Farat Chia janë fara shumë të vogla, por ushqyese që e kanë origjinën nga Meksika.Ato janë vlerësuar për mijëra vjet dhe kanë qenë pjesë e rëndësishme e dietës së Majave, Aztekëve dhe indigjenëve të Amerikës Veriore.
Janë konsideruar si një nga burimet më të mira te acideve yndyrore omega-3 të cilat kontribuojnë në mbajtjen në nivele normale të kolesterolit në gjak.Ato kanë përmbajtje të lartë proteinash ,të cilat ndihmojnë në rritjen e masës muskulore dhe shëndetit të kockave. Meqënëse përmbajnë shumë fibra, ato formojnë një xhel kur lagen me ujë.
Kush mund ta përdorë?
- Atletët dhe persona që merren me fitness
- Vegjetarianët dhe veganët
- Ose të gjithë ata që janë të informuar rreth rëndësisë së një diete të shëndetshme dhe të balancuar
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.