Home
Product Category
Product Subcategory
Sample Product Archive Page Title
Showing 301 – 312 of 318 results
VAJ KASTORI (RICINI)
Vaji i kastorit (ose siç quhet shpesh vaji i ricinit) shquhet për një spektër mjaft të gjerë përdorimi dhe me efekte të shkëlqyera për çdo gjë që përdoret: flokët, fytyrën lëkurën!Ajo që e bën të veçantë këtë vaj është është përmbajtja në nivele të larta të një acidi të rrallë yndyror që quhet acidi ricinoleik, i cili mund të gjendet vetëm në këtë vaj dhe në disa lloje të kërpudhave. Për shkak të këtij acidi, vaji i ricinit ka veprim të forte anti-inflamator. Por vlerat e vajit të kastorit nuk mbarojnë këtu; ai është hidratant, nutrient, eksfoliant, balsamik, astringent, cikatrizant, duke plotësuar në këtë mënyrë një gamë mjaft të gjerë të efekteve në lëkurë; përveç kësaj, zgjat flokët, eleminon rënien, u jep flokëve jetë, etj.
VAJ KËRPI
Është një vaj bimor për përdorim kozmetik, për trajtimin e lëkurës, për të ndihmuar rigjallërimin e aktivitetit natyral të epidermës. Është i pasur me Acide Polinsature dhe Vitaminë E, të cilat ndihmojnë fort me vetitë e tyre antioksidante.
VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN
PRODUKT USHQIMOR I ÇERTIFIKUARVaji i arrës së kokosit për lëkurën është një zgjidhje e natyrshme, e shëndetshme dhe mjaft efikase për të gjitha problemet e lëkurës. Ai zbut dhe hidraton lëkurën, parandalon plakjen qelizore, redukton rrudhat në fytyrë dhe zonën e syve, përshpejton shërimin nga plagët dhe sëmundjet e lëkurës, pastron lëkurën nga qelizat e vdekura dhe gjithë papastërtitë e tjera, mbron lëkurën nga dielli, ushqen dhe rigjeneron qelizat e lëkurës.
VAJ LINI
VAJI I LINIT – “USHQIMI" I BUKURISË DHE TRAJTIM BAZË PËR SHËNDETIN Për sëmundjet e brendshme
Për çrregullimet psiko-emocionale
Për rënien në peshë
Për flokët
Për traumat etj…
1,000 L VAJ LIVANDO
Vaji i Livandos është një nga vajrat më të të njohura dhe më të mira, përdorur në industrinë kozmetike, si dhe në trajtimet mjekësore bimore.Vaji i Livandos ndihmon kundër stresit, për relaksim dhe inkurajon gjumin.
VAJ LULE BASANI
VAJI I LULE BASANIT – “MAGJIA” PËR ULÇERËN E STOMAKUT, PLAGËVE NË LËKURË DHE MJAFT SËMUNDJEVE TË TJERA!
1,400 L “Balsam magjik” është konsideruar vaji i lule basamit në shumë kultura anembanë globit! Për qindra e qindra vjet, përzierja e vajit të ullirit me lule basanin ka qenë trajtimi kryesor për kurimin e plagëve pas luftrave, rigjenerimin e lëkurës, sëmundjeve të brendshme, etj. Kurse çaji i lule basanit përdorej si një çaj qetësues me efekte të fuqishme. Në farmacitë e fillimit të shekullit të njëzetë, kjo përzierje njihej si “vaji i kuq”, ose Hypericum liniment.Sot, vaji i lule basanit është trajtuesi kryesor dhe më i fuqishëm për shërimin e ulçerës së stomakut dhe duodenit, për mjekimin e plagëve (sidomos plagëve post-operatore në kokë), kundër djegieve, traumave muskulare; rezultativ në reduktimin dhe eleminimin e plotë të afshit të menopauzës; për mjekimin e bronshitit dhe astmës; është i mrekullueshëm për çdo lloj problem infektiv të lëkurës; tepër efikas për trajtimin e dhimbjeve të kyçeve dhë sëmundjeve reumatizmale; për dhimbjet e kokës, veshkave, anginës, etj.Mjaft efektiv është vaji i lule basanit kundër ankthit dhe depresionit. Kërkimet shkencore rezultojnë se lulja e basanit mund të ndihmojë në kurimin e formave të lehta dhe të mesme të depresionit. Për më tepër, këto kërkime shtojnë së kjo bimë ka efekte anësore më të pakta dhe më të lehta krahasuar me mjekimet antidepresive.Por kujdes! Vaji i lule basanit mund të bashkëveprojë me mjekime të caktuara që merren për të kuruar depresionin, prandaj duhet që gjithmonë të merret nën supervizimin e mjekut.
VAJ MASAZHI PËR FËMIJË
Qetësues, harmonizues.
Një përzierje vajrash ushqyes, zbutës dhe relaksues për lëkurën e fëmijës.
PRODUKT I TESTUAR DERMATOLOGJIKISHT.
VAJ ROSEHIP
Ky vaj cilësohet si një nga vajrat më të mirë për rrudhat dhe njollat nga plakja, si dhe për reduktimin e strijave, çikatriçeve dhe shenjave në lëkurë.I nxjerrë nga farat e bimës Rosehip, ky vaj është një nga trajtimet më të shkëlqyera anti-age. Pse është kaq i mirë për shëndetin e lëkurës ky vaj? Është i mbushur me kaq shumë lëndë ushqyese të njohura që rrisin shëndetin e lëkurës dhe kanë efekte kundër plakjes.Vaji rosehip, i quajtur edhe vaji i farës Rosehip, është një burim i pasur i acideve esenciale yndyrore (EFA), duke përfshirë acidin oleik, palmitik, linoleik dhe acidin gama linolenik (GLA). Janë perfektë në luftimin e thatësisë së lëkurës dhe reduktimin e shfaqjes së linjave në fytyrë.Rosehip është një nga bimët më të pasura me vitaminë C. Ky është një plus shumë i madh për reduktimin e plakjes duke qenë se vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit, që fatkeqësisht reduktohet me rritjen në moshë. Shtimi i produkteve të pasura me vitaminë C, si vaji i Rosehip, në rutinën tuaj të bukurisë, çojnë në nxitjen e kolagjenit dhe shmangien e shënjave të plakjes.
1,500 L VAJI I FARAVE TË RRUSHIT
Vaj i pasur me Acid Linoleik dhe Vitaminë E.
Në saj të vetive Anti Age, ushqen, hidraton dhe rinon lëkurën.
Efektiv për eleminimin e akneve dhe rrathëve poshtë syve.
500 L – 800 L VEIN UP
Vein Up është një pije me aromë portokalli që siguron këmbë të bukura pa variçe. Përbërësit aktivë sigurojnë vena të shëndetshme, që nuk shfaqen në sipërfaqë dhe nuk çahen. Ekstrakti i bimës Gotu Kola ndihmon në mirëfunksionimin e qarkullimit të gjakut, gjë që është thelbësore për vena të shëndetshme. Vitamina C kontribuon në funksionimin normal të enëve të gjakut, pasi është thelbësor në ndërtimin e kolagjenit, i cili është një përbërës shumë i rëndësishëm në enët e gjakut, që u jep atyre fleksibilitet. Fleksibiliteti i enëve është një faktor i rëndësishëm në venat e shëndetshme, pasi venat fleksibël mund t'i rezistojnë presionit më të madh dhe nuk çahen.Rekomandohet për:
- Personat që rrinë ulur gjatë
- Personat që kanë probleme me variçet
- Personat që kanë probleme me kapilarët e kuq
- Vegjetarianë dhe veganë
VITAMINË B-COMPLEX
B kompleks është një grup vitaminash të cilat janë të rëndësishme për sistemin tonë nervor. Çdo vitaminë B ka një rol të rëndësishëm në organizëm.Mungesa më e zakonshme në organizëm është Vitamina B12, veçanërisht te veganët dhe vegjetarianët.Mungesa e vitaminës B9 haset sidomos në fillimin e shtatëzanisë për shkak të nevojës së rritur për këtë vitaminë.Mungesa e vitaminave B Kompleks rritet kur nuk mund të përthithet nga organizmi për shkak të abuzimit me alkoolin, HIV, sëmundja Crohn ose sëmundja Celiac (intoleranca ndaj glutenit).Problemet më të zakonshme nga mungesa e vitaminës B Kompleks janë çrregullime të sistemit nervor dhe anemia.50 mg Vitaminë B kompleks për dozë (100% e nevojës ditore)Rekomandohet:
- Për personat që ndihen të lodhur dhe të përgjumur
- Për personat me çrregullime të sistemit nervor
- Për personat që nuk marrin mjaftueshëm vitamina B nga dieta ushqimore
VITAMINË C
Vitamina C është një nga vitaminat më të rëndësishme për organizmin. Ajo vepron si një antioksidant dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ. Mungesa e vitaminës C theksohet veçanërisht nga ushqimet e papërshtatshme, anoreksia, përdorimi i alkolit, problemet psiqike dhe duhanpirja.Një të rrituri i duhen rreth 80 mg vitaminë C në ditë. Vitamina C është një vitaminë e tretshme në ujë, që do të thotë që marrja e tepërt e kësaj vitamine nxirret lehtësisht jashtë nga organizmi.Rekomandohet:
- Për të gjithë personat që merren me sport dhe aktivitet fizik
- Për të gjithë personat që duan të forcojnë sistemin imunitar
- Për të gjithë personat që duan të rrisin nivelin e energjisë
- Për duhanpirësit