0 L

S’ka produkte në shportë.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ose më shumë!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

S’ka produkte në shportë.

Home Vajra Kurativ Vajra Bimore VAJ BAJAME E ËMBËL

VAJ BAJAME E ËMBËL

1,500 L

VAJI I BAJAMES SË ËMBËL –ELEMINIMI I STRIJAVE DHE SHUMË PËRDORIME TË TJERA SURPRIZUESE!

Efektet

Vaji i bajames së ëmbël padyshim është një nga vajrat më të kërkuar dhe përdorur në produktet kozmetike, receta natyrale bukurie dhe për shëndetin. Nuk ka asnjë pjesë të trupit të njeriut që vaji i bajames së ëmbël nuk përdoret dhe që nuk ka dhënë rezultate të mahnitshme! Është nga të paktit vajra që përdoret për foshnjën e porsalindur, ndërkohë që numri i tyre numërohet nga gishtat e njërës dorë!

Vaji i bajames së ëmbël është një nga vajrat më të mira për kujdesin e lëkurës dhe flokët. Epërsia e tij është spektri i gjerë dhe i jashtëzakonshëm i veprimit dhe pa asnjë efekt anësor. Ai ka cilësi të përsosura zbutëse, ushqyese dhe qetësuese, si për lëkurën e të rriturve ashtu edhe për atë të fëmijëve, madje edhe për të porsalindurit. Thithet në çast nga lëkura dhe nuk bllokon aspak poret, por përkundrazi, i pastron ato. Vitaminat A, B dhe E luajnë rol kryesor në shëndetin dhe freskinë e lëkurës. Ato i japin fytyrës shkëlqim natyral, e hidratojnë dhe realizojnë ruajtjen e lagështirës (mjaft i mirë në rastet e tharjeve ekstreme të lëkurës), e zbusin dhe luftojnë inflamacionet. Gjithashtu, ato ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së lëkurës. I përshtatshëm për çdo tip lëkure.

Përsa i përket kujdesit ndaj flokëve, vaji i bajames së ëmbël trajton të gjitha anomalitë e flokut. Ajo eleminon rënien e parakohshme të flokut, zgjat flokët, u jep shkëlqim, i ushqen dhe i hidraton. Përveç kësaj, vaji i bajames së ëmbël forcon flokët e dobët, lufton zbokthin dhe eleminon ndarjen e majave të flokut.

Përbërësit

100% Vaj Bajame e Ëmbël  i çertifikuar Bio-Organik

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “VAJ BAJAME E ËMBËL”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët