0 L

S’ka produkte në shportë.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ose më shumë!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

S’ka produkte në shportë.

Home SuperFoods Detoksifikimi GJEMB GOMARI BIO

GJEMB GOMARI BIO

550 L

Gjembi i gomarit (Sillybum Marianum) është një bimë e njohur për efektet e saj detoksifikuese dhe është e domosdoshme në luftën kundër yndyrës rreth mëlçisë. Përveç mbrojtjes së mëlçisë, ajo gjithashtu ka aftësinë për të pastruar trupin, dhe mbështet tretjen, dhe kështu është një agjent i shkëlqyeshëm kundër konstipacionit (kapsllëkut).

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë. Ajo kryen funksione të ndryshme që janë thelbësore për shëndetin tonë. Ndër të tjera, mëlçia largon substancat e dëmshme nga trupi. Prandaj, detoksifikimi i herëpashershëm i trupit është një procedurë e detyrueshme e “punës së mirëmbajtjes” për të ruajtur mirëqenien e organizmit

Si ta dallojmë mëlçinë e ngarkuar?

Mëlçia e dhjamosur shkaktohet nga:

-Metabolizmi i ngadalshëm i karbohidrateve dhe paaftësia e ruajtjes së glukozës së tepërt, që do të thotë se trupi nuk merr një valë të re energjie kur i nevojitet, e cila reflektohet në lodhje dhe rraskapitje të vazhdueshme,

-Metabolizmi i dobët i yndyrnave dhe karbohidrateve, i cili reflektohet në akumulimin e yndyrës rreth belit dhe barkut,

-Refluks

-Djersitje e tepruar dhe ndjenja e nxehtësisë,

-Tretje e dobët dhe e ngadaltë shoqëruar me fryrje dhe të vjella të herëpashershme,

-Rënie të rezistencës,

-Probleme të lëkurës (kruarje të lëkurës, puçrra ose njolla të errëta).

Pse, gjembi i gomarit është efektiv?

Përbërësi aktiv i tij është silymarin, i cili forcon muret e qelizave të mëlçisë duke parandaluar hyrjen e toksinave në qelizë dhe mbështetur rigjenerimin e këtyre qelizave.

REKOMANDOHET  për cilindo që ka probleme me dhjamosjen e mëlçisë, ose barkut/belit, që ka probleme të tretjes, ose që do të parandalojë dhjamosjen e mëlçisë.

Efektet

Një pastrues natyral dhe efektiv i mëlçisë

  • I rritur në mënyrë organike
  • Ndihmon pastrimin e mëlçisë
  • Rigjeneron qelizat e dëmtuara të mëlçisë
  • Stimulon procesin natyral të detoksikimit
  • Veprim antioksidant
  • Ndihmon në prostatën e zmadhuar dhe rrugët urinare
  • Ndihmon tretjen

Përdorimi

Gjembi i gomarit është një nga bimët mjekësore më të sigurta, madje dhe një overdozë shumë e madhe nuk shkakton efekte anësore, me përjashtim të çrregullimeve të tretjes apo përshpejtimit të tretjes.Mund të përzihet në ushqime, lëngje frutash, kos, smoothie etj.Sasia ditore e rekomanduar është 3 gr (një lugë kafe)Këshilla:Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore.Mbajeni larg nga fëmijët!Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.

Përbërësit

100% fara të bluara të gjembit të gomarit (lat. Silybum Marianum, angl. Milk Thistle)

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “GJEMB GOMARI BIO”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët