0 L

S’ka produkte në shportë.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ose më shumë!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

S’ka produkte në shportë.

Home Vajra Kurativ Vajra Bimore VAJ BAJAME E HIDHUR

VAJ BAJAME E HIDHUR

400 L

Vaji i bajames së hidhur është mjaft njohur në mjekësi për vetitë e tij, si dhe ka një përdorim të gjerë në kozmetikë.  Ai është i ndryshëm nga vaji i bajames së ëmbël, për shkak e përmban amigdalinë, e cila gjendet dhe në bërthamat e kumbullës, kajsisë dhe pjeshkës. Bajamja e ëmbël nuk e ka këtë substancë toksike, dhe prandaj mund të përdoret dhe në sasi të madhe, ndryshe nga bajamja e hidhur.

Bajamet e kanë prejardhjen nga veriu i Afrikës dhe Azia Perëndimore, por janë kultivuar gjerësisht dhe në rajonin e Mesdheut. Qytetërimet e vjetra, si Roma e përdornin vajin e bajames së hidhur kundër krimbave të zorrëve dhe për të ulur temperaturën e lartë të trupit.

Efektet

Ndihmon rritjen e flokutKy vaj përshpejton rritjen e flokut, veçanërisht kur përdoret të paktën një herrë në muaj. Vaji I bajames së hidhur është shumë i pasur me nutrientë për skalpin dhe rrënjët e flokut. Gjithashtu, ndihmon për mbrojtjen e skalpit nga rrezet UV, si dhe për mbrojtjen e folikulave nga ndotja e agjentëve atmosferikë. Këta faktorë ambientalë ndikojnë në rritjen e flokut. Nëse e përdorni çdo javë, do ta keni flokun më të shëndetshëm.Ul temperaturën e lartë.Vaji i bajames së hidhur përdoret për të ulur temperaturën, duke luftuar infeksionet. Ai pëermban komponentë alkalinë, të cilët parandalojnë ifeksionet dhe ulin temperaturën e trupit. Ky vaj parandalon zhvillimin e bakterieve dhe viruseve.Megjithatë, ju duhet ta përdorni vetëm në doza të vogla.Detoksifikon organizmin.Trupi tenton të largojë toksinat nëpërmjet urinës dhe djersitjes. Kur ky vaj konsumohet në sasi të vogla, trupi juaj do të nxjerrë toksinat nëpërmjet urinimit të shpeshtë. Falë vetive të tij qetësuese dhe anestezike, ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës.Qetëson dhimbjet e lehta.Vaji i bajames së hidhur është përdorur prej kohësh si një anestezik lokal. Kur përdoret në lëkurë, largon dhimbjet për shkak të mpirjes së nervave. Megjithatë, ky vaj duhet përdorur me kujdes, pasi pa njohuritë e duhura mbi dozimin, mund të ketë pasoja të rrezikshme për shëndetin.Stabilizon presionin e gjakutVaji i bajames së hidhur ka veti qetësuese. Ai ndihmon në stabilizimin e presionit të gjakut, duke qetësuar trupin dhe mendjen. Me stabilizimin e presionit të gjakut, përmirësohet shëndeti i zemrës dhe shanset për sëmundje të zemrës pakësohen.

Zhduk krimbat e zorrëve

Ky vaj ka aftësinë të vrasë krimbat  e zorrëve në saj të natyrës së tij toksike. Megjithatë, ky vaj duhet të konsumohet në sasi ekstremisht të ulët, dhe me rekomandimin e mjekut.

Eleminon zbokthin

Vaji i bajames së hidhur është i pasur me përbërës antioksidantë dhe anti-inflamatorë, të cilat blokojnë bakteret dhe kërpudhat të hyjnë në skalp. Ky vaj parandalon prodhimin e tepërt të yndyrës në skalp, duke parandaluar kështu, dhe krijimin e zbokthit.

Ndihmon në trajtimin e disa llojeve të kancerit

Studimet kanë treguar që toksiciteti i këtij vaji ndihmon në eleminimin e disa qelizave kanceroze, për shkak të acidit hidrocianik ose cianidit të  hidrogjenit të përbërjen e tij.

Vret bakteriet

Ky vaj ka përbërës toksikë që ndalojnë infeksionet të përhapen brenda trupit. Cianidi i hidrogjenit dhe benzaldehidet jane dy nga përbërësit përgjegjës ëpr vetitë anativirale, antibakteriale, dhe antifungale të këtij vaji. Sa më gjatë të merret në doza shumë të vogla, aq më shumë e ndihmon trupin të luftojë viruset, infeksionet dhe bakteriet.Shërben si vaj masazhi.Vaji I bajames së hidhur është shumë I mirë dhe për masazh. Ky vaj përhapet lehtësisht, për shkak të konsistencës së tij. Një sasi e vogël, mbulon një sipërfaqe të madhe të lëkurës.  Nuk përthithet lehtësisht nga lëkura.

Përdorimi

Për shkak të natyrës së tij shumë toksike, ky vaj duhet të konsumohet në sasi ekstremisht të ulët, dhe me rekomandimin e mjekut.

Përbërësit

100% vaj nga fruti i bajames së hidhurTeknologjia e prodhimit të vajit, është presimi në të ftohtë. Sipas kësaj teknologjie, produkti i përfituar ruan plotësisht vlerat shëndetësore dhe përbërësit ushqimorë, për shkak se përpunimi nuk i nënshtrohet temperaturave të larta, të cilat i asgjësojnë një pjesë të komponentëve.Produkti është 100% natyral, nuk përmban asnjë aplikim kimikatesh, nuk ka aditivë, konservantë, është i pa rafinuar dhe pa aromatizues.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “VAJ BAJAME E HIDHUR”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët