0 L

No products in the cart.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ne Tirane dhe mbi 8,000 lekë në qytete të tjera!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

No products in the cart.

postimet e fundit në blog

Home SuperFoods Sistemi imunitar

Sistemi imunitar

Showing 1 – 12 of 47 results

AGAVE INULIN PREBIOTIK

Një prebiotik i çertifikuar Bio-Organik nga bima e Agaves, që ndihmon në mirëqënien e sistemit tretës dhe rregullimin e florës bakteriale të zorrëve.
700 L

ALFALFA BIO

Një superushqim i pasur, burim i rëndësishëm mikronutrientësh
  • I pasur me vitamina dhe minerale
  • Fuqi natyrale detoksikimi
  • Burim fitoestrogjeni
1,900 L

ALOE VERA DRINK GEL

Aloe Vera, e njohur që në lashtësi si një shëruese universale, është një nga bimët më të dobishme për shëndetin.Kjo bimë është një adaptogjen që rregullon organizmin dhe normalizon lëvizjet e zorrëve. Njëkohësisht ndihmon në eleminimin e krimbave të zorrëve, në sajë të vetive të fuqishme vermifuge. Të gjitha këto veti së bashku ndihmojnë për të nxitur tretjen e duhur, që është e rëndësishme për humbje peshe efektive dhe shëndetin e përgjithshëm.
2,200 L

ALOE VERA LËNG

Aloe Vera, e njohur që në lashtësi si një shëruese universale, është një nga bimët më të dobishme për shëndetin.Kjo bimë është një adaptogjen që rregullon organizmin dhe normalizon lëvizjet e zorrëve. Njëkohësisht ndihmon në eleminimin e krimbave të zorrëve, në sajë të vetive të fuqishme vermifuge. Të gjitha këto veti së bashku ndihmojnë për të nxitur tretjen e duhur, që është e rëndësishme për humbje peshe efektive dhe shëndetin e përgjithshëm.
2,200 L

ALOE VERA PULP

Aloe Vera, e njohur që në lashtësi si një shëruese universale, është një nga bimët më të dobishme për shëndetin.Kjo bimë është një adaptogjen që rregullon organizmin dhe normalizon lëvizjet e zorrëve. Njëkohësisht ndihmon në eleminimin e krimbave të zorrëve, në sajë të vetive të fuqishme vermifuge. Të gjitha këto veti së bashku ndihmojnë për të nxitur tretjen e duhur, që është e rëndësishme për humbje peshe efektive dhe shëndetin e përgjithshëm.
2,200 L

ANTI AGE SUPERMIX

Përzierja e superfoods anti-AGE përmban kakao të papërpunuar, fara chia, shu wu, astragalus dhe sheqerna mesquite.Kush mund ta përdorë?
  • të gjithë ata që dëshirojnë të  përmirësojnë mirëqenien e tyre të përgjithshme
  • të gjithë ata që duan rinovimin e trupit të tyre
  • të gjithë ata që janë nën stres
  • të gjithë ata që duan të forcojnë sistemin imunitar
2,000 L

ASHWAGANDHA TABLETA BIO

Për shkak të  vetive të saj rinovuese Ashwagandha është i njohur edhe si qershi e  dimrit ose ginseng indian.Kjo është një nga bimët indiane më të rëndësishme. Për shkak të ndikimit të jashtëzakonshëm që  ka në humorin  tonë, ai gjithmonë ka qenë shumë i vlerësuar në mjekësinë Ayurvedike.Ka veti të fuqishme adaptogjene, që do të thotë se ndihmon trupin në reagimin mbrojtës ndaj stresit dhe ashwagandha ka aftësinë për të rivendosur ekuilibrin në funksionimin e hormoneve.Ashwagandha është një antioksidant i fuqishëm dhe i mbron qelizat nga dëmtimi që vjen nga stresi oksidativ.Ajo kontribuon në shëndetin e lëkurës dhe ka një efekt të dobishëm në sistemin kardiovaskular.Kush mund ta përdorë:
  • Të gjithë ata që duan të arrijnë një ekuilibër në organizëm.
  • Të gjithe ata që janë nën stres.
  • Atletët dhe persona që merren me fitness
2,000 L

BAR ELBI BIO

Elbi është një nga bimët më të lashta të kultivuara nga njerëzimi. Përdorimi i tij daton që prej 8500 vjet para Krishtit. I përdorur nga shumë qytetërime të vjetra si Grekët, Egjiptianët dhe Babilonasit: në Babiloni, elbi përdorej si “valutë” standarte shkëmbimi.Në fillim të shekullit të XX u zbulua se filizat e elbit përmbanin një sasi të jashtëzakonshme ushqyesish. Para Luftës së Parë Botërore, farmacitë amerikane filluan ta shisnin si suplement vitaminash.Bari i elbit (barley grass) meret nga gjethet e vogla të elbit dhe përmban shumë vitamina dhe minerale.Rekomandohet:
  • Për të gjithë ata që nuk konsumojnë mjaftueshëm vitamina dhe minerale
  • Për atletët
  • Për vegjetarianët dhe veganët
  • Rekomandohet edhe gjatë detoksifikimit të trupit
1,500 L

BAR GRURI BIO

Bari i grurit është një burim i pasur vitaminash dhe mineralesh. Bari i grurit Nature’s Finest është i rritur në mënyrë bio-organike dhe i tharë me kujdes per të ruajtur super vlerat ushqyese të tij. Është një burim i bollshëm proteinash, fibrash dietike dhe klorofili.Një burim natyral i vitaminave dhe mineraleve
  • I rritur 100% organik
  • Vitamina dhe minerale
  • Përmbajtje e lartë proteinash
  • I pasur me fibra dietike
1,900 L

BETA GLUCAN

Ju mund të keni dëgjuar që fibrat janë të dobishme, por e dini që jo të gjitha fibrat janë njësoj? Janë dy kategori fibrash: të tretshme dhe të patretshme. Brenda secilës kategori, ka tipe të ndryshme.Beta-glucans  janë polisakaride natyrale të cilat klasifikohen si fibra dietike të tretshme dhe ndihmojnë në normalizimin e kolesterolit dhe triglicerideve dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Ato ngadalësojnë aktivitetin e enzimave digjestive duke formuar një xhel viskoz në stomak, i cili ngadalëson absorbimin e ushqyesve dhe si pasojë, ul nivelin e sheqerit në gjak pas ushqimit.Këto fibra ndihmojnë dhe në eleminimin e konstipacionit (kapsllëkut)  dhe problemeve me zorrët, duke ushqyer bakteret e shëndetshme në zorrë, si dhe mbajtur nën kontroll peshën trupore.Beta Glucan ndihmon në normalizimin e nivelit të kolesterolit dhe në uljen e nivelit të glukozës në gjak, pas ushqimit. Fibrat dietike janë të provuara për efektin në sistemin e tretjes, përmirësojnë funksionin e zorrëve dhe ndihmojnë në zbrazjen e zorrës së trashë. Konsumimi i Beta Glukan jep një ndjenjë ngopje, që ndikon në reduktimin e ushqimit.Si funksionon Beta Glucan?Duke qenë fibra të tretshme, Beta Glucan ngadalëson tranzitin e ushqimit në zorrë. Kjo bën që trupit ti duhen më tepër kohë për të tretur ushqimin. Tretja e ngadaltë bën që trupi të përthithë më ngadalë sheqernat e ushqimeve dhe ti lërë kohë organizmit për të eleminuar sheqerin e tepërt, duke e mbajtur stabël nivelin e sheqerit në gjak.Rekomandohet:
  • Personat që kanë nivel të lartë të kolesterolit dhe triglicerideve
  • Personat që kanë nivel të lartë të glukozës ose vuajnë nga diabeti i tipit 2
  • Personat që kanë probleme tretje
1,900 L

BIO CHLORELLA POWDER

Klorela (Chlorella) është një algë blu-jeshile e ujërave të ëmbla me përmbajtje të lartë proteinash, kështu që është specifikisht e përshtatshme për veganët.Është një nga ushqimet më të pasura; mjaft e pasur me fitonutrientë si: amino acide, klorofil, beta-karoten, potas, fosfor, biotin, magnez dhe vitamian B-kompleks.Duke e krahasuar me spirulinën,përmban më pak proteina por më shumë klorofil.Rekomandohet:
  • Për të gjithë ata që kanë mungesë hekuri
  • Për atletët dhe personat që merren me aktivitet fizik
  • Vegjetarianët dhe veganët
1,500 L

BIO CORDYCEPS POWDER

Ai përdoret gjithashtu për të forcuar sistemin imunitar, përmirësuar paraqitjen e sportistëve, eleminuar efektet e plakjes dhe zgjatur jetën, dhe për të përmirësuar funksionin e mëlçisë në personat me hepatit B.Cordyceps sinensis është një kërpudhë kineze që e ka origjinën nga Tibeti. Ajo rritet në lartësi ekstreme 5000 m, në terrene të vështira për tu arritur.Cordyceps është një bimë amfibe. Ne dimër jeton në tokë si krimbat. Gjëja e vetme që lëviz në këtë periudhë janë qimet e saj të cilat rriten mbi sipërfaqen e tokës. Në fillim të pranverës, Cordyceps transformohet e gjitha në një kërpudhë. Në fillim të verës, sporet e kërpudhave ngjiten në larvat e fluturave ose të insekteve të tjera,dhe fillojnë të rriten si parazitë.
3,900 L