Efektet
VAJI I KOKOSIT
Vaji i kokosit ndihmon në rritjen e shëndetshme të flokëve dhe u jep atyre një cilësi të shkëlqyeshme. Vaj i kokosit është burimi më i pasur natyror i acideve yndyrore me zinxhir të mesëm (MCFAs), siç është acidi laurik.
Prania tepër e lartë e acidit laurik në vajin e kokosit kushtëzon edhe efektet e shkëlqyeshme të këtij vaji në flokë.
Acidi laurik është përgjegjës i shëndetit qelizor. Ai garanton dhe parandalon humbjen e proteinave në flokë dhe njëkohësisht siguron një depërtim të thellë në qelizë, gjë që asnjë nga vajrat e tjera nuk është në gjendje që ta realizojë. Kjo është edhe arsyeja përse disa njerëz vërejnë rezultate të mahnitshme kur aplikojnë vajin e kokosit në flokë.VAJI I KASTORIT (RICINIT)
Vaji i kastorit (ose siç quhet ndryshe vaji i ricinit) është një nga vajrat më të mirë dhe më të fuqishëm për rritjen e flokut. Efekti i këtij vaji është në nivel qelizor. Ai ndikon në skalpin e kokës, duke forcuar rrënjët dhe në mënyrë të veçantë, zgjat flokët. Nga hulumtimet, trajtimi me vaj kastori 3-4 herë në javë e 3 deri 5-fishon rritjen normale të flokut! .
Acidi ricinoleik, i cili është i pranishëm në një masë të konsiderueshme tek vaji i kastorit, stimulon ndjeshëm qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, duke mundësuar rigjenerimin e folikulave (rrënjëve) të flokëve dhe si rezultat realizohet rritja mjaft e shpejtë e flokut!Përveç rritjes së shpejtë të flokut, antioksidantët e pranishëm në vajin e kastorit ndihmojnë në krijimin e depozitës së keratinës në flokë, e cila është faktori kryesor për flokë të shëndetshëm, të butë dhe të kuruar. Vaji i recinit përbën trajtuesin kryesor për flokët e dëmtuar kimikisht nga bojërat dhe dekolorantët. Acidi ricinoleik, i cili është në sasi mjaft të mëdha në vajin e kastorit ndihmon në balancimin e pH-it në lëkurën e kokës, duke mundësuar në këtë mënyrë detoksifikimin e flokut nga produktet kimike që përdoren për stilimin e tij.PERSONAT QË MUND TA PËRDORIN
1. Femrat të cilat dëshirojnë të zgjasin flokun.
2. Personat me rënie floku.
3. Personat me flokë të hollë dhe të dëmtuar.
4. Personat me flokë të thatë.
5. Personat me prani të madhe të zbokthit në kokë.
6. Personat që ekspozohen për një kohë të gjatë në diell.
7. Djemtë për shtimin dhe mirëmbajtjen e mjekrës.
8. Personat që kanë inflamacion të skalpit të kokës.
9. Personat që kanë djersitje dhe nxehje të skalpit të kokës.
10. Personat me thinja të parakohshme.
11. Persona me parazitë në kokë.
12. Fëmijët e vegjël për pastrimin e skalpit dhe forcimin e
flokut.
13. Gratë në menopauzë.PËR RRITJEN E FLOKËVE
Receta Kokos-Kastor është trajtues i shkëlqyer për rritjen e flokëve. Vaji i kastorit është një nga stimuluesit më të mëdhenj të rritjes së flokut. Nga hulumtimet shkencore është vërtetuar se vaji i kastorit ka aftësinë të stimulojë tre deri në pesë herë rritjen e flokut krahasuar me rritjen normale të tij! Nga ana tjetër, acidi laurik në përbërje të vajit të kokosit, i rigjeneron në thellësi flokët, duke i rritur mjaft ato.Nëse dëshironi rezultate shumë më të mira dhe më të shpejta për rritjen e flokëve, aplikoni metodën “kokë-poshtë”. Kjo metodë është shpikur dhe aplikuar për herë të parë në SHBA dhe për shkak të suksesit të saj është shpërndarë shumë shpejt në të gjithë botën.
Sipas kësaj metode, masazhimi i rrënjës së flokut bëhet me kokën poshtë. Në këtë pozicion, rritet mjaft qarkullimi i gjakut në kokë dhe në këtë mënyrë, stimulohet mjaft rritja e flokut. Masazhimi i rrënjës së flokut vazhdon për 5-10 minuta. Në këtë gjendje mbahet 1-3 orë dhe më pas lahet koka.Ky trajtim bëhet për 1 javë rresht për çdo muaj.
Metoda “kokë-poshtë” nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.PËR TRASHJEN E FLOKUT
I keni flokët e holla dhe të dobëta? Receta Kokos-Kastor është zgjidhja. Ky kombinim jep rezultate të jashtëzakonshme për këtë lloj floku. Acidi laurik dhe acidi recinoleik të pranishme në vajin e kokosit dhe të kastorit i ushqejnë dhe i forcojnë fibrat e flokut në mënyrë intensive.
Për një kohë fare të shkurtër kjo recetë i kthen flokët e holla në fibra të trasha, duke i dhënë në këtë mënyrë qëndrueshmëri dhe volum flokut.
Aplikoni vajin nga rrënja deri tek majat për rreth 15 minuta. Mbajeni 2-3 orë dhe pastaj lani kokën. Ky trajtim bëhet jo më pak se 3 herë në javë.PËR USHQYERJEN DHE HIDRATIMIN E FLOKËVE TË THATË
Tharja e flokëve është simptoma kryesore dhe shkaku themelor i humbjes së proteinës në flokë. Për shkak të mosfurnizimit të flokut me proteina, ai bëhet i thatë dhe lehtësisht i këputshëm. Gjithashtu, edhe faktorëve të jashtëm, si nxehtësia e tharëses së flokëve, dielli, i ftohti, bojërat dhe dekolorantët janë shkaqe për tharjen e flokut.Receta Kokos-Kastor është ideale për zgjidhjen e këtij problemi shqetësues për flokët. Sipas një studimi të botuar në Journal of Cosmetic Science, vaji i kokosit është i vetmi vaj që redukton humbjen e proteinave në flokë. Acidi laurik që gjendet në vajin e kokosit ka një peshë molekulare të ulët dhe është në gjendje që të depërtojë në thellësi të qelizave të flokëve dhe të folikulave, duke ushqyer flokët me vitamina, minerale dhe acide yndyrore të zinxhirit të mesëm.KUNDËR RËNIES SË FLOKUT
Nëse keni rënie të flokëve, receta Kokos-Kastor është trajtimi i duhur për këtë qëllim. Kjo recetë ka 2 efekte bazë: ndihmon në ndalimin e rënies së flokut dhe stimulon daljen e flokëve të reja. Vaji i kastorit është një trajtues i shkëlqyer kundër rënies së flokut. Ky vaj është efektiv në këtë aspekt për disa arsye: është antibakterial dhe antifungal dhe siç dihet, infeksionet bakteriale dhe fungale janë shkaqe madhore të rëniës së flokut. Përveç kësaj, acidi recinukleik, i cili është i pranishëm në vajin e kastorit, stimulon qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, duke aktivizuar rrënjët e flokëve.KUNDËR ZBOKTHIT
Zbokthi në skalpin e kokës është një nga gjendjet më të zakonshme. Kjo shpesh mund të shkaktohet nga lëkura e thatë dhe sidomos nga ndjeshmëria ndaj kimikateve të ashpra në produktet e kujdesit të flokëve, të cilat janë shkak për krijimin e infeksioneve kërpudhore (Malassezia folliculitis).
Shumë shampo komerciale përmbajnë kimikate që janë të dëmshme. Në këtë grup përfshihet parabeni, propilen glikoli, polietilen glikoli, sodium laureth sulfati, natriumi lauril sulfati si dhe shumë kimikate të tjera. Te gjitha këto kimikate ndikojnë mjaft në krijimin e infeksioneve kërpudhore.Receta Kokos-Kastor është shumë më rezultative se shampot më të mira kundra zbokthit. Acidet yndyrore me zinxhir të mesëm të pranishme tek vaji i arrës së kokosit, si acidin laurik dhe acidi kaprik, kanë veti të forta antivirale, antimikrobike dhe antifungale që eleminojnë me mjaft efektivitet kërpudhat, viruset dhe bakteret të pranishme në lëkurën e kokës tuaj.Aplikoni receten Kokos-Kastor përpara se të përdorni shampo. Bëni masazh në lëkurën e kokës pasi të keni ngrohur vajin në banjamarinë gjysëm ore para se ta përdorni shampon në flokë. Pasi të lani flokun shplajeni mirë e mirë. . Ky trajtim bëhet 2-3 herë në javë për një periudhë 3 javore.
Pas disa aplikimesh, zbokthi do të eleminohet.PËR MBROJTJE NGA DIELLI
Flokët, ashtu sikurse lëkura, janë të prirura për dëmtimin nga dielli. Përbërja e tij me vaj kokosi e bën recetën Kokos-Kastor mjaft efektive kundër djegieve nga dielli. Vaj kokosit është një sunscreen natyral, me një SPF (Sun Protect Factor) 8. Vaj kokosit është një mbrojtje dielli sigurt dhe efektive për flokët si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët.
Nëse planifikoni një ditë në diell, përdoreni atë si një kondicioner për mbrojtje nga dielli gjatë gjithë ditës.PËR STILIMIN E FLOKËVE (FLOKË TË PABINDUR)
Vaji i kokosit dhe vaji i kastorit konsiderohen si trajtues të rëndësishëm styling për shkak të rezultatit të tij dhe pa efekte anësore. Për shkak të vetive fiziko-kimike të tij, vaji i kokosit shkrihet në ngrohje dhe pastaj kondensohet kur ftohet në flokë. Prandaj, kur ju e aplikoni atë në flokët tuaj, receta Kokos-Kastor përhapet në mënyrë të barabartë për shkak të ngrohjes e kokës. Menjëherë pas kësaj vaji në flokë kondensohet, duke funksionuar në këtë mënyrë si një xhel styling ose krem.Produktet konvencionale të kujdesit të flokëve përmbajnë shpesh kimikate të rrezikshme, të cilat dëmtojnë seriozisht shëndetin e flokëve. Po kështu, pjastrat, tharëset e flokëve dhe instrumentat e tjera dëmtojnë flokët duke e bërë atë të brishtë, delikat dhe të prirur për ndarjen e majave. Vaji i kokosit ndihmon për të parandaluar këtë lloj dëmtimi termik.Receta Kokos-Kastor i ushqen flokët që në rrënjë, duke i bërë ato më të butë dhe të lehtë për t`u krehur dhe stiluar. Kjo recetë i jep flokëve shkëlqim dhe një pamje të mëndafshtë.KUNDËR MAJAVE DYSHE TË FLOKUT
Nëse ju i keni majat dyshe të flokut në një gjendje të agravuar, përgjithësisht këshillohet që të priten ato; por në rast se ky problem nuk është në një stad të avancuar, këshillohen trajtime me vajra bimore për përmirësimin e gjendjes.
Receta Kokos-Kastor është mjaft efektive kundër majave dyshe të flokut. Masazhoni çdo darkë majat e flokëve me këtë recetë për disa minuta. Pas masazhit, floku nuk ka nevojë për shplarje. Pas rreth 20 ditësh floku do të jetë i restauruar plotësisht.SI KONDICIONER
Receta Kokos-Kastor shërben si kondicioneri më i mirë për flokët sesa çdo kondicioner tjetër me përbërje sintetike të disponueshme me shumicë në treg. Kjo formulë është tepër efikase, sidomos për flokët e thatë. Vaji i kokosit ka një kapacitet të lartë të ruajtjes së lagështisë në flokë si dhe acidi laurik që ndodhet me shumicë tek ky vaj, garanton furnizimin normal të flokut me proteina.
Receta Kokos-Kastor zbut, hidraton dhe i jep shkëlqim flokëve tuaj. Ai gjithashtu vepron si mbrojtës ndaj faktorëve të jashtëm, si nxehtësia e tharëses së flokëve, dielli, i ftohti, bojërat dhe dekolorantët.
Reviews
There are no reviews yet.