Home Vajra Kurativ
Vajra Kurativ
Zgjidh një kategori specifike ose shiko të gjithë vajrat për trajtime shëndetësore më poshtë
Showing 13 – 24 of 36 results
VAJ AVOKADO FLORA
Vaji bimor i Avokados është një vaj i jashtëzakonshëm për përdorim kozmetik. I pasur me acide yndyrore, vitamina A,B,C,D,E,K, minerale si bakër, hekur, magnez, fosfori; fitokimikatet si beta-sitosterol, glutathione, etj, është shumë i rekomanduar sidomos për lëkurë të thatë.Vaji i avokados rekomandohet gjerësisht për personat me lëkurë të thatë dhe te moshat e mëdha, apo dhe në personat që vuajnë nga ekzemat.Është një element i rëndësishëm për trajtimet kundër diellit apo për lëkurat e dëmtuara nga klima, si hidratimi.
- Eshtë shumë aktiv për të gjitha llojet e lëkurës, kundër tharjes (rekomandohet të përdoret pas dushit, pas rrezeve të diellit ose solarit). Mund të bëhen përzierje të vajit të avokados, jojobës, si dhe vitaminës E, që merret nga vaji i bajames, ushqen lëkurën e fytyrës dhe të trupit, ndihmon qarkullimin e gjakut, në mënyrë stimuluese ndikon në rritjen e indeve dhe qelizave duke rritur forcën e tyre. Përmirëson rezistencën dhe vitalitetin e saj natyror. Ky vaj e mban lëkurën të re, elastike, të fortë dhe në të njëjtën kohë e bën atë të butë, të mëndafshtë dhe të shndritshme-Mund të përdoret brenda çdo lloj shampoje për flokë normalë dhe për flokë të thatë ne sasi 8-10 gram vaj avokado, duke i dhënë flokëve volum dhe shkëlqim,-Vaj avokados ushqen lëkurën, rigjeneron qelizat e lëkurës, ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë
VAJ BAJAME E ËMBËL
VAJI I BAJAMES SË ËMBËL –ELEMINIMI I STRIJAVE DHE SHUMË PËRDORIME TË TJERA SURPRIZUESE!
VAJ BAJAME E ËMBËL
VAJI I BAJAMES SË ËMBËL –ELEMINIMI I STRIJAVE DHE 59 PËRDORIME TË TJERA SURPRIZUESE!
Vaji i bajames së ëmbël padyshim është një nga vajrat më të kërkuar dhe përdorur në produktet kozmetike, receta natyrale bukurie dhe për shëndetin. Nuk ka asnjë pjesë të trupit të njeriut që vaji i bajames së ëmbël nuk përdoret dhe që nuk ka dhënë rezultate të mahnitshme! Është nga të paktit vajra që përdoret për foshnjën e porsalindur, ndërkohë që numri i tyre numërohet nga gishtat e njërës dorë!Vaji i bajames së ëmbël është një nga vajrat më të mira për kujdesin e lëkurës dhe flokët. Epërsia e tij është spektri i gjerë dhe i jashtëzakonshëm i veprimit dhe pa asnjë efekt anësor. Ai ka cilësi të përsosura zbutëse, ushqyese dhe qetësuese, si për lëkurën e të rriturve ashtu edhe për atë të fëmijëve, madje edhe për të porsalindurit. Thithet në çast nga lëkura dhe nuk bllokon aspak poret, por përkundrazi, i pastron ato. Vitaminat A, B dhe E luajnë rol kryesor në shëndetin dhe freskinë e lëkurës. Ato i japin fytyrës shkëlqim natyral, e hidratojnë dhe realizojnë ruajtjen e lagështirës (mjaft i mirë në rastet e tharjeve ekstreme të lëkurës), e zbusin dhe luftojnë inflamacionet. Gjithashtu, ato ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së lëkurës. I përshtatshëm për çdo tip lëkure.Përsa i përket kujdesit ndaj flokëve, vaji i bajames së ëmbël trajton të gjitha anomalitë e flokut. Ajo eleminon rënien e parakohshme të flokut, zgjat flokët, u jep shkëlqim, i ushqen dhe i hidraton. Përveç kësaj, vaji i bajames së ëmbël forcon flokët e dobët, lufton zbokthin dhe eleminon ndarjen e majave të flokut.Tepër i efektshëm është vaji i bajames së ëmbël edhe për shëndetin dhe trajtimin e sëmundjeve. Ai parandalon artritin, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e enëve të gjakut, diabetin, qetëson ekzemat dhe psoriasis. Përbërësit e vajit të bajames, kryesisht acidet, stimulojnë zhvillimin e trurit në funksionin e rritjes dhe të performancës, duke rritur së tepërmi aftësinë e të mësuarit, tërheqjen dhe absorbimin e informacionit.
VAJ BAJAME E HIDHUR
Vaji i bajames së hidhur është mjaft njohur në mjekësi për vetitë e tij, si dhe ka një përdorim të gjerë në kozmetikë. Ai është i ndryshëm nga vaji i bajames së ëmbël, për shkak e përmban amigdalinë, e cila gjendet dhe në bërthamat e kumbullës, kajsisë dhe pjeshkës. Bajamja e ëmbël nuk e ka këtë substancë toksike, dhe prandaj mund të përdoret dhe në sasi të madhe, ndryshe nga bajamja e hidhur.Bajamet e kanë prejardhjen nga veriu i Afrikës dhe Azia Perëndimore, por janë kultivuar gjerësisht dhe në rajonin e Mesdheut. Qytetërimet e vjetra, si Roma e përdornin vajin e bajames së hidhur kundër krimbave të zorrëve dhe për të ulur temperaturën e lartë të trupit.
VAJ DAFINE
-Kundër dhimbjeve
-Mjekon acarimin e bajameve, laringitet.
-Qartëson zërin
-Qetëson kollën
-Pastron mushkritë
- AntifungalVaji i dafinës merret nga pema e dafinës, një pemë me gjelbërim të përjetshëm me origjinë nga India Perëndimore, por e përhapur gjerësisht dhe në rajonin e Mesdheut, dhe në Shqipëri.Vaji i dafinës është konsideruar si vaj magjik për efektet dhe dobitë e tij kurative. Vaji i dafinës është preparat 100% natyral që ekstraktohet nga gjethet dhe kokrrat e kësaj peme pas larjes dhe tharjes, në gjendje të ftohtë për të ruajtur strukturën kimike dhe për të pasur efektshmëri maksimale në përdorimin e saj mjekësor.Vaji i dafinës përdoret gjerësisht në kozmetikë dhe parfummeri, veçanërisht në produktet e higjenës për meshkuj në saj të aromës së tij mashkullore.. Ka veti shumë të mira për tonifikimin e lëkurës dhe ndihmon në shërimin e prerjeve të lëkurës gjatë rrojes.Ky vaj konsiderohet si një anlagjezik në aromaterapi, dhe ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të muskujve dhe kyçeve, si dhe për neuralgjinë. Mund të përdoret dhe si vaj masazhi ose të shtohet në vaskë për një efekt relaksues.Sot përdoret gjerësisht në prodhimin e shampove për trajtimin e rënies së flokut, ose zbokthit.
VAJ ESENCIAL KANELLE
Rekomandohet për:Pastrimin e ajrit
Frymëmarrjen
Diabetin
Divertikulitin
Infeksionet mykotike
Infeksionet bakteriale
Infeksionet virale
Infeksionet vaginale
Vaginitin
Sistemin imunitar
Mykun
Pankreasin
Pneumoninë
Tifon
1,400 L VAJ ESENCIAL PEMA E ÇAJIT
Vaji esencial i pemës së çajit (tea tree oil) ka vlera të jashtëzakonshme kundër akneve. Veprimi antibakterial dhe anti-inflamator e bëjnë këtë lloj vaji një trajtues të shkëlqyeshëm kundër akneve
VAJ ESENCIAL RIGONI
VAJ ESENCIAL RIGONIVaji i rigonit është një vaj esencial i fuqishëm i nxjerrë nga bima e rigonit, i cili mund të konkurojë mjaft mirë me antiobiotikët, kur bëhet fjalë për trajtimin dhe parandalimin e llojeve të ndryshëm të infeksioneve.
2,000 L VAJ ESENCIAL SHEREBELË SCLAREA
Sherebela Sclarea (Clary Sage) ka një histori të gjatë si një bar medicinal. Është një bimë shumëvjeçare nga familja Salvi dhe emri i saj shkencor është Salvia Sclarea. Konsiderohet si një nga vajrat kryesorë për hormonet, veçanërisht tek gratë.Janë bërë shumë studime në lidhje me përfitimet e saj për spazmat, dhimbjet menstruale, afshet dhe çekuilibrimin hormonal. Është e njohur gjithashtu për aftësinë e saj për të rritur qarkullimin e gjakut, për të përmirësuar sistemin e tretjes, shëndetin e syve dhe për të luftuar leuçeminë.Sherebela Sclarea është një nga vajrat më të shëndetshëm, me veti antikonvulsive, antidepresive, antifungale, anti-infektive, antiseptike, antispasmodike, astringente dhe anti-inflamatore. Është gjithashtu një tonik nervor dhe qetësues i fuqishëm.Lehtëson problemet menstruale
Ndihmon Balancimin Hormonal
Lehtëson pagjumësinë
Përmirëson qarkullimin e gjakut etj.
1,800 L VAJ HUDHRE
Vaji i hudhrës është jashtëzakonisht i dobishëm në trajtimin me sukses të sëmundjeve – rreth 550 të tilla, të cilat kanë të bëjnë me sistemin kardiovaskular, sistemin imunitar, sistemin e frymëmarrjes, sëmundjet infektive, diabetin dhe lëkurën.Vaji i hudhrës është mjaft i pasur me minerale, përbërës esencialë dhe vitamina, si fosfor, mangan, magnez, hekur, bakër, kalcium, squfur, vitaminat, C, B1, B2 dhe A.
VAJ I FARËS SË KUNGULLIT
ELEMINIMI I SHPEJTË I PROSTATËS SË ZMADHUAR – TRAJTIMI BIO-ORGANIK ME VAJIN E FARËS SË KUNGULLITTashmë është vërtetuar plotësisht se vaji i farës së kungullit është një trajtim “çudibërës” për prostatën e zmadhuar (hiperplazia beninje e prostatës): brenda 2 muajsh zvogëlohet prostata e rritur deri në 40%, si dhe eleminohen simptomat në masën 90%!
1,700 L – 2,700 L VAJ I FARËS SË ZEZË BIO
Vaji i farës së zezë (Nigella Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për mirëqënien.Vaji i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme, sidomos ndaj sëmundjeve që burojnë nga dobësia dhe inefiçenca e sistemit imunitar. Nga mjekësia moderne pretendohet se ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS apo sëmundjet tumorale.Kërkimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe efikasiteti i vajit të farës së zezë në stimulimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohen kur merret i kombinuar me vajra të tjera, si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i karrotës, vaji i farës së kungullit, vaji i hudhrës, vaji i kamomilit, etj.Efekte shumë të mira si suplement ushqimor me rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në periudhën e rritjes, arrihen me kombinimin e tij me mjaltin.Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes.Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë të lartë për këtë farë. Në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj, ose tabletë.