0 L

No products in the cart.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ne Tirane dhe mbi 8,000 lekë në qytete të tjera!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

No products in the cart.

postimet e fundit në blog

Home SuperFoods Sistemi imunitar

Sistemi imunitar

Showing 13 – 24 of 47 results

BIO DETOX SUPERFOOD MIX

Përzierja Super Food DETOX ka aftësinë për të mbrojtur qelizat e mëlçisë dhe pastruar organizmin.Formula përmban 6 ushqime super të përzgjedhura me kujdes: barin e grurit, barin e elbit, algën Chlorella, algën Spirulina, Lucuma dhe Lemongrass.Rekomandohet:
  • Për të gjithë ata që duan të kenë një organizëm të shëndetshëm
  • Për të gjithë ata që pinë duhan
  • Për të gjithë ata që janë në dietë dhe nuk konsumojnë mjaftueshëm vitamina dhe minerale
  • Për të gjithë ata që janë dietikë
  • Për atletët dhe personat që merren me sport
  • Për vegjetarianët dhe veganët
2,400 L

BIO MORINGA POWDER

Moringa oleifera është një pemë me origjinë nga India. Është provuar që ndihmon në mbajtjen në normë të nivelit të sheqerit në gjak.Gjethet e saj janë të pasura me proteina,fibra dhe vitamina A, B, E dhe minerale si kaliumi, kalciumi, magnezi, fosfori dhe hekuri.Rekomandohet:
  • Për të gjithë ata të cilët nuk konsumojnë mjaftueshëm vitamina dhe minerale.
  • Për diabetikët
  • Për atletët
  • Për vegetarianët dhe veganët
1,900 L

BIO REISHI MUSHROOM POWDER

Kërpudha Reishi rritet në disa vende në Azi si: Kinë, Kore dhe Japoni. Mund ta gjeni në formë suplementi, tretësire ose pluhuri.Kërpudha Reishi, e cila njihet me emrin shkencor Ganoderma lucidum, rritet mbi tokë dhe prodhon një “trup frutor” sëbashku me fijzat (micelat), të cilat shndërrohen në ilaçe bimore, tretësira, çaj, pluhur dhe ekstrakt.Në historinë e Mjekësisë Tradicionale Kineze, kërpudhat e rritura Reishi thaheshin, priteshin në pjesë të vogla dhe zjeheshin në ujë të nxehtë ku më pas përdoreshin si supë ose çaj. Sot industria e përpunon Reishin me metoda të tjera, në të cilat Reishi i nënshtrohet disa herë presionit të lartë, duke lejuar përbërësit aktivë të ekstraktohen për të formuar tretësirë.Efektet potenciale të kërpudhës Reishi përfshijnë mbrojtjen anti-kancerogjene, përmirësimin e funksioneve të mëlçisë, shëndet më të mirë të zemrës, rregullon sheqerin në gjak dhe redukton astmën, alergjitë dhe infeksionet.Faktet nutricionale të ReishitNë formën e suplementit, Reishi përmban shumë pak ose aspak kalori dhe një sasi të vogël fibrash dhe proteina. Gjithsesi vlerat e vërteta vijnë nga përbërësit të cilët nuk janë të listuar në përmbledhjen nutricionale.Kërpudha Reishi është e pasur me antioksidantë dhe komponentë që promovojnë shëndetin si polisakaridet dhe triterpenet. Këta komponentë të fuqishëm lidhen me aftësitë çudibërëse të kërpudhës Reishi si, vetitë anti-inflamatore, anti-kancer dhe anti-diabet.
2,300 L

BIO RHODIOLA ROSEA

Roseroot ose Rhodiola ka qenë një medikament mjekësor natyral për shekuj. Është shumë e përshtatshme për të gjithë ata që përballen me stresin fizik dhe psikologjik të vazhdueshëm. Rhodiola mbush trupin me energji dhe I jep forcë. Është e pasur në antioksidantë,të cilat mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ. Gjithashtu, vepron si adaptogen,që do të thotë e mbron trupin nga situate stresuese.
3,600 L

BIO RICE DRINK & CACAO

Kërkoni një alternativë të shëndetshme, vegane dhe të shijshme të qumështit të lopës?Një përzierje bimore Bio-Organike me bazë orizin është më e shëndetshme dhe me një popullaritet në rritje si zëvendësues i qumështit të lopës.Për një shije më të mirë, i kemi shtuar pluhur kakao. Për një përgatitje të lehtë dhe të shpejtë të një pije me çokollatë të ftohtë.Është një alternativë e shkëlqyer për personat që kanë probleme me intolerancën ndaj laktozës dhe alergji të ndryshme. Është super e lehtë të përgatitet dhe të ruhet. Me 250 gr mund të përgatisni 2.5 litra pije. Pija e orizit është një alternativë për të përgatitur drithrat e mëngjesit, smoothie të shëndetshëm, ëmbëlsira dhe për ta shtuar në kafe. Mund t’ja shërbeni dhe fëmijëve si një produkt të sigurtë.Kakao e Nature’s Finest është një burim i pasur magnezi dhe hekuri, të cilët ndihmojnë në reduktimin e lodhjes, dhe zinkut i cili vepron si antioksidant.Ju mund të surprizoheni, por kakao e pastër përmban antioksidantë më tepër se boronicat dhe bananet.
900 L

