0 L

S’ka produkte në shportë.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ose më shumë!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

S’ka produkte në shportë.

Home Fytyra Hidratimi KREM DITE HIDRATUES

KREM DITE HIDRATUES

3,600 L

PËR LËKURË TË THATË DHE NORMALE, ME TENDENCË PLAKJE

PËR LËKURË DELIKATE DHE TË NDJESHME

Ky krem rekomandohet fuqimisht në stinën e verës për të mbrojtur lëkurën nga dehidratimi i shkaktuar nga rrezet e diellit, si dhe në dimër për të mbrojtur lekurën nga të ftohtit

PRODUKT I TESTUAR DERMATOLOGJIKISHT

50ml

Efektet

Kremi i ditës për fytyrën, Karité është ideal për trajtimin ditor për lëkurë të ndjeshme, të thatë ose normale. I pasur me përbërës funksionalë bimorë që asimilohen lehtësisht nga epiderma, i jep lekurës një gjendje të gjatë dhe të këndshme mirëqënieje.Ndihmon lëkuren të rikuperojë gjendjen fiziologjike optimale dhe ta mbrojë nga agjentët e jashtëm.Shumë i këshillueshëm gjatë stinës së verës për të mbrojtur lëkurën nga dehidratimi i shkaktuar nga rrezet e diellit, si dhe në dimër për të mbrojtur lekurën nga të ftohtit. Tradita për një fytyrë rinore Linja kozmetike kurative për trajtimin e fytyrës me bazë Burro di Karitè (Gjalpi SHEA) me dhe vajra esencialë 100% të pastër, me origjinë bimore, efikase, të çertifikuara dhe të sigurta. Me veprim elastizues dhe rivitalizues për rrudhat. Burro di Karitè (Gjalpi SHEA) nxirret nga bima Butyrospermum parkii, e cila rritet në natyrë në disa rajone të Senegalit dhe Nigerisë.Ngjan me lisin, dhe vendasit e quajnë “Pema e rinisë dhe shëndetit”. Afrikanët e përdorin të gjithe bimën: druri i tij përdoret për ndërtim, dhe nga yndyra e farave të tij përftohet ky gjalp bimor i çmuar, të cilin e përdorin si për gatim dhe për mbrojtjen e lëkurës dhe të flokëve nga dielli, falë “faktorit 4” në përbërjen e tij, për një mbrojtje natyrale. Burro di Karitè (Gjalpi SHEA) ka veti dermoprotektive, zbutëse, qetësuese dhe rigjeneruese. Formon nje shtresë të lehtë mbi epidermë, që lejon këtë të fundit të respirojë pa u dehidratuar. Siguron ushqimin e lipideve pa bllokuar folikulat. Vetitë e tij rrjedhin nga përmbajtja shumë e pasur me acide të yndryrshme të pasaturuara dhe vitaminat. Si substancë funksionale, gjalpi shea është një element shumë i çmuar që krijon një krem eudermik, ushqyes, hidratant, rivitalizues, rigjenerues dhe elastizues.

Përdorimi

Aplikojeni çdo mëngjes në lëkurën e fytyrës, mundësisht pas përdorimit të Qumështit Detergjent, duke e masazhuar me kujdes, me lëvizje rrethore deri në përthithjen e plotë.Mund të përdoret disa herë në ditë, nëse shihet e nevojshme.

Përbërësit

Përbërësit funksionalë:Gjalp Shea (Burro di karitè)*,faktorë hidratues natyralë, Vajra Esencialë 100% të pastër  të Barbarozës, drurit të Trëndafilit, Mirrës, Ylang-Ylang, Palmarosa, Jaseminit, Patchouli-t dhe Trëndafilit.*Përbërës me prejardhje nga Agrikultura Biologjike e Kontrolluar.Përbërësit:Aqua, Bertholletia excelsa nut oil, Caprylic Capryc Trygliceride, Cetyl Alcohol, Glyceryl Stearate Citrate, Glyceryl Stearate, Glycerin, Sodium Stearoyl Lactylate, Butyrospermum parkii butter, Sodium Phytate, Tocopherol, Hydrogenated Palm Glycerides Citrate, Glyceryl Caprylate, Xanthan Gum, Aniba rosaeodora extract, Cananga odorata flower oil, Cymbopogon martinii oil, Commyphora mirrha extract, Jasminum officinale extract, Myroxylon pereirae resin, Pelargonium graveolens oil, Pogostemon cablin oil, Rosa damascena extract, Lactid Acid, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Geraniol, Linalool.ÇERTIFIKIMET: BIO, COSMOS ORGANIC, VEGAN OK, CRUELTY FREE, LIFEGATE ENERGYNUK PËRMBAN:Përbërës alergjikë, ngjyrosës, aroma sintetike, viskozantë sintetikë, derivate hidrokarbure.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “KREM DITE HIDRATUES”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët