Sistemi imunitar
Showing 25 – 36 of 47 results
GOLDEN CURCUMA LATTE
Golden Curcuma është një pije me turmerik, e pasuruar me kanellë, xhinxher dhe qumësht orizi. Është një burimi i shkëlqyer antioksidantësh që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe rikuperimin e energjisë.Turmeriku eshtë një erëz me ngjyrë të verdhë të spikatur dhe me shuamë dobi për shëndetin. Ka veti anti-inflamatore, antioksidante, forcon sistemin imunitar dhe përmirëson tretjen.Kanella është një erëz shumë e dobishme për shëndetin. Ajo forcon sistemin imunitar dhe përmirëson tretjen, rrit energjinë dhe vitalitetin e organizmit, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të diabetit dhe përmirëson sistemin kardiovaskular.Xhinxheri është mjaft i pasur me antioksidandë dhe forcon sistemin imunitar.Rekomandohet për:
- Personat që duan një zëvendësues të shëndetshëm dhe natyral të kafes.
- Personat që kanë lodhje të vazhdueshme dhe u nevojitet energji
- Personat që duan të forcojnë sistemin imunitar.
GOLDEN Q10 COENZYME
A keni filluar të vëreni që lëkura juaj po humbet elasticitetin dhe shkëlqimin?A keni filluar të vini re rrathë të errët më të dukshëm?Me kalimin e moshës, përmbajtja e koenzimës Q10 në indet fillon të bjerë, dhe rënia më e madhe ndodh midis moshës 25 dhe 40 vjeç, e cila është një fenomen fiziologjik krejtësisht normal.Mungesa e koenzimës Q10 është veçanërisht e dukshme tek individët me çrregullime të ndryshme gjenetike, sëmundje kronike ose kur marrin ilaçe specifike që përshpejtojnë më tej plakjen e lëkurës.Nëse duam të mbajmë një nivel normal të koenzimës Q10 dhe të sigurojmë antioksidantë shtesë për të mbrojtur lëkurën nga plakja dhe dëmtimi UV, është e rëndësishme të zëvendësoni këto elementë të humbur!Golden Q10 me fuqinë e madhe të koenzimës Q10, Vitaminës C dhe vitaminave B, ndihmon në parandalimin e dëmtimit të lëkurës dhe plakjes.Koenzima Q10 përfshihet në proceset e transferimit të energjisë brenda qelizës, duke vepruar si një antioksidant dhe si një transportues protonesh.Vitamina C vepron si një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga plakja dhe ndihmon në parandalimin e dëmtimit oksidativ nga rrezet UV. Eshtë e nevojshme për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, kërcit, mishit të dhëmbëve, lëkurës dhe enëve të gjakut.Vitaminat B-kompleks janë një grup vitaminash shumë të rëndësishme për sistemin tonë nervor. Përveç funksionit të tyre të përbashkët, secila prej vitaminave B ka role të tjera të rëndësishme në trupin tonë.Acidi folik është i rëndësishëm për funksionimin normal të sistemit imunitar, si dhe për zhvillimin normal të fetusit gjatë shtatzënisë. Vitamina B2 është e rëndësishme për përthithjen dhe metabolizmin e hekurit, përveçse vepron si antioksidant dhe mbron qelizat tona nga stresi oksidativ.
GOOD NIGHT LATTE
Good night është një pije me shije kakao dhe efekt qetësues në saj të ashwagandas dhe maca-s, e aromatizuar me kanellë dhe me shtesë qumësht orizi pluhur. Kjo pije ndihmon në balancën emocionale dhe mirëqëninen e përgjithshme, ndihmon eleminimin e stresit, ruan vitalitetin dhe qetëson organizmin gjatë gjumit.
- Ashwaganda ose bima e mrekullisë, dhuron qetësi dhe lufton stresin. Në mbrëmje siguron një gjumë të qetë dhe në mëngjes jep forcë dhe energji.
- Maka është një rrënjë që rrit nivelin e energjisë, fertilitetin dhe aftësitë e organizmit.
- Kanella, mes shumë efekteve që ka, forcon sistemin imunitar dhe tretjen, kontribuon në vitalitetin e organizmit dhe ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetshme të sistemit kardiovaskular.
- Personat që duan një zëvendësues natyral, të shëndetshëm dhe pa kafeinë të kafes.
- Personat që kanë probleme me gjumin
- Personat që janë të stresuar dhe u nevojitet relaks
HEKUR + VITAMINË C + B-KOMPLEKS
Formula revolucionare e Hekurit, Vitamines C dhe Vitaminave B
1,400 L IMUNUP
Përmban 7 amino acide, 11 vitamina dhe 8 minerale, për një sistem imunitar ekstremisht të fortë.
IMUNUP është një pije revolucionare, e cila kujdeset për sistemin imunitar në momentin që na nevojitet. Ndryshimet e motit dhe rritja e stresit fizik dhe mendor janë disa nga faktorët më të zakonshëm për rënien e imunitetit. Për forcimin e imunitetit është e rëndësishme të furnizosh trupin veçanërisht me mikro nutrientë (vitamina dhe minerale) dhe me disa amino acide. Por është shumë e vështirë të marrësh sasinë e nevojshme të këtyre mikro elementëve nga një regjim ushqimor i zakonshëm.Rekomandohet:
- Personat me imunitet të dobët
- Personat e prekur nga virozat dhe të ftohtit
- Personat me stres fizik ose mendor
- Personat që duan të parandalojnë sëmundjet dhe virozat
KËRPUDHË CHAGA PLUHUR
Kërpudha Chaga rritet në pyjet e Siberisë veriore, Kanadanë veriore, Japoninë veriore dhe në verilindje të Shteteve të Bashkuara.Kërpudhat Chaga kanë polisakaride të pasura në beta-glucan.Rekomandohet:
- Për ata që duan të forcojnë sistemin imunitar
- Vegjetarianët dhe veganët
KURKUMA (RRËNJË TURMERIKU) BIO
Turmeriku (Curcuma Longa), erëza kryesore në kuzhinën indiane, konsiderohet nga shumë studiues si bima më e fuqishme në planet për të luftuar dhe parandaluar shumë sëmundje.Vetitë e turmerikut janë të jashtëzakonshme dhe të studiuara gjerësisht; aktualisht janë botuar mbi 10,000 artikuj studimorë që vërtetojnë efektet e turmerikut, sidomos për njërin nga përbërësit e tij, KURKUMA.Kjo e vendos turmerikun në krye të listës si një nga bimët mjekësore më efektive që ekzistojnë. Pas tij, bimët mjekësore më të studiuara janë hudhra, kanella, ginseng, xhinxheri dhe gjembi i gomarit.Çfarë është Turmeriku?Turmeriku e ka prejardhjen nga bima Curcuma longa , e cila rritet në Indi dhe në vendet e tjera të Azisë Juglindore. Rrënjët e thara të Curcuma longa bluhen, dhe përftohet pluhuri i turmerikut me një ngjyrë të verdhë të spikatur.Te turmeriku gjenden shumë përbërës kimikë, të quajtur kurkuminoide. Substanca aktive te turmeriku është kurkuma. Kurkuma është ajo çfarë e bën turmerikun një “ushqim funksional”, i përkufizuar nga Mayo Clinic si “ushqimi që ka një efekt pozitiv potencial në shëndet, përtej ushqimit bazik”.Turmeriku nuk është thjesht i mirë-studiuar, pabesueshmërisht potend dhe historikisht domethënës, por është dhe shumë i sigurt, gjithashtu. Turmeriku ka shumë pak efekte anësore të njohura; dhe ato që ekzistojnë, janë shumë të rralla dhe përgjithësisht të lehta.Rekomandohet:
1,100 L - Për të gjithë ata që vuajnë nga alergjia sepse rrit rezistencën.
- Për të gjithë ata që duan të rrisin imunitetin
- Për të gjithë ata që kanë probleme me trombozat
- Për të gjithë ata që kanë probleme me depresionin
- Për të gjithë ata që duan të kenë lëkurë të shndritshme
MAGNEZ + GUARANA + B-KOMPLEKS + VITAMINË C
A ndiheni shpesh të lodhur dhe pa energji?A doni të përmirësoni natyrshëm nivelet e energjisë dhe përqendrimit tuaj?Provoni formulën revolucionare të Magnezit, Guaranës, Vitaminave B dhe Vitaminës C!Mungesa e magnezit mund të shfaqet si lodhje e pakëndshme, mungesë energjie, mospërputhje dhe mosfunksionim i muskujve, veçanërisht ngërçet e shpeshta të muskujve.Guarana është një bimë e pyjeve të Amazonës në Brazil. Fruti përmban guaranë, e cila është pothuajse identike me kafeinën, vetëm se absorbohet shumë më ngadalë në qarkullimin e gjakut dhe për këtë arsye ka një ndjenjë më të gjatë, më të barabartë dhe më të këndshme.B, Kompleks janë një grup vitaminash mjaft të rëndësishme për sistemin tonë nervor. Përveç funksionit të tyre të përbashkët, secila prej vitaminave B ka role të tjera të rëndësishme në trupin tonë, të tilla si parandalimi i lodhjes dhe forcimi i sistemit imunitar.Acidi folik është i rëndësishëm për funksionimin normal të sistemit imunitar, si dhe për zhvillimin normal të fetusit gjatë shtatzënisë. Vitamina B2 është e rëndësishme për përthithjen dhe metabolizmin e hekurit, përveçse vepron si antioksidant dhe mbron qelizat tona nga stresi oksidativ.Vitamina C është një antioksidant i rëndësishëm që mbron qelizat tona nga stresi oksidativ. Është e nevojshme për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, kyçeve, mishit të dhëmbëve, lëkurës dhe enëve të gjakut.
MAGNEZ + VITAMINË B-KOMPLEKS
Ndiheni shpesh të lodhur dhe pa energji? Keni ngërçe të dhimbshme të muskujve pas ushtrimeve dhe doni t‘i ofroni trupit tuaj mbështetje për shërim më të shpejtë?Magnezi është një mineral që është shumë i rëndësishëm për funksionimin e nervave dhe muskujve, përfshirë muskulin e zemrës.Mungesa e magnezit mund të shfaqet si lodhje e pakëndshme, mungesë energjie, mospërputhje dhe mosfunksionim i muskujve, veçanërisht si ngërçe të shpeshta të muskujve.Kompleksi B është një grup vitaminash që janë të rëndësishme për sistemin tonë nervor. Përveç funksionit të tyre të përbashkët, secila prej vitaminave B ka role të tjera të rëndësishme në trupin tonë, të tilla si parandalimi i lodhjes dhe mbështetja e sistemit imunitar.Acidi folik është i rëndësishëm për funksionimin normal të sistemit imunitar, si dhe për zhvillimin normal të fetusit gjatë shtatzënisë. Vitamina B2 është e rëndësishme për përthithjen dhe metabolizmin e hekurit, përveçse vepron si antioksidant dhe mbron qelizat tona nga stresi oksidativ.
MAGNEZ CITRAT
Magnezi është një mineral mjaft i rëndësishëm për funsksionimin e nervave dhe muskujve, përfshirë muskujt e zemrës. Mungesa e magnezit sjell lodhje, mungesë energjie, përgëndrimi dhe shqetësime muskulore, veçanërisht lodhje dhe ngërçe të muskujve.Dhimbja e kokës është gjithashtu një pasojë e mungesës së magnezit.Një i rritur ka nevojë për rreth 300-400 mg magnez në ditë për një funksionim normal të sistemit nervor dhe muskulor. Personat me aktivitet të lartë fizik kanë nevojë për një sasi më të madhe ditore.Citrati i magnezit është një formë e magnezit, që e bën lehtësisht të përthithshëm nga organizmi.
375 mg magnez për dozëRekomandohet:
- Personat që merren me sport
- Personat me mungese magnezi
- Personat që kanë dhimbje apo ngërçe të vazhdueshme muskulore.
MSM POWDER
FORMA BIOLOGJIKE E SULFURITMSM (Metil Sulfonil Metan) nxirret nga bimët dhe përmban sulfur. Sulfuri është një element i rëndësishëm në trupin e njeriut, pasi është gjithashtu një bllok ndërtimi i proteinave dhe një përbërës thelbësor i indeve lidhëse, lëngjeve të kyçeve, lëkurës dhe thonjve.MSM formohet nga rritja e algave në oqeane dhe avullohet në re. Në formën e shiut, ai bie përsëri në tokë dhe bëhet një lëndë ushqyese për të gjithë organizmat tokësorë. Është shumë i përqendruar në bimët e ekspozuara ndaj shirave të dendur – kryesisht te lëvorja e pishës, barishtet e egra, aloe vera, etj.Përdoret si suplement ushqimor dhe po bëhet gjithnjë e më popullor edhe si suplement kozmetik.IDE PËR PËRDORIM MSM PLUHUR NË KOZMETIKËN E PËRGATITUR VETË NË SHTËPI
1,000 L – 1,900 L - Maskë për flokë me minerale MSM: Përzieni 1 lugë çaji pluhur MSM në vaj kokosi ekstra të virgjër dhe aplikojeni në flokë. Lëreni për rreth 20 minuta. Më pas lani flokët me shampo organike.
- Skrab fytyre me mineral MSM: shtoni 1/2 lugë çaji pluhur MSM në vajin e bajames së ëmbël dhe masazhojeni butësisht në fytyrë. Pas peeling, shpëlajeni fytyrën.
PROPOLIS SPRAY
Propolis Spray Argital ka veti antibakteriale, antifungale, anti-inflamatore dhe antioksidante. Është mënyra perfekte për të larguar një infeksion të fytit në një mënyrë të thjeshtë dhe natyrale.Propolisi është një antibiotik natyral. Ka aftësinë të shkatërrojë bakteret, viruset dhe kërpudhat. Ai forcon sistemin imunitar, falë të cilit lufton shpejt inflamacionin e gojës, fytit dhe laringut. Gjithashtu qetëson irritimin, enjtjen dhe dhimbjen e fytit.Spraji i fytit nga Argital përmban vetëm tre përbërës: propolis, glicerinë dhe ujë burimi. Është një produkt natyral pa konservues dhe kimikate sintetike, gjë që e bën të sigurt për shëndetin. Spraji i fytit me propolis është një armë efektive në luftën kundër infeksioneve dhe sëmundjeve të zgavrës së gojës, përfshirë fytin dhe laringun, dhe në të njëjtën kohë i përshtatet një stili jetese të shëndetshëm.Karakteristikat e propolisitPër prodhimin e propolisit, bletët përdorin sekrecionet nga sythat e bimëve dhe lëvoret e pemëve. Më pas substanca e marrë përtypet nga bletët dhe kjo është ajo që i jep asaj veti mahnitëse.Propolisi ka veti antibakteriale, antifungale dhe antivirale. Përdorimi i tij stimulon dhe forcon sistemin imunitar të trupit, falë të cilit mposht më shpejt të gjitha infeksionet. Është shumë i dobishëm në luftën kundër infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, pra infeksioneve të gojës, fytit dhe laringut. Rekomandohet të përdoret gjatë ftohjes dhe gripit pasi parandalon përhapjen e infeksionit.Përveç kësaj, propolisi është shumë efektiv kundër radikaleve të lira pasi ka veti antioksiduese. Përshpejton në mënyrë perfekte rigjenerimin e indeve. Kjo aftësi e propolisit është e njohur që në lashtësi, kur përdorej për të trajtuar ulçerat, kafshimet e kafshëve dhe pickimet e insekteve, dhe plagët e vështira për t'u shëruar.Propolis sot përdoret gjerësisht edhe në stomatologji në trajtimin e gingivitit, periodontitit dhe mbindjeshmërisë së dhëmbëve.Ka një përdorim të gjerë gjithashtu në prodhimin e kozmetikës për të eliminuar bakteret dhe viruset.