0 L

No products in the cart.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ne Tirane dhe mbi 8,000 lekë në qytete të tjera!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

No products in the cart.

VAJ LULE BASANI

1,400 L

VAJI I LULE BASANIT – “MAGJIA” PËR ULÇERËN E STOMAKUT, PLAGËVE NË LËKURË DHE MJAFT SËMUNDJEVE TË TJERA!

“Balsam magjik” është konsideruar vaji i lule basamit në shumë kultura anembanë globit! Për qindra e qindra vjet, përzierja e vajit të ullirit me lule basanin ka qenë trajtimi kryesor për kurimin e plagëve pas luftrave, rigjenerimin e lëkurës, sëmundjeve të brendshme, etj. Kurse çaji i lule basanit përdorej si një çaj qetësues me efekte të fuqishme. Në farmacitë e fillimit të shekullit të njëzetë, kjo përzierje njihej si “vaji i kuq”, ose Hypericum liniment.

Sot, vaji i lule basanit është trajtuesi kryesor dhe më i fuqishëm për shërimin e ulçerës së stomakut dhe duodenit, për mjekimin e plagëve (sidomos plagëve post-operatore në kokë), kundër djegieve, traumave muskulare; rezultativ në reduktimin dhe eleminimin e plotë të afshit të menopauzës; për mjekimin e bronshitit dhe astmës; është i mrekullueshëm për çdo lloj problem infektiv të lëkurës; tepër efikas për trajtimin e dhimbjeve të kyçeve dhë sëmundjeve reumatizmale; për dhimbjet e kokës, veshkave, anginës, etj.

Mjaft efektiv është vaji i lule basanit kundër ankthit dhe depresionit. Kërkimet shkencore rezultojnë se lulja e basanit mund të ndihmojë në kurimin e formave të lehta dhe të mesme të depresionit. Për më tepër, këto kërkime shtojnë së kjo bimë ka efekte anësore më të pakta dhe më të lehta krahasuar me mjekimet antidepresive.

Por kujdes! Vaji i lule basanit mund të bashkëveprojë me mjekime të caktuara që merren për të kuruar depresionin, prandaj duhet që gjithmonë të merret nën supervizimin e mjekut.

Efektet

Antigastrit, balsamik, antidepresant, vazokonstriktor, antinevralgjik, antiviral, antiinflamator, hipotensiv, antihemorroidal, antiflogjistik, astringent, cikatrizues, neuro-stimulant, dermato-plastik, aperitiv, etj.

PËR SE PËRDORET:

1. Për gastritin dhe plagët ulçerative të stomakut dhe duodenit
2. Për dhimbjet e barkut
3. Për pezmatimet dhe rigjenerimin e lëkurës
4. Kundër infeksioneve të lëkurës
5. Për shërimin e plagëve në lëkurë 
6. Për psoriazën
7. Për shërimin e plagëve post-operatore (sidomos në kokë)
8. Për djegiet e lëkurës nga dielli dhe djegiet nga zjarri të shkallës së parë
9. Kundër akneve
10. Për trajtimin e stresit dhe depresionit
11. Kundër pagjumësisë
12. Kundër venave varikoze
13. Kundër dizanterisë
14. Për sëmundjet e veshkave
15. Për traumat dhe tërheqjet muskulare
16. Për stimulimin e aktivitetit të mëlçisë
17. Kundër alergjisë në lëkurë
18. Kundër hemorroideve
19. Për problemet e sistemit të frymëmarrjes (kunder astmës dhe bronshitit)
20. Për shqetësimet psiko-nervore gjatë periudhës së menopauzës
21. Për problemet e uterusit
22. Kundër çrregullimeve menstruale
23. Për inkontiencën (mosmbajtjen e urinës)
24. Për stimulimin e oreksit
25. Për dhimbjet reumatizmale (dhimbjet e kyçeve, etj.)
26. Për stimulimin e qarkullimit të gjakut
27. Kundër dhimbjeve të kokës
28. Kundër aciditetit të stomakut
29. Për shiatikun
30. Për stimulimin e metabolizmit të organizmit
31. Për infeksionet urinare
32. Për sindromën e zorrës së irrituar
33. Për hepatitin C

Përdorimi

1. PËR PËRDORIM TË BRENDSHËM Vaji i lule basanit për përdorim të brendshëm konsumohet 2 lugë gjelle në ditë 30 min para buke (ose 1 orë e 30 min pas buke), të ndara midis 3 vakteve. Nuk rekomandohet ndalimi i menjëhershëm i vajit të lule basanit, pasi mund të shkaktojë efekte anësore. Nëse ju vendosni të ndërprisni trajtimin me vajin e lule basanit, redukton në mënyrë progresive dozën ditore deri në ndalimin e plotë.2. PËR PLAGËT NË LËKURË Për plagët sipërfaqësore të lëkurës, aplikoni direkt në plagë dhe vendet rreth saj vajin e lule basanit. Ky veprim bëhet disa herë në ditë. Për plagët më të thella dhe post-operacionale, ngrohet vaji i lule basanit në banjamarinë në temperaturën 45-50 gradë C. I shtojmë gjithashtu edhe gjysmën e sasisë së vajit dyll blete. Përzihet mirë derisa të formohet një masë homogjene. Kësaj përbërje, mund t’i shtohet propolis, polen, ose qumësht blete. Është padyshim një nga trajtimet më të mira për plagët post-operacionale!3. PËR RIGJENERIMIN E LËKURËS Hidhni mbi lëkurë disa pika vaji lule basani dhe e shpërndani lehtësisht me gishta. Vaji krijon një shtresë të hollë mbrojtëse (e mbron lëkurën nga pluhuri, bakteret dhe viruset) dhe shpejton procesin e shërimit duke rigjeneruar indet e dëmtuara.4. PËR THARJEN E LËKURËS SË FYTYRËS. Nëse keni një lëkurë të fytyrës të thatë dhe të “tërhequr”, hidhni mbi lëkurë disa pika vaji lule basani dhe e shpërndani lehtësisht me gishta. Ky trajtim bëhet pasi ta keni pastruar më parë fytyrën me një sapun apo locion eksfoliant.5. PËR DHIMBJEN E SHPINËS DHE TË MUSKUJVE  Masazhoni shpinën dhe muskujt që ju dhembin për rreth 10 minuta me vajin e lule basamit. Pas disa masazheve, dhimbja do të largohet.6. PËR SËMUNDJET REUMATIZMALE E ngrohim vajin e lule basanit në banjamarinë në temperaturën 35-40 gradë C. Masazhoni zonat e prekura nga reumatizma dhe artriti, duke i shtypur mirë indet e buta me mollëzat e gishtërinjve. Vaji i lule basanit në trajtimet për sëmundjet reumatizmale, mund të përzihet edhe me vajra të tjerë , në raportin 1:1, si psh: vaj të farës së zezë, vaj dëllinje, vaj kokosi, etj. Efektet do të jenë mjaft të mira.7. PËR MYKUN QË SHKAKTOHET NË MESIN E GISHTAVE TË KËMBËVE Hidhni disa pika vaji lule basani midis gishtave në zonën e prekur nga myku. Shpërndajeni lehtësisht me gishta. Ky veprim bëhet 2 herë në ditë.8. PËR HEMORROIDET Për hemorroidet vaji i lule basanit merret në rrugë orale dhe për përdorim të jashtëm (nëse hemorroidet janë të jashtme). Lyhet zona e hemorroideve 2 herë në ditë.9. KUNDËR VENAVE VARIKOZE Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm. Masazhoni zonat e prekura nga enët varikoze 2 herë në ditë. Përdorimi i brendshëm rigjeneron enët e gjakut.E PROVUAR KLINIKISHTKATEGORITË E PËRJASHTUARA NGA PËRDORIMI 1. Gratë shtatzëna 2. Nënat me fëmijë në gji 3. Personat që përdorin antidepresantëEFEKTE ANËSORE1. Në një përqindje të vogël përdoruesish, përdorimi i vajit të lulebasanit mund të shkaktojë të ashtuquajturën “kriza e serotoninës”, e cila manifestohet me çrregullime neuromotore, si pasojë e rritjes së serotoninës në sistemin nervor qendror.2. Tek disa përdurues të cilët pasi kanë aplikuar vajin e lule basanit në lëkurë dhe menjëherë pas kësaj kanë dalë në diell, (ose kanë marrë rreze), mund t’u shkaktohet fotodermatitis.3. Tek disa persona hipersensibël, vaji i lulebasanit mund të shkaktojë dhimbje koke, të përziera, vjellje dhe rritje të tensionit në gjak.4. Vaji i lule basanit nuk rekomandohet për moshat mbi 70 vjeç.NDËRVEPRIMI ME ILAÇET:1. Vaji i lule basanit ndërvepron me kontraceptivët oralë. Nuk lejohet marrja e tyre në të njëjtën kohë. 2. Tramadol (Ultram) ndërvepron me vajin e lule basanit.Personat të cilët janë nën ndonjë trajtim farmakologjik, janë të detyruar të konsultohen me mjekun specialist, pasi vaji i lule basanit mund të shkaktojë ndërveprime me ilaçet, disa herë me pasoja të rrezikshme.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “VAJ LULE BASANI”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët