VAJ ESENCIAL RIGONI
VAJ ESENCIAL RIGONI
Vaji i rigonit është një vaj esencial i fuqishëm i nxjerrë nga bima e rigonit, i cili mund të konkurojë mjaft mirë me antiobiotikët, kur bëhet fjalë për trajtimin dhe parandalimin e llojeve të ndryshëm të infeksioneve.
Përdorimi
- Antibiotik natyral: Hollojeni me një vaj mbajtës dhe aplikojeni tek thembrat e këmbëve ose përdoreni së brendshmi për 10 ditë.
- Lufton kandidën dhe mbipopullimin e fungeve : Për mykun e thoit të këmbës, mund të bëni vetë një pudër antifungale të cilën mund ta aplikoni në lëkurë. Kombinoheni me 3 pika vaj rigoni dhe vendoseni pudrën në këmbë. Për përdorim të brendshëm, merrni 2-3 pika 2 herë në ditë për 10 ditë.
- Lufton pneumoninë dhe bronkitin: Për infeksione të jashtme, aplikoni 2-3 pika të holluara në zonën e prekur, për të parandaluar mbipopullimin e brendshëm bakterial, merrni 2-3 pika së brendshmi 2 herë në ditë për 10 ditë.
- Lufton MRSA dhe infeksionet stafilokoksike: Shtoni 3 pika vaj rigoni në ushqim ose në pijen e preferuar së bashku me një vaj mbajtës, 2 herë në ditë për 10 ditë.
- Lufton krimbat e zorrëve dhe parazitët: Merrni vaj rigoni për përdorim të brendshëm për 10 ditë.
- Heq lythat: Hollojeni me një tjetër vaj ose me argjilë.
- Pastron shtëpinë nga myku: Shto 5-7 pika në solucionin pastrues të shtëpisë së bashku më vajin esencial të pemës së çajit dhe livandos.
- Doza e vajit esencial të rigonit varet nga problem që jeni duke trajtuar. Për përdorim të brendshëm, merrni 2-3 pika 2 herë në ditë për 10 ditë.
- Një mënyrë tradicionale e përdorimit të gjetheve të rigonit është duke i bërë caj për trajtimin e problemeve digjestive. Mund ta realizoni vetë duke hedhur 15gr gjethe rigoni në 250 ml ujë për 10 minuta (ose edhe më tepër deri në 24 orë, për ta bërë një pije akoma dhe më të fuqishme).
- Konsultohuni gjithmonë me mjekun tuaj nëse mund ta merrni për së brendshmi në varësi situatës tuaj shëndetësore.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.