Kërkoni një alternativë të shëndetshme, vegane dhe të shijshme të qumështit të lopës?Një përzierje bimore Bio-Organike me bazë orizin është më e shëndetshme dhe me një popullaritet në rritje si zëvendësues i qumështit të lopës.
Për një shije më të mirë, i kemi shtuar pluhur kakao. Për një përgatitje të lehtë dhe të shpejtë të një pije me çokollatë të ftohtë.
Është një alternativë e shkëlqyer për personat që kanë probleme me intolerancën ndaj laktozës dhe alergji të ndryshme. Është super e lehtë të përgatitet dhe të ruhet. Me 250 gr mund të përgatisni 2.5 litra pije. Pija e orizit është një alternativë për të përgatitur drithrat e mëngjesit, smoothie të shëndetshëm, ëmbëlsira dhe për ta shtuar në kafe. Mund t’ja shërbeni dhe fëmijëve si një produkt të sigurtë.
Kakao e Nature’s Finest është një burim i pasur magnezi dhe hekuri, të cilët ndihmojnë në reduktimin e lodhjes, dhe zinkut i cili vepron si antioksidant.
Ju mund të surprizoheni, por kakao e pastër përmban antioksidantë më tepër se boronicat dhe bananet.
Spirulina është një algë blu-jeshile që është konsideruar si një nga organizmat më të vjetër në tokë. Ajo rritet në ujërat e kripura, në ujëra të freskëta dhe burimet e ujërave të freskëta.
Kush mund ta përdorë?
Spirulina është më e përdorshme nga atletët të cilët nuk përdorin proteina shtazore, si dhe personat që vuajnë nga anemia ose që nuk marrin mjaftueshëm hekur nga ushqimet.
Është një burim i pasur proteinash,rreth 60 -70% të përmbajtjes së saj. Proteinat kontribuojnë në rritjen e masës muskulore dhe shëndetin e kockave. Spirulina është e njohur më së shumti tek atletët dhe njerëzit të cilët nuk konsumojnë proteina shtazore.
Është një normalizues i shkëlqyer i sasisë së sheqerit në gjak, dhe ndihmon në ruajtjen e peshës. Është një burim i pasur hekuri. Hekuri luan rol në funksionimin e sistemit imunitar dhe kontribuon në reduktimin e lodhjes
Klorela (Chlorella) është një algë blu-jeshile e ujërave të ëmbla me përmbajtje të lartë proteinash, kështu që është specifikisht e përshtatshme për veganët.
Është një nga ushqimet më të pasura; mjaft e pasur me fitonutrientë si: amino acide, klorofil, beta-karoten, potas, fosfor, biotin, magnez dhe vitamian B-kompleks.
Duke e krahasuar me spirulinën,përmban më pak proteina por më shumë klorofil.
Rekomandohet:
Për të gjithë ata që kanë mungesë hekuri
Për atletët dhe personat që merren me aktivitet fizik
Klorela (Chlorella) është një algë blu-jeshile e ujërave të ëmbla me përmbajtje të lartë proteinash, kështu që është specifikisht e përshtatshme për veganët.
Është një nga ushqimet më të pasura; mjaft e pasur me fitonutrientë si: amino acide, klorofil, beta-karoten, potas, fosfor, biotin, magnez dhe vitamian B-kompleks.
Duke e krahasuar me spirulinën,përmban më pak proteina por më shumë klorofil.
Rekomandohet:
Për të gjithë ata që kanë mungesë hekuri
Për atletët dhe personat që merren me aktivitet fizik
Farat e kërpit janë një nga burimet më të pasura vegjetale të proteinave.Ato janë të pasura me acide yndyrore të pangopura dhe përmbajnë acide yndyrore omega-3,omega-6 dhe omega-9 në një raport të favorshëm.
Zëvendësimi i yndyrnave të ngopura me ato të pangopura në dietë ndihmon në mirëmbajtjen e nivelit normal të kolesterolit në gjak.
Kush mund ta përdorë?
Përmban 7 amino acide, 11 vitamina dhe 8 minerale, për një sistem imunitar ekstremisht të fortë.
IMUNUP është një pije revolucionare, e cila kujdeset për sistemin imunitar në momentin që na nevojitet. Ndryshimet e motit dhe rritja e stresit fizik dhe mendor janë disa nga faktorët më të zakonshëm për rënien e imunitetit. Për forcimin e imunitetit është e rëndësishme të furnizosh trupin veçanërisht me mikro nutrientë (vitamina dhe minerale) dhe me disa amino acide. Por është shumë e vështirë të marrësh sasinë e nevojshme të këtyre mikro elementëve nga një regjim ushqimor i zakonshëm.
Rekomandohet:
Personat me imunitet të dobët
Personat e prekur nga virozat dhe të ftohtit
Personat me stres fizik ose mendor
Personat që duan të parandalojnë sëmundjet dhe virozat
Kalciumi është një mineral shumë i rëndësishëm për të mbajtur të fortë kockat dhe dhëmbët. Pasoja më e zakonshme e mungesës së kalciumit është osteoporoza, e cila i bën të brishta kockat dhe dhëmbët. Mungesa e kalciumit shkakton dhe dhimbje muskulore, lodhje, thonj të brishtë dhe probleme me lëkurën si ekzema dhe psoriazis.
Një të rrituri i duhen mesatarisht 800 mg kalcium në ditë. Citrati i kalciumit është një formë e kalciumit e cila është lehtësisht e përthithshme nga organizmi.
Rekomandohet:
Personat me mungesë kalciumi
Personat me kocka, dhëmbë apo thonj të brishtë
Personat që kanë dhimbje muskulare
Suplement ushqimor me rrënjë Maca (xhensen Peruvian), që ka veti afrodiziake, ndihmon në rritjen e energjisë dhe forcimin e imunitetit, lehtëson çrregullimet e menopauzës, ndihmon në trajtimin e problemeve të riprodhimit, si edhe përdoret nga atletët dhe sportistët për të ndihmuar në krijimin më të shpejtë të masës muskulare.
Kushti që Maca të përmbajë një sasi të mjaftueshme të përbërësve aktivë është që të rritet në lartësinë maksimale të mundshme. Maca jonë vjen nga lartësitë e Perusë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që maca të thahet natyrshëm në diell për dy muaj.
Substancat medicinale të makës mblidhen në rrënjën në formë zemre. Rrënja hahet e papërpunuar, thjesht e tharë dhe e bluar.
Magnezi është një mineral mjaft i rëndësishëm për funsksionimin e nervave dhe muskujve, përfshirë muskujt e zemrës. Mungesa e magnezit sjell lodhje, mungesë energjie, përgëndrimi dhe shqetësime muskulore, veçanërisht lodhje dhe ngërçe të muskujve.
Dhimbja e kokës është gjithashtu një pasojë e mungesës së magnezit.
Një i rritur ka nevojë për rreth 300-400 mg magnez në ditë për një funksionim normal të sistemit nervor dhe muskulor. Personat me aktivitet të lartë fizik kanë nevojë për një sasi më të madhe ditore.
Citrati i magnezit është një formë e magnezit, që e bën lehtësisht të përthithshëm nga organizmi.
375 mg magnez për dozë
Rekomandohet:
Personat që merren me sport
Personat me mungese magnezi
Personat që kanë dhimbje apo ngërçe të vazhdueshme muskulore.