Efektet
Tashmë e keni “në xhep” nxirjen verore! ☀️
Spraji ynë vetë-nxirës është zgjidhja perfekte për këdo që dëshiron të arrijë një nxirje natyrale për lëkurën e vet, në çdo kohë, kudo, pa pasur nevojë ta ekspozojë atë në diell për orë të tëra dhe të vuajë efektet negative të rrezeve të dëmshme UV.
I thjeshtë për t’u përdorur, i sigurtë dhe me efekt të menjëhershëm.
Nxirje që zgjat 6-10 ditë me vetëm një aplikim.
Provoje dhe lëre diellin të të përkëdhelë sa herë të duash!
Përdorimi
Për një nxirje të njëtrajtshme, përdorni një eksfoliues përpara se të përdorni spray vetë-nxirës. Aplikoni një shtresë të hollë të produktit në mënyrë të barabartë në lëkurë të pastër dhe plotësisht të thatë. Për të shmangur njollat e padëshiruara, aplikoni një hidratues pa yndyrë në pëllëmbët, bërrylat dhe gjunjët, ose shmangni fare aplikimin e lëngut në këto pika. Ngjyra zhvillohet brenda disa orësh. Përdoreni një herë në javë për të ruajtur nxirjen.
Këshilla
Produkti nuk ofron mbrojtje ndaj rrezeve ultraviolet. Mos e përdorni tek fëmijët, gratë shtatzëna ose gjidhënëse. Mos thithni ose spërkatni pranë syve. Në rast kontakti me sytë, shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në rast acarimi, ndërprisni përdorimin e produktit dhe/ose konsultohuni me mjekun tuaj. Mos e spruconi mbi rroba, pasi mund të njollosë pëlhurat me ngjyra të lehta.
Ruajeni në temperaturën e dhomës, larg fëmijëve.
Përbërësit
Aqua, Dihidroksiaceton, Propanediol, Glicerinë, Panthenol, Acid Dehidroacetik, Alkool Benzil, Hialuronat Natriumi.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.