BIO SPIRULINA POWDER

Spirulina është një algë blu-jeshile që është konsideruar si një nga organizmat më të vjetër në tokë. Ajo rritet në ujërat e kripura, në ujëra të freskëta dhe burimet e ujërave të freskëta. Kush mund ta përdorë?Spirulina është më e përdorshme nga atletët të cilët nuk përdorin proteina shtazore, si dhe personat që vuajnë nga anemia ose që nuk marrin mjaftueshëm hekur nga ushqimet.Është një burim i pasur proteinash,rreth 60 -70% të përmbajtjes së saj. Proteinat kontribuojnë në rritjen e masës muskulore dhe shëndetin e kockave. Spirulina është e njohur më së shumti tek atletët dhe njerëzit të cilët nuk konsumojnë proteina shtazore.Është një normalizues i shkëlqyer i sasisë së sheqerit në gjak, dhe ndihmon në ruajtjen e peshës. Është një burim i pasur hekuri. Hekuri luan rol në funksionimin e sistemit imunitar dhe kontribuon në reduktimin e lodhjes
1,400 L2,500 L

ÇAJ MATCHA BIO

  • Ndihmon në parandalimin e kancerit
  • Ndihmon në humbjen e peshës dhe djegien e yndyrnave
  • Pëmirëson performancën  fizike
  • Burimi më i mirë i katekinave që luftojnë sëmundjet
  • Nivele të larta të L-Theaninës për një relaks total
  • Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit
  • Ul rrezikun e diabetit të tipit 2
  • Detoksifikon organizmin
  • I çertifikuar Bio-Organik
5.00 out of 5
1,500 L

ÇAJ MATCHA LATTE

Çaji Matcha është një çaj i pasuruar me kanellë dhe qumësht orizi dhe i ëmbëlsuar në mënyrë natyrale me Carob. Përmirëson përqëndrimin dhe memorjen, rrit energjinë dhe është një burim i madh antioksidantësh për shkak të përbërësve aktivë matcha, kanellë dhe xhinxher.
  • Matcha përftohet nga gjethet e çajit jeshil të thara dhe të grira, dhe është cilësia më e lartë dhe më e fortë e çajit jeshil. Është një burim i pasur fenolesh dhe vitamine C.
  • Kanella është një erëz shumë e dobishme për shëndetin. Ajo forcon sistemin imunitar dhe përmirëson tretjen, rrit energjinë dhe vitalitetin e organizmit, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të diabetit dhe përmirëson sistemin kardiovaskular.
  • Xhinxheri është mjaft i pasur me antioksidandë dhe forcon sistemin imunitar.
  • Carob është një ëmbëlsues 100% me shije karamele, i rekomanduar dhe për diabetikët.
1,200 L

CHLORELLA TABLETS

Klorela (Chlorella) është një algë blu-jeshile e ujërave të ëmbla me përmbajtje të lartë proteinash, kështu që është specifikisht e përshtatshme për veganët.Është një nga ushqimet më të pasura; mjaft e pasur me fitonutrientë si: amino acide, klorofil, beta-karoten, potas, fosfor, biotin, magnez dhe vitamian B-kompleks.Duke e krahasuar me spirulinën,përmban më pak proteina por më shumë klorofil.Rekomandohet:
  • Për të gjithë ata që kanë mungesë hekuri
  • Për atletët dhe personat që merren me aktivitet fizik
  • Vegjetarianët dhe veganët
200 tableta
2,300 L

CHLORELLA TABLETS

Klorela (Chlorella) është një algë blu-jeshile e ujërave të ëmbla me përmbajtje të lartë proteinash, kështu që është specifikisht e përshtatshme për veganët.Është një nga ushqimet më të pasura; mjaft e pasur me fitonutrientë si: amino acide, klorofil, beta-karoten, potas, fosfor, biotin, magnez dhe vitamian B-kompleks.Duke e krahasuar me spirulinën,përmban më pak proteina por më shumë klorofil.Rekomandohet:
  • Për të gjithë ata që kanë mungesë hekuri
  • Për atletët dhe personat që merren me aktivitet fizik
  • Vegjetarianët dhe veganët
125gr
1,700 L

FRUT BAOBABI BIO

Pluhuri i Baobabit meret nga fruti i pemës afrikane, e cila rritet në savanë. Baobabi është frut i cili është vlerësuar shumë për shekuj nga popullsia e Afrikës. Me përmbajtje më të lartë të vitaminës C se portokalli, me më shumë hekur se mishi i kuq dhe përmbajtje të lartë të mineraleve si kalciumi, kaliumi, magnezi dhe zinku, ai ka veti te veçanta ushqyese.Është gjithashtu I pasur me vitaminë B1 dhe B6.Rekomandohet:
  • Për të gjithë ata që duan të forcojnë sistemin imunitar
  • Për të gjithë ata të cilët nuk konsumojnë mjaftueshëm vitamina dhe minerale
  • Për vegjetarinaët dhe veganët
2,000 L

GINSENG SIBERIAN BIO

Ginsengu Siberian duhet të shijohet për një kohë të gjatë përpara se efektet e tij të bëhen të dukshme. Ginsengu Siberian quhet gjithashtu edhe eleuthero, është një bimë ripërtëritëse e mrekullueshme në nivele të larta. Është përdorur për shekuj si një adaptogen në luftimin e simptomave të para të stresit dhe mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut.Rekomandohet për:
  • Për të gjithë ata që janë të ekspozuar ndaj stresit
  • Për gjithë ata që kanë presion të lartë të gjakut
3,500 L