0 L

S’ka produkte në shportë.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ose më shumë!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

S’ka produkte në shportë.

Home Floket Maskë MASKË KOKOS & KASTOR

MASKË KOKOS & KASTOR

1,200 L

Rritje intesive e flokëve

Rigjenerim i shpejtë

Riparon majat dyshe

Kundër rënies së flokut

Trash dhe zgjat fijen e flokut

Efektet

VAJI I KOKOSIT Vaji i kokosit ndihmon në rritjen e shëndetshme të flokëve dhe u jep atyre një cilësi të shkëlqyeshme. Vaj i kokosit është burimi më i pasur natyror i acideve yndyrore me zinxhir të mesëm (MCFAs), siç është acidi laurik. Prania tepër e lartë e acidit laurik në vajin e kokosit kushtëzon edhe efektet e shkëlqyeshme të këtij vaji në flokë. Acidi laurik është përgjegjës i shëndetit qelizor. Ai garanton dhe parandalon humbjen e proteinave në flokë dhe njëkohësisht siguron një depërtim të thellë në qelizë, gjë që asnjë nga vajrat e tjera nuk është në gjendje që ta realizojë. Kjo është edhe arsyeja përse disa njerëz vërejnë rezultate të mahnitshme kur aplikojnë vajin e kokosit në flokë.VAJI I KASTORIT (RICINIT) Vaji i kastorit (ose siç quhet ndryshe vaji i ricinit) është një nga vajrat më të mirë dhe më të fuqishëm për rritjen e flokut. Efekti i këtij vaji është në nivel qelizor. Ai ndikon në skalpin e kokës, duke forcuar rrënjët dhe në mënyrë të veçantë, zgjat flokët. Nga hulumtimet, trajtimi me vaj kastori 3-4 herë në javë e 3 deri 5-fishon rritjen normale të flokut! . Acidi ricinoleik, i cili është i pranishëm në një masë të konsiderueshme tek vaji i kastorit, stimulon ndjeshëm qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, duke mundësuar rigjenerimin e folikulave (rrënjëve) të flokëve dhe si rezultat realizohet rritja mjaft e shpejtë e flokut!Përveç rritjes së shpejtë të flokut, antioksidantët e pranishëm në vajin e kastorit ndihmojnë në krijimin e depozitës së keratinës në flokë, e cila është faktori kryesor për flokë të shëndetshëm, të butë dhe të kuruar. Vaji i recinit përbën trajtuesin kryesor për flokët e dëmtuar kimikisht nga bojërat dhe dekolorantët. Acidi ricinoleik, i cili është në sasi mjaft të mëdha në vajin e kastorit ndihmon në balancimin e pH-it në lëkurën e kokës, duke mundësuar në këtë mënyrë detoksifikimin e flokut nga produktet kimike që përdoren për stilimin e tij.PERSONAT QË MUND TA PËRDORIN 1. Femrat të cilat dëshirojnë të zgjasin flokun. 2. Personat me rënie floku. 3. Personat me flokë të hollë dhe të dëmtuar. 4. Personat me flokë të thatë. 5. Personat me prani të madhe të zbokthit në kokë. 6. Personat që ekspozohen për një kohë të gjatë në diell. 7. Djemtë për shtimin dhe mirëmbajtjen e mjekrës. 8. Personat që kanë inflamacion të skalpit të kokës. 9. Personat që kanë djersitje dhe nxehje të skalpit të kokës. 10. Personat me thinja të parakohshme. 11. Persona me parazitë në kokë. 12. Fëmijët e vegjël për pastrimin e skalpit dhe forcimin e flokut. 13. Gratë në menopauzë.PËR RRITJEN E FLOKËVE Receta Kokos-Kastor është trajtues i shkëlqyer për rritjen e flokëve. Vaji i kastorit është një nga stimuluesit më të mëdhenj të rritjes së flokut. Nga hulumtimet shkencore është vërtetuar se vaji i kastorit ka aftësinë të stimulojë tre deri në pesë herë rritjen e flokut krahasuar me rritjen normale të tij! Nga ana tjetër, acidi laurik në përbërje të vajit të kokosit, i rigjeneron në thellësi flokët, duke i rritur mjaft ato.Nëse dëshironi rezultate shumë më të mira dhe më të shpejta për rritjen e flokëve, aplikoni metodën “kokë-poshtë”. Kjo metodë është shpikur dhe aplikuar për herë të parë në SHBA dhe për shkak të suksesit të saj është shpërndarë shumë shpejt në të gjithë botën. Sipas kësaj metode, masazhimi i rrënjës së flokut bëhet me kokën poshtë. Në këtë pozicion, rritet mjaft qarkullimi i gjakut në kokë dhe në këtë mënyrë, stimulohet mjaft rritja e flokut. Masazhimi i rrënjës së flokut vazhdon për 5-10 minuta. Në këtë gjendje mbahet 1-3 orë dhe më pas lahet koka.Ky trajtim bëhet për 1 javë rresht për çdo muaj. Metoda “kokë-poshtë” nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.PËR TRASHJEN E FLOKUT I keni flokët e holla dhe të dobëta? Receta Kokos-Kastor është zgjidhja. Ky kombinim jep rezultate të jashtëzakonshme për këtë lloj floku. Acidi laurik dhe acidi recinoleik të pranishme në vajin e kokosit dhe të kastorit i ushqejnë dhe i forcojnë fibrat e flokut në mënyrë intensive. Për një kohë fare të shkurtër kjo recetë i kthen flokët e holla në fibra të trasha, duke i dhënë në këtë mënyrë qëndrueshmëri dhe volum flokut. Aplikoni vajin nga rrënja deri tek majat për rreth 15 minuta. Mbajeni 2-3 orë dhe pastaj lani kokën. Ky trajtim bëhet jo më pak se 3 herë në javë.PËR USHQYERJEN DHE HIDRATIMIN E FLOKËVE TË THATË Tharja e flokëve është simptoma kryesore dhe shkaku themelor i humbjes së proteinës në flokë. Për shkak të mosfurnizimit të flokut me proteina, ai bëhet i thatë dhe lehtësisht i këputshëm. Gjithashtu, edhe faktorëve të jashtëm, si nxehtësia e tharëses së flokëve, dielli, i ftohti, bojërat dhe dekolorantët janë shkaqe për tharjen e flokut.Receta Kokos-Kastor është ideale për zgjidhjen e këtij problemi shqetësues për flokët. Sipas një studimi të botuar në Journal of Cosmetic Science, vaji i kokosit është i vetmi vaj që redukton humbjen e proteinave në flokë. Acidi laurik që gjendet në vajin e kokosit ka një peshë molekulare të ulët dhe është në gjendje që të depërtojë në thellësi të qelizave të flokëve dhe të folikulave, duke ushqyer flokët me vitamina, minerale dhe acide yndyrore të zinxhirit të mesëm.KUNDËR RËNIES SË FLOKUT Nëse keni rënie të flokëve, receta Kokos-Kastor është trajtimi i duhur për këtë qëllim. Kjo recetë ka 2 efekte bazë: ndihmon në ndalimin e rënies së flokut dhe stimulon daljen e flokëve të reja. Vaji i kastorit është një trajtues i shkëlqyer kundër rënies së flokut. Ky vaj është efektiv në këtë aspekt për disa arsye: është antibakterial dhe antifungal dhe siç dihet, infeksionet bakteriale dhe fungale janë shkaqe madhore të rëniës së flokut. Përveç kësaj, acidi recinukleik, i cili është i pranishëm në vajin e kastorit, stimulon qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, duke aktivizuar rrënjët e flokëve.KUNDËR ZBOKTHIT Zbokthi në skalpin e kokës është një nga gjendjet më të zakonshme. Kjo shpesh mund të shkaktohet nga lëkura e thatë dhe sidomos nga ndjeshmëria ndaj kimikateve të ashpra në produktet e kujdesit të flokëve, të cilat janë shkak për krijimin e infeksioneve kërpudhore (Malassezia folliculitis). Shumë shampo komerciale përmbajnë kimikate që janë të dëmshme. Në këtë grup përfshihet parabeni, propilen glikoli, polietilen glikoli, sodium laureth sulfati, natriumi lauril sulfati si dhe shumë kimikate të tjera. Te gjitha këto kimikate ndikojnë mjaft në krijimin e infeksioneve kërpudhore.Receta Kokos-Kastor është shumë më rezultative se shampot më të mira kundra zbokthit. Acidet yndyrore me zinxhir të mesëm të pranishme tek vaji i arrës së kokosit, si acