Efektet
Gjalpi natyral Dudu-Shea® është një produkt Nigerian i cilësisë më të lartë, i cili ka qenë prej kohësh i njohur në Afrikë si një burim i bukurisë natyrore dhe mirëqenies. Dudu-Shea® është një gjalpë i pastër shea, i përftuar në mënyrë tradicionale nga arrat e pemës së sheas (karitè) dhe konsiderohet hidratues natyral i pasur me vitamina. Ky gjalp është përftuar nga presimi në të ftohtë (jo i rafinuar), proces që ruan cilësinë më të lartë me të gjitha vitaminat. Ëhstë paketuar në vazo qelqi kundër rrezeve ultravjollcë, e cila e ruan dhe e mbron faktorët e jashtëm. Dudu-Shea® jonë është unik dhe pjesa e dyllit të sheas përftohet në një proces të veçantë, që e bën të mund të depërtojë në mënyrë optimale në të gjitha shtresat e lëkurës dhe t’i sigurojë asaj të gjitha ushqyesit për lëkurë të shëndetshme. Në kujdesin e bukurisë afrikane, gjalpi shea vlerësohet shumë për vetitë e tij antibakteriale, hidratuese dhe anti-inflamatore. Natyraliteti dhe efektet e dobishme në lëkurë janë të dukshme që në përdorimin e parë.I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe veçanërisht për lëkurën me probleme siç janë neurodermatiti dhe aknet.Varianti Dudu-Shea® Fresh është prodhuar eksluzivisht për tregun europian, si një version i freskët plot aromë natyrale i gjalpit tradicional.
Reviews
There are no reviews yet.