blu-jeshile me ndikim të jashtëzakonshëm për shëndetin, e ngjashme me klorelën (chlorella). Përfitimet kryesore të Spirulinës:1.     Detoksikon organizmin nga metalet e rënda (veçanërisht nga Arseniku).Spirulina është një nga përbërësit natyralë më efektivë për pastrimin e organizmit nga metalet e rënda dhe toksinat. 2.     Eleminon Candida-n.Candida është një specie që rritet në mukozat orale, gastrointestinale dhe vaginale, veçanërisht kur nuk ka  një mikroflorë të shëndetshme në trupin tonë, duke u bërë një nga shkaqet kryesore që çon në  zhvillimin e sëmundjeve autoimune. Shumë studime kanë treguar se spirulina është një agjent antimikrobial shumë efektiv, sidomos për Candida-n.3.      Përmirëson SIDA-n (HIV/AIDS).Në studimet klinike është vërejtur që përdorimi i spirulinës ka sjellë një përmirësim të dukshëm të qelizave CD4 dhe uljen e ngarkesës virale të HIV.4.      Ndihmon në parandalimin e kancerit.E testuar në qelizat pankreatike njerëzore, studiuesit vunë rë një përmirësim të dukshëm gjendjes shëndetësore, pas përdorimit sistematik të spirulinës.5.      Ul presionin e lartë të gjakut.Fikosianina është një pigment që gjendet në spirulinë dhe poseidon efekt antihipertensiv (për uljen e presionit të lartë arterial).6.      Redukton kolesterolin.Nga studimet klinike është vënë re një ulje e kolesterolit dhe triglicerideve pas konsumit të spirulinës.7.      Ul shanset për goditjet në zemër.Spirulina parandalon arterosklerozën, dhe bllokimin e arterieve pakësuar shanset për probleme me zemrën.8.      Rrit energjinë.Për shkak të përbërjes kimike, spirulina rrit shumë nivelin energjitik në organizëm.9.      Lehtëson problemet me sinuset.Spirulina është e njohur për aftësinë e saj për të reduktuar inflamacionin që shkakton probleme me sinuset.Ajo është efektive në stabilizimin e problemeve me kruarjen, shkarkimin e hundës, zhbllokimin e saj dhe teshtitjen.10.  Është neuroprotektiv për çrregullimet e trurit & memories.Spriulina është gjetur mjaft efektive në përmirësimin e shëndetit të personave me Parkinson ose sëmundje të tjera neurodegjenerative, si dhe me probleme me memorjen. LUCUMA– frut që përfaqëson një zëvendësues të shijshëm të sheqerit. Përveç kësaj, është i dobishëm për shëndetin kardiovaskular si dhe për lëkurën dhe tretjen. LEMONGRASS -barishte me aromë limoni. Është një antioksidant i shkëlqyer dhe i pasur me vitamina A, B1, B2, B3, B5, B6, dhe vitaminë C. Njëkohësisht, përmban minerale shumë të vlefshme si magnez, fosfor, mangan, bakër, potas, kalcium, zing dhe hekur.

Përdorimi

Sasia e rekomanduar ditore është 5 g ose 1 lugë çaji,  1-2 orë para gjumit të natës.Mund të shtoni një  lugë mjaltë ose ndonjë pije tjetër të shëndetshme.Këshilla:Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore.Mbajeni larg nga fëmijët!Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.

Përbërësit

Bar Gruri (Triticum aestivum), bar elbi (Hordeum vulgare), Chlorella (Chlorella Vulgaris), Spirulina (Arthrospira sp), Lucuma (Pouteria lucuma), Lemongrass (Cymbopogon)
  • I pasur me fibra dietike, proteina, hekur, vitaminë C dhe klorofil klorofil
vlerat ushqyeseper 100g
energy1171 kJ / 279 kcal
fat6,06 g
saturated fat0,94 g
carbohyrate15,45 g
 sugar6,46 g
dietary fiber24,8 g
protein35 g
salt0,2 g
RDI per 100g
iron27,3 mg195 %
vitamin C311 mg388 %
chlorophyl778 mg
Marrja e rekomanduar ditore mesatare për një të rritur (8400 kJ / 2000 kcal).Përmbajtja e kripës është pasojë e natriumit natyral të pranishëm

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “BIO DETOX SUPERFOOD MIX”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët