0 L

S’ka produkte në shportë.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ose më shumë!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

S’ka produkte në shportë.

Home SuperFoods Detoksifikimi LIVER CLEANSE SUPER DRINK

LIVER CLEANSE SUPER DRINK

2,400 L

Pastrimi i mëlçisë  realizohet më së miri nga kjo  pije me shije portokalli, e cila kujdeset për shëndetin e mëlçisë me katër ushqimet më të mira  funksionale për këtë qëllim:. Gjembgomari (silybum marianum) njihet si bima më efektive për pastrimin e mëlçisë dhe detoksifikimin e saj. Gjithashtu, në sajë të vetive që ka parandalon akumulimin e yndyrës në mëlçi. Schisandra dhe triphala kanë veti të spikatura hepatoprotektive, Curcuma ndihmon për të përmirësuar shëndetin e mëlçisë. Kombinimi i të këtyre katër ushqimeve  të jashtëzakonshme është më e mira për parandalimin e problemeve të mëlçisë.

Rekomandohet:

  • Për të gjithë personat që duan të detoksikojnë mëlçinë
  • Për të gjithë personat që duan të humbasin yndyrnat e brendshme
  • Për të gjithë personat që jetojnë ose punojnë në ambente të ndotura
  • Për të gjithë personat që kequshqehen
  • Për të gjithë personat me nivele të larta kolesteroli

Efektet

Formula përmban 4 ushqimet më të mira  të zgjedhura me kujdes: gjembi i gomarit, schisandra, triphala dhe curcuma.

GJEMBI I GOMARIT siç njihet në gjuhën popullore, është një barishte me përfitime detoksifikimi, prandaj është thelbësore për të luftuar ndaj yndyrës së mëlçisë. Përveç funksionit hepatoprotektive, ajo gjithashtu ka aftësinë për të pastruar trupin dhe stimulon  tretjen, kështu që është një agjent i madh kundër kapsllëkut.

Përfitimet kryesore të Gjembit të Gomarit:

  1. Përmirëson shëndetin e mëlçisë dhe e detoksikon atë

Gjembi i gomarit njihet si bima më e fuqishme për pastrimin e mëlçisë. Ndihmon në rindërtimin e qelizave të mëlçisë dhe largon toksinat nga trupi. Është mjaft efektiv dhe për neutralizimin e efekteve të alkoolit, pesticideve, metaleve të rënda dhe ndotjes ambjentale apo helmeve që marrim nëprmjet frymëmarrjes.

  1. Ndihmon në mbrojtjen ndaj kancerit

Farat e kësaj bime janë të pasura me antioksidantë flavonoidë që quajtura silymarine, i cili ndikon në uljen e riskut për kancer duke forcuar sistemin imunitar, luftuar dëmtimet e ADN-së dhe frenuar rritjen tumoreve.

  1. Ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit

Gjembi i gomarit është një anti-inflamator shumë i fuqishëm, me efekte të mira për zemrën, si dhe ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.

  1. Ndihmon në parandalimin dhe kontrollin e diabetit

Kjo ndodh për shkak të rregullimit të funksionit të mëlçisë, e cila është pjesërisht përgjegjëse për  rregullimin hormonal, përfshirë insulinën e cila është përgjegjëse për menaxhimin e glukozës në gjak.

  1. Ndihmon në parandalimin e gurëve të tëmthit dhe veshkave
  1. Ka efekte anti-age

SCHISANDRA është e mirënjohur në mjekësinë tradicionale kineze, e quajtur dhe si frut i pesë aromave. Ajo ka shumë efekte të dobishme për shëndetin, ndër të  tjera atë e kanë  përdorur  në mjekësinë tradicionale kineze për pastrimin e mëlçisë. Përveç pastrimit, ajo gjithashtu ka veti  hepatoprotektive.

Përfitimet kryesore të Schisandra-s:

  1. Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe tretjes

Studimet më të mëdha mbi këtë bimë janë bërë në lidhje me efektet që jep në funksionin e mëlçisë, për shkak të ndikimit që ushtron në rritjen e prodhimit të enximave detoksikuese të mëlçisë. Duke forcuar sistemi imunitar, schisandra ndihmon në rritjen e prodhimit të enzimave, forcon aktivitetin antioksidant dhe përmirëson qarkullimin dhe tretjen duke larguar toksinat nga organizmi.

Të gjitha studimet e bëra në 40 vjetët e fundit, kanë treguar efiçencen e schisandrës për pastrimin e mëlçisë, shërimin e pneumonisë, parandalimin e problemeve të zhvillimit në shtatëzani dhe reduktimin e reaksioneve alergjike, sëmundjet akute gastro-intestinale, hipo & hipersekrecionin gastrik dhe ulçerën e stomakut.

  1. Lufton inflamacionet

Në sajë të përqëndrimit të lartë të përbërësve antioksidantë, schisandra është lufton dëmet e radikaleve të lira dhe pakëson inflamacionet – të cilat janë përgjegjësit kryesorë të sëmundjeve në kohët e sotme, si: kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Radikalet e lira dëmtojnë shëndetin tonë, pasi ato aktivizojnë dhe çaktivizojnë disa gene duke shkaktuar dëmtime të indeve dhe përshpejtimin e procesit të plakjes.

Për shkak të aftësisë për të përmirësuar sistemin imunitar dhe luftuar inflamacionet, schisandra frenon aterosklerozën, balancon sheqerin në gjak, parandalon diabetin dhe i jep trupit balancën e duhur acid-bazë.

  1. Stimulon adrenalinën

E njohur si një agjent adaptogjenik, shcisandra ndihmon në balancimin hormonal dhe përmirëson aftësinë e kontrollit të stresit fizik dhe mendor.

  1. Përmirëson gjendjen mendore

Një nga përdorimet më të vjetra të schisandrës është rritja e energjisë dhe qartësisë mendore.

  1. Ndihmon në shëndetin seksual

Kërkimet kanë treguar që schisandra është shumë e dobishme për fertilitetin dhe shëndetin hormonal, duke ndihmuar për një libido të fortë, parandaluar çrregullimet seksuale is impotenca, dhe ndikuar pozitivisht në organet riprodhuese, pëerfshirë uterusin.

TRIPHALA është përdorur për mbi 2000 vjet nga mjekësia e lashtë indiane Ayurveda, dhe është kombinim i tre frutave: amalaki, bibhitaki dhe haritaki. Është një formulim bimor i bërë nga këto tre fruta, të thara, të bluara dhe përziera në sasi të barabartë. Triphala përmban acid galik, acid elagik  dhe acid kebulinik  të cilët jane antioksidantë shumë të fuqishëm. Përmban gjithashtu dhe flavonoide dhe polifenole, me veti të shkëlqyera antibakteriale, anti-inflamatore dhe anti-diarre.

  • Amalaki (Emblica Officinalis) është një frut rinues me sasi shumë të lartë të Vitaminës C dhe përdoret vetëm ose në kombinim me bimë të tjera për tonifikimin e mëlçisë, trajtimin e të ftohtit dhe etheve, si diuretik, dixhestiv, laksative, dhe anti-inflamator. Ka efekt të fortë detoksifikimi dhe ndihmon për të  neutralizuar toksinat në organizëm.
  • Bibhitaki (Terminalia bellirica) ëhstë një tjetër rinues i fuqishëm, me veti detoksikuese të fuqishme. Është përdorur historikisht nga mjekësia tradicionale Indiane për vetitë hepatoprotektive, trajtimin e diabetit, hipertensionit arterial dhe reumatizmës.
  • Haritaki (Terminalia Chebula) është quajtur dhe “mbreti i mjekësisë”. Është përdorur gjerësisht për të trajtuar një nuëmër të konsiderueshëm problemesh, si: konstipacioni, demenca dhe diabeti

CURCUMA (Curcuma Longa), erëza kryesore në kuzhinën indiane, konsiderohet nga shumë studiues si bima më e fuqishme në planet për të luftuar dhe parandaluar shumë sëmundje.

Përfitimet kryesore te Curcuma-s:

  1. Ngadalëson ose ndalon trombozat
  2. Redukton simptomat e depresionit
  3. Lufton inflamacionet
  4. Ndihmon në detoksikimin e organizmit
  5. Përmirëson shëndetin e lëkurës
  6. Ndihmon në trajtimin e artriteve
  7. Ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e disa kancereve
  8. Ndihmon në menaxxhimin e diabetit
  9. Lufton obezitetin
  10. Lufton inflamacionin e zorrëve
  11. Regullon nivelin kolesterolit

Përdorimi

Sasia e rekomanduar ditore është 5-10 g ose 1-2 lugë çaji,  në një gotë me ujë. Rekomandohet kryesisht esëll në mëngjes.Këshilla:Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore.Mbajeni larg nga fëmijët!Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.

Përbërësit

Gjembi i Gomarit ( (Silybum marianum), Schisandra (Schisandra chinensis), Triphala (Terminalia belerica, Terminalia chebula, Emblica officinalis) Shije natyrale e portokallit, Curcuma longa, Steviol glycosides

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “LIVER CLEANSE SUPER DRINK”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët