0 L

S’ka produkte në shportë.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ose më shumë!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

S’ka produkte në shportë.

postimet e fundit në blog

Home SuperFoods Rënia në peshë

Rënia në peshë

Showing 1 – 12 of 15 results

BIO CHIA SEEDS

Farat Chia janë fara shumë të vogla, por ushqyese që e kanë origjinën nga Meksika.Ato janë vlerësuar për mijëra vjet dhe kanë qenë pjesë e rëndësishme e dietës së Majave, Aztekëve dhe indigjenëve të Amerikës Veriore. Janë konsideruar  si një nga burimet më të mira te acideve yndyrore omega-3 të cilat kontribuojnë në mbajtjen në nivele normale të kolesterolit në gjak.Ato kanë përmbajtje të lartë proteinash ,të cilat ndihmojnë në rritjen e masës muskulore dhe shëndetit të kockave. Meqënëse përmbajnë shumë fibra, ato formojnë një xhel kur lagen me ujë. Kush mund ta përdorë?
  • Atletët dhe persona që merren me fitness
  • Vegjetarianët dhe veganët
  • Ose të gjithë ata që janë të informuar rreth rëndësisë së një diete të shëndetshme dhe të balancuar
1,400 L

BIO DETOX SUPERFOOD MIX

Përzierja Super Food DETOX ka aftësinë për të mbrojtur qelizat e mëlçisë dhe pastruar organizmin. Formula përmban 6 ushqime super të përzgjedhura me kujdes: barin e grurit, barin e elbit, algën Chlorella, algën Spirulina, Lucuma dhe Lemongrass. Rekomandohet:
  • Për të gjithë ata që duan të kenë një organizëm të shëndetshëm
  • Për të gjithë ata që pinë duhan
  • Për të gjithë ata që janë në dietë dhe nuk konsumojnë mjaftueshëm vitamina dhe minerale
  • Për të gjithë ata që janë dietikë
  • Për atletët dhe personat që merren me sport
  • Për vegjetarianët dhe veganët
2,400 L

BIO SUGAR BLOCK SUPERMIX

Përzierja ekologjike Sugar BLOCKER përmban një  kombinim të përbërësve aktivë që reduktojnë oreksin për ëmbëlsira. Rekomandohet:
  • Për të gjithë ata që janë në dietë
  • Për të gjitha ata që pëlqejnë ëmbëlësirat
1,900 L
Ofertë!

BYE BYE FAT DRINK MIX

NDIHMË E PARË PËR ELEMINIMIN E SHTRESAVE DHJAMORE!  Shtresa dhjamore të tepërta në bark, ije ose kofshë? Disa femra grumbullojnë më shumë yndyrë në të pasmet e tyre, të tjera kanë probleme me akumulimin e yndyrës rreth barkut dhe ijeve, dhe të tjera në kofshë. Por pa marrë parasysh se ku trupi juaj ka krijuar shtresa dhjamore,  ju mund ta eleminoni më shpejt me pijen bimore BYE BYE FAT!  SHKRIRJA E YNDYRNAVE NUK KA QENË KURRË KAQ E LEHTË!  Bye Bye Fat me ndihmën e L-carnitinës cilësore, ekstraktit të guaranës dhe ekstraktit të sambuco-s:
  • Shndërron yndyrën e djegur në energji
  • Lejon gjithashtu një stërvitje fizike më të shkurtër për të sjellë rezultatet e një stërvitje të gjatë
  • Përshpejton djegien e yndyrnave gjatë stërvitjes
  • Humbje më efektive në peshë
  • Efekt i zgjatur i djegies së yndyrnave
  • Përshpejton metabolizmin
Kujdesuni për eleminimin e shtresave dhjamore dhe kthejini përpjekjet tuaja në më shumë rezultate! Pije me aromën e ananasit për t'ju ndihmuar të humbni më shumë kilogramë
  • Ndihmë e shkëlqyer për humbje peshe
  • Përshpejton metabolizmin e yndyrnave
  • Përshpejton djersitjen
  • Ndihmon në rregullimin e peshës trupore
5.00 out of 5
Çmimi origjinal qe: 3,000 L.Çmimi i tanishëm është: 2,100 L.
Ofertë!

BYE BYE FAT EXTREME

Djegësi i dhjamit me përbërësin kryesor aktiv ID-alG, i cili, i mbështetur nga studimet klinike, ndihmon në humbjen e dhjamit të trupit dhe rënien në peshë. ID-alG ™ është një ekstrakt i algës kafe të Ascophyllum nodosum, e cila është e pasur me polifenole me zinxhir të gjatë të quajtura florotanina, të cilat pengojnë aktivitetin e dy enzimave kryesore të tretjes, lipazës dhe amilazës. Rekomandohet për: - Personat që duan të humbasin peshën trupore - Personat që duan që duan të përmirësojnë fizikun e tyre - Personat që duan të tresin dhjamin e trupit Si funksionon?
ID-alG ™
ID-alG ™ është ekstrakti i algave ngjyrë kafe Ascophyllum nodosum, i cili është i pasur me polifenole me zinxhir të gjatë të quajtur phlorotannins, të cilat pengojnë aktivitetin e dy enzimave kryesore të tretjes, lipazës dhe amilazës. L-carnitine L-Carnitine është një aminoacid që është thelbësor për metabolizmin e yndyrës sepse siguron që acidet yndyrore me zinxhirë të gjatë të transferohen në mitokondri, ku konvertohen në energji. L-tyrosine L-tirosina kontribuon në sintezën normale të katekolaminave, e cila gjithashtu përfshin adrenalin, noradrenalinë dhe dopaminë. Vitamina C Vitamina C është një antioksidant i rëndësishëm që mbron qelizat tona nga stresi oksidativ. Është e nevojshme për funksionimin normal të eshtrave, dhëmbëve, kërcieve, mishrave të dhëmbëve, lëkurës dhe enëve të gjakut.
Çmimi origjinal qe: 3,000 L.Çmimi i tanishëm është: 2,100 L.

ÇAJI SLIMMING TEA

Çaji SLIMMING TEA është një nga trajtimet më të efektshme, e cila siguron një rënie në peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa dietë. Karakteristika kryesore e kësaj përbërje është reduktimi i konsiderueshëm i celulitit dhe i indeve dhjamore në pjesën e barkut. Është pikërisht masa dhjamore e barkut shkaktarja kryesore e mjaft problemeve që lidhen me obezitetin, si sëmundjet kardiovaskulare, nervore dhe diabeti. Receta e çajit SLIMMING TEA ka si parim të saj rënien në peshë nëpërmjet disa efekteve bazë: 1. Stimulimi i procesit të tretjes 2. Rritja e metabolizmit të organizmit 3. Eleminimi i indeve dhjamore 4. Kontrolli i oreksit 5. Eleminimi i fryrjeve të barkut dhe eleminimin e gazrave Përveç kësaj, çaji SLIMMING TEA siguron edhe mjaft vlera të tjera në fushën e shëndetit. Ai është antitoksik, duke eleminuar të gjitha toksinat e depozituara në organizëm, tonifikon organizmin, elemininon kolesterolin në gjak, stabilizon aktivitetin e zemrës, stimulon aktivitetin e mëlçisë, ndihmon kundër kapsllëkut, forcon mishrat e dhëmbëve, kuron çrregullimet e frymëmarrjes, lufton infeksionet, përmirëson aktivitetin e qelizave nervore, redukton stresin dhe depresionin, etj. Kategoritë që mund ta përdorin: 1. Personat obezë 2. Personat që kanë çrregullime të tretjes 3. Personat që vuajnë nga konstipacioni (kapsllëku) 4. Personat që kanë insufiçensë renale
1,300 L

LIVER CLEANSE SUPER DRINK

Pastrimi i mëlçisë  realizohet më së miri nga kjo  pije me shije portokalli, e cila kujdeset për shëndetin e mëlçisë me katër ushqimet më të mira  funksionale për këtë qëllim:. Gjembgomari (silybum marianum) njihet si bima më efektive për pastrimin e mëlçisë dhe detoksifikimin e saj. Gjithashtu, në sajë të vetive që ka parandalon akumulimin e yndyrës në mëlçi. Schisandra dhe triphala kanë veti të spikatura hepatoprotektive, Curcuma ndihmon për të përmirësuar shëndetin e mëlçisë. Kombinimi i të këtyre katër ushqimeve  të jashtëzakonshme është më e mira për parandalimin e problemeve të mëlçisë. Rekomandohet:
  • Për të gjithë personat që duan të detoksikojnë mëlçinë
  • Për të gjithë personat që duan të humbasin yndyrnat e brendshme
  • Për të gjithë personat që jetojnë ose punojnë në ambente të ndotura
  • Për të gjithë personat që kequshqehen
  • Për të gjithë personat me nivele të larta kolesteroli
2,400 L
Ofertë!

OK! DIGESTION PREBIOTIC

Tretja e duhur është çelësi i mirëqenies. Formula e provuar klinikisht, Inavea ™ rrit në mënyrë selektive mikroflorën, ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit të saj, nxit rritjen e baterive të dobishme dhe mbështet tretjen e shëndetshme! Tretja lejon trupin tonë të përthithë lëndët ushqyese thelbësore për funksionimin optimal të të gjithë organizmit. Për shkak të mënyrës së shpejtë të jetesës, dietës së shpejtë dhe të pabalancuar, shpesh shfaqen probleme me tretjen. Mbetjet më pas grumbullohen në trup dhe ekskretimi i feces prishet. Kjo mund të shkaktojë fryrje të bezdisshme, e cila gjithashtu kontribuon në grumbullimin e kilogramëve të tepërt. Përveç ushtrimeve të rregullta dhe pirjes së mjaftueshme të ujit, është gjithashtu e rëndësishme të hani ushqime me fibra të larta për të mbajtur tretje të shëndetshme. Me OK!Digestion, ju mund të kujdeseni për tretjen dhe zorrët në mënyrë natyrale dhe lehtësisht, pavarësisht nga stili juaj i shpejtë i jetesës Një formulë efektive për të rivendosur ekuilibrin natyror të mikroflorës • Me përbërësin aktiv të patentuar Inavea™ • E vërtetuar klinikisht se rrit mikroflorën e dobishme dhe ndihmon në balancimin e saj • Kontribuon në funksionimin normal të sistemit tretës • Stimulon rritjen e baktereve të dobishme • Ndihmon në ruajtjen e tretjes së shëndetshme • Përbërës 100% natyral
Çmimi origjinal qe: 3,000 L.Çmimi i tanishëm është: 2,100 L.
Ofertë!

OK! FATBURN COFFEE

Falë përbërësve aktivë natyralë që stimulojnë metabolizmin e lipideve, heqin oreksin e tepërt, ndihmojnë tretjen dhe kontrollojnë peshën - trupi juaj i përsosur është vetëm një filxhan kafe larg!
  • Nëse keni shpesh dëshirë për snacks, ëmbëlsira ose ushqime të pashëndetshme
  • Keni tendencë të hani tepër ose të hani nga mërzia dhe stresi
  • Çdo metodë e humbjes së peshës ju mërzit shpejt
  • Dëshironi të digjni më shumë shtresa dhjamore
  • Dhe ju pëlqen shija e kafesë - atëherë kjo është ZGJIDHJA që keni ëndërruar gjithmonë!
Porositni sot OK! FatBurn Coffee dhe kthejeni ritualin e kafesë në një rast për djegien e dhjamit! Si funksionon? Falë përbërësve aktivë L-Carnitine, ekstraktit të sambukos dhe ekstraktit të guaranës, kjo pije e shijshme ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit të lipideve dhe promovon humbjen e peshës. Kafeina nga kafja dhe guarana rrit energjinë dhe përqëndrimin. Rekomandohet për: personat që duan të djegin dhjamin, të humbin peshë dhe të përmirësojnë fizikun e tyre duke pirë një pije të shijshme kafeje. 8 nga 10 blerës raportojnë humbje peshe në 14 ditët e para të përdorimit!
Çmimi origjinal qe: 3,000 L.Çmimi i tanishëm është: 2,100 L.
Ofertë!

OK! HUNGER

OK!HUNGER përmban vetëm përbërës të zgjedhur me kujdes që do t'ju ndihmojnë të rregulloni oreksin tuaj. Sepse ndihmon në zbutjen e alarmeve false të urisë dhe do t'ju ndihmojë të humbni peshë. Rekomandohet për këdo që  ka probleme me oreksin e tepërt. Ok! Hunger ndihmon në rregullimin e oreksit, në humbjen e peshës tuaj trupore, në normalizimin e niveleve të glukozës në gjak si dhe rregullon tretjen.
Çmimi origjinal qe: 3,000 L.Çmimi i tanishëm është: 2,100 L.
Ofertë!

OK! WATEROUT

OK! WaterOut përmban vetëm përbërës të zgjedhur me kujdes që ndihmojnë në eliminimin e ujit të tepërt nga trupi dhe humbjen e peshës më shpejt! Ok! Waterout është i rekomanduar për këdo që dëshiron të shkarkojë ujrat e tepërta nga trupi. Kur janë të dukshme rezultatet e para? Rezultatet e para do t'i vini re pas vetëm disa ditësh përdorim të rregullt. Rezultatet optimale janë të dukshme pas 1 muaji të përdorimit të rregullt.
Çmimi origjinal qe: 3,000 L.Çmimi i tanishëm është: 2,100 L.

PROTEINA BIZELE BIO

Proteina lehtësisht të tretshme • Të rritura në mënyrë organike • Përmbajtje e lartë proteinash • 78 g proteina për 100 gr! • Pa sheqer • Përmbajtje e ulët yndyrnash të ngopura • Pëmbajtje e lartë mineralesh të rëndësishme
1,300 L