0 L

S’ka produkte në shportë.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ose më shumë!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

S’ka produkte në shportë.

Home SuperFoods Detoksifikimi ALOE VERA LËNG

ALOE VERA LËNG

2,200 L

Aloe Vera, e njohur që në lashtësi si një shëruese universale, është një nga bimët më të dobishme për shëndetin.

Kjo bimë është një adaptogjen që rregullon organizmin dhe normalizon lëvizjet e zorrëve.
Njëkohësisht ndihmon në eleminimin e krimbave të zorrëve, në sajë të vetive të fuqishme vermifuge.
Të gjitha këto veti së bashku ndihmojnë për të nxitur tretjen e duhur, që është e rëndësishme për humbje peshe efektive dhe shëndetin e përgjithshëm.

Efektet

Ndihmon në tretjen dhe eleminimin e ulçerës, gastritit etj.
Lëngu i Aloe Vera është një nga produktet më efektive për problemet e traktit gastro-intestinal, si ulçera, gastriti, refluksi dhe acarimi i përgjithshëm i këtij trakti.
Aloe Vera ndihmon në:
– Eleminimin e refluksit (djegia e urthit) dhe aciditetit të lartë në stomak.
– Eleminimin e ulçerës, gastritit dhe sindromës së zorrëve të irrituara.
– Përmirësimin e lëvizshmërisë së zorrëve dhe konstipacionit (kapsllëkut)

2. Eliminon toksinat nga organizmi. 
Lëngu aloe vera absorbon toksinat nga trakti gastrointestinal. Ky lëng është i pasur me aminoacide, vitamina dhe minerale, të cilat e bëjnë atë një nga “pastruesit” natyralë më efektivë për trupin tonë.
Lëngu i Aloe Vera absorbon toksinat nga trakti gastrointestinal dhe nuk i lejon ato të depërtojnë në organizëm. 

3. Rrit funksionin e sistemit imunitar
Aloe Vera është i pasur me polisakaride të cilat ndihmojnë sistemin imunitar të reagojë dhe të shmangë krijimin e sëmundjeve autoimune si astma, ekzema, psoriasiz etj, dhe të parandalojë inflamacionet. 

4. Ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak
Sipas studimeve shkencore, lëngu i Aloe Vera, për shkak të beta sitosterol, në përmbajten e tij, vepron në rregullimin dhe mbajtjen nën kontroll të nivelit të lartë të kolesterolit në gjak dhe përmirësimin e gjendjes kardiovaskulare.
Gjithashtu, lëngu Aloe Vera stabilizon nivelin e sheqerit në gjak, efekt i cili e bën lëngun e Aloe Vera një produkt mjaft efikas për trajtimin e diabetit dhe obezitetit .

5. Furnizon organizmin me vitamina dhe minerale 
Lëngu i Aloe Vera lëng është i pasur me vitamina A, C, E, B1, B2, B3, B6, B12 dhe acidit folik. Për më tepër, në përbërjen e tij gjenden mbi njëzet minerale të ndryshme si kalcium, magnez, zink, hekur, selen dhe kalium, të cilat:
– Luftojnë stresin oksidativ, lodhjen dhe depresionin
– Luftonjë agresionet e jashtme si ndotja, infeksionet etj.

6. Ndihmon në rritjen e flokut të shëndetshëm
Nëse keni kërkuar gjithmonë që të keni flokë të gjatë e të mëndafshtë, atëherë ndoshta ju duhet të provoni të pini disa lugë aloe vera.
Për shkak të një game të gjerë të vitaminave natyrore dhe enzimave në përmbajtjen e tij, Aloe Vera nxit në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen e flokut të shëndetshëm. Ky lëng ndihmon për të mbajtur pH në nivel konstant,duke nxitur rritjen e flokut. Gjithashtu, në se e aplikoni lëngun direkt në skalp, lëngu i Aloe Vera pastron qelizat e vdekura të skalpit, dhe eleminon yndyrnat, gjë që sjell hapjen e poreve dhe parandalimin e rënies së flokut.

Përdorimi

Pini një filxhan kafe tre herë në ditë, para vakteve. Mund ta pini dhe të përzierë me lëng frutash. .

Këshilla:

Këshillohet të përdoret të paktën 1 – 3 muaj. 
Tundeni mirë para përdorimit. 
Pas hapjes, ruajeni në frigorifer.

Përbërësit

99.75% lëng nga tuli i aloe vera (Aloe Barbadensis), 0.25% acid citrikÇertifikimi: ECOCERT

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “ALOE VERA LËNG”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët