Efektet
Kremi i ditës për fytyrën, Karité është ideal për trajtimin ditor për lëkurë të ndjeshme, të thatë ose normale. I pasur me përbërës funksionalë bimorë që asimilohen lehtësisht nga epiderma, i jep lekurës një gjendje të gjatë dhe të këndshme mirëqënieje.Ndihmon lëkuren të rikuperojë gjendjen fiziologjike optimale dhe ta mbrojë nga agjentët e jashtëm.Shumë i këshillueshëm gjatë stinës së verës për të mbrojtur lëkurën nga dehidratimi i shkaktuar nga rrezet e diellit, si dhe në dimër për të mbrojtur lekurën nga të ftohtit. Tradita për një fytyrë rinore
Linja kozmetike kurative për trajtimin e fytyrës me bazë Burro di Karitè (Gjalpi SHEA) me dhe vajra esencialë 100% të pastër, me origjinë bimore, efikase, të çertifikuara dhe të sigurta.
Me veprim elastizues dhe rivitalizues për rrudhat.
Burro di Karitè (Gjalpi SHEA) nxirret nga bima Butyrospermum parkii, e cila rritet në natyrë në disa rajone të Senegalit dhe Nigerisë.Ngjan me lisin, dhe vendasit e quajnë “Pema e rinisë dhe shëndetit”. Afrikanët e përdorin të gjithe bimën: druri i tij përdoret për ndërtim, dhe nga yndyra e farave të tij përftohet ky gjalp bimor i çmuar, të cilin e përdorin si për gatim dhe për mbrojtjen e lëkurës dhe të flokëve nga dielli, falë “faktorit 4” në përbërjen e tij, për një mbrojtje natyrale.
Burro di Karitè (Gjalpi SHEA) ka veti dermoprotektive, zbutëse, qetësuese dhe rigjeneruese. Formon nje shtresë të lehtë mbi epidermë, që lejon këtë të fundit të respirojë pa u dehidratuar. Siguron ushqimin e lipideve pa bllokuar folikulat. Vetitë e tij rrjedhin nga përmbajtja shumë e pasur me acide të yndryrshme të pasaturuara dhe vitaminat.
Si substancë funksionale, gjalpi shea është një element shumë i çmuar që krijon një krem eudermik, ushqyes, hidratant, rivitalizues, rigjenerues dhe elastizues.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.