Home SuperFoods Faqe 5
SuperFoods
Zgjidh një kategori specifike ose shiko të gjitha produktet superfoods & suplemente
Showing 49 – 60 of 90 results
IMUNUP
Përmban 7 amino acide, 11 vitamina dhe 8 minerale, për një sistem imunitar ekstremisht të fortë.
IMUNUP është një pije revolucionare, e cila kujdeset për sistemin imunitar në momentin që na nevojitet. Ndryshimet e motit dhe rritja e stresit fizik dhe mendor janë disa nga faktorët më të zakonshëm për rënien e imunitetit. Për forcimin e imunitetit është e rëndësishme të furnizosh trupin veçanërisht me mikro nutrientë (vitamina dhe minerale) dhe me disa amino acide. Por është shumë e vështirë të marrësh sasinë e nevojshme të këtyre mikro elementëve nga një regjim ushqimor i zakonshëm.Rekomandohet:
- Personat me imunitet të dobët
- Personat e prekur nga virozat dhe të ftohtit
- Personat me stres fizik ose mendor
- Personat që duan të parandalojnë sëmundjet dhe virozat
KALCIUM CITRAT
Kalciumi është një mineral shumë i rëndësishëm për të mbajtur të fortë kockat dhe dhëmbët. Pasoja më e zakonshme e mungesës së kalciumit është osteoporoza, e cila i bën të brishta kockat dhe dhëmbët. Mungesa e kalciumit shkakton dhe dhimbje muskulore, lodhje, thonj të brishtë dhe probleme me lëkurën si ekzema dhe psoriazis.Një të rrituri i duhen mesatarisht 800 mg kalcium në ditë. Citrati i kalciumit është një formë e kalciumit e cila është lehtësisht e përthithshme nga organizmi.Rekomandohet:Personat me mungesë kalciumiPersonat me kocka, dhëmbë apo thonj të brishtëPersonat që kanë dhimbje muskulare
KELP POWDER
Kelp (Kombu) është një bar i madh deti, i cili rritet në hapësira nënujore të cekëta të oqeaneve të pasura me lëndë ushqyese.Kelpi është shumë I pasur në jod, cili është një mineral thelbësor për një tiroide të shëndetshme. Ka efekte të dobishme në funksionimin e aparatit tretes dhe pastron organizmin. Tretja e mirë djeg yndyrnat e tepërta të trupit tonë.Kelpi rekomandohet tek njerëzit me metabolizëm të ngadaltë.Rekomandohet:
- Për të gjithë ata me hipotiroidizëm
- Për të gjithë ata që kanë mungesë të sasisë së jodit
- Për të gjithë që kanë probleme me artritet, osteoporozën etj.
- Për të gjithë që duan të parandalojnë trombozat
- Për të gjithë që duan të parandalojnë kancerin
- Për të gjithë që duan të rrisin metabolizmin trupor
- Për të gjithë për detoksifikim të organizmit
- Për të gjithë ata që duan të forcojnë funksionimin e aparatit tretës
- Për të gjithë ata që duan të kenë lëkurë të shëndetshme
KËRPUDHË CHAGA PLUHUR
Kërpudha Chaga rritet në pyjet e Siberisë veriore, Kanadanë veriore, Japoninë veriore dhe në verilindje të Shteteve të Bashkuara.Kërpudhat Chaga kanë polisakaride të pasura në beta-glucan.Rekomandohet:
- Për ata që duan të forcojnë sistemin imunitar
- Vegjetarianët dhe veganët
KOLAGJEN DETAR I HIDROLIZUAR
Kolagjeni është proteina më prezente në trupin tonë. Kolagjeni i hidrolizuar arrin shpejt rezultatin e dëshiruar në trup, pasi ka aftësinë të përthithet lehtësisht nga organizmi.Kolagjeni është një pjesë shumë e rëndësishme e indeve lidhëse, pasi i siguron këtyre indeve elasticitet dhe forcë. Kolagjeni është prezent kryesisht në flokë, thonj, lëkurë, indet e buta, kocka dhe muskuj. Rekomandohet:
- Për të gjithë ata që duan të kenë lëkurë, thonj dhe flokë të bukur.
- Për personat që merren me sport
- Për personat që kanë probleme me artritet
Kolagjen Fortigel me ekstrakt shafran Indie
Kolagjen Fortigel® me ekstrakt shafran Indie, acid hialuronik dhe vitaminë C
2,500 L - Formula e patentuar e kolagjenit për të mbështetur shëndetin e kyçeve dhe kërceve
- Kolagjeni i hidrolizuar për përthithje optimale
- Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ
- Kontribuon në funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, kërceve, mishit të dhëmbëve, lëkurës dhe enëve të gjakut.
- Kontribuon në funksionet normale të sistemit imunitar
KOLAGJEN JOINT CARE
Kolagjen natyral me formulë të patentuar nga Fortigel, peptide kolagjeni detar,MSM, superfood dhe shijen e këndshme të portokallit. E pasuruar me Camu Camu dhe Rosehip, që janë të pasura me vitaminë C. Vitamina C ka një rol në sintezën e kolagjenit për aktivitet normal të kërceve, ndërsa Rosehip ndihmon për të rritur lëvizshmërinë e kyçeve. Rekomandohet:
- Për të gjithë personat që kanë probleme me kyçet apo vuajnë nga artritet.
- Për të gjithë ata që duan të përmirësojnë aftësitë e lëvizjes
- Për të gjithë që merren me sport, palestër dhe aktivitete fizike.
KOLAGJEN SKIN CARE
Kolagjen natyral me formulë të patentuar nga Naticol, peptide kolagjeni detar, MSM dhe superfoods, për sintezë optimale të kolagjenit. Me shije të këndëshme luleshtrydhesh, dhe ngjyrë të admirueshme trëndafili, të bëra për gratë (edhe pse burrat nuk përjashtohen) që duan të mbeten të rinuara gjatë gjithë jetës. Rekomandohet:
- Për të gjithë që duan të kënë një lëkurë të bukur
- Për të gjithë që duan të reduktojnë rrudhat
- Për të gjithë që duan të përmirësojne elasticitetin e lëkurës.
- Për të gjithë që merren me sport, palestër dhe aktivitete fizike.
- Për personat që kanë probleme me artritet
KRIPË HIMALAJE
Kripa e Himalajeve Nutrisslim është totalisht natyrale, e parafinuar dhe pa aditivë.Kripa e Himalajeve e ka origjinën nga Deti i Himalajave që nga fillimi i jetës në tokë.Në atë kohë nuk kishte kontaminime dhe kripa thahej në mënyrë natyrale në diell. Rrjedhimisht kripa e Himalajave është e pastër dhe e pandotur.
KURKUMA (RRËNJË TURMERIKU) BIO
Turmeriku (Curcuma Longa), erëza kryesore në kuzhinën indiane, konsiderohet nga shumë studiues si bima më e fuqishme në planet për të luftuar dhe parandaluar shumë sëmundje.Vetitë e turmerikut janë të jashtëzakonshme dhe të studiuara gjerësisht; aktualisht janë botuar mbi 10,000 artikuj studimorë që vërtetojnë efektet e turmerikut, sidomos për njërin nga përbërësit e tij, KURKUMA.Kjo e vendos turmerikun në krye të listës si një nga bimët mjekësore më efektive që ekzistojnë. Pas tij, bimët mjekësore më të studiuara janë hudhra, kanella, ginseng, xhinxheri dhe gjembi i gomarit.Çfarë është Turmeriku?Turmeriku e ka prejardhjen nga bima Curcuma longa , e cila rritet në Indi dhe në vendet e tjera të Azisë Juglindore. Rrënjët e thara të Curcuma longa bluhen, dhe përftohet pluhuri i turmerikut me një ngjyrë të verdhë të spikatur.Te turmeriku gjenden shumë përbërës kimikë, të quajtur kurkuminoide. Substanca aktive te turmeriku është kurkuma. Kurkuma është ajo çfarë e bën turmerikun një “ushqim funksional”, i përkufizuar nga Mayo Clinic si “ushqimi që ka një efekt pozitiv potencial në shëndet, përtej ushqimit bazik”.Turmeriku nuk është thjesht i mirë-studiuar, pabesueshmërisht potend dhe historikisht domethënës, por është dhe shumë i sigurt, gjithashtu. Turmeriku ka shumë pak efekte anësore të njohura; dhe ato që ekzistojnë, janë shumë të rralla dhe përgjithësisht të lehta.Rekomandohet:
1,100 L - Për të gjithë ata që vuajnë nga alergjia sepse rrit rezistencën.
- Për të gjithë ata që duan të rrisin imunitetin
- Për të gjithë ata që kanë probleme me trombozat
- Për të gjithë ata që kanë probleme me depresionin
- Për të gjithë ata që duan të kenë lëkurë të shndritshme
LIVER CLEANSE SUPER DRINK
Pastrimi i mëlçisë realizohet më së miri nga kjo pije me shije portokalli, e cila kujdeset për shëndetin e mëlçisë me katër ushqimet më të mira funksionale për këtë qëllim:. Gjembgomari (silybum marianum) njihet si bima më efektive për pastrimin e mëlçisë dhe detoksifikimin e saj. Gjithashtu, në sajë të vetive që ka parandalon akumulimin e yndyrës në mëlçi. Schisandra dhe triphala kanë veti të spikatura hepatoprotektive, Curcuma ndihmon për të përmirësuar shëndetin e mëlçisë. Kombinimi i të këtyre katër ushqimeve të jashtëzakonshme është më e mira për parandalimin e problemeve të mëlçisë.Rekomandohet:
- Për të gjithë personat që duan të detoksikojnë mëlçinë
- Për të gjithë personat që duan të humbasin yndyrnat e brendshme
- Për të gjithë personat që jetojnë ose punojnë në ambente të ndotura
- Për të gjithë personat që kequshqehen
- Për të gjithë personat me nivele të larta kolesteroli
MACA TABLETS
Suplement ushqimor me rrënjë Maca (xhensen Peruvian), që ka veti afrodiziake, ndihmon në rritjen e energjisë dhe forcimin e imunitetit, lehtëson çrregullimet e menopauzës, ndihmon në trajtimin e problemeve të riprodhimit, si edhe përdoret nga atletët dhe sportistët për të ndihmuar në krijimin më të shpejtë të masës muskulare.Kushti që Maca të përmbajë një sasi të mjaftueshme të përbërësve aktivë është që të rritet në lartësinë maksimale të mundshme. Maca jonë vjen nga lartësitë e Perusë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që maca të thahet natyrshëm në diell për dy muaj.Substancat medicinale të makës mblidhen në rrënjën në formë zemre. Rrënja hahet e papërpunuar, thjesht e tharë dhe e bluar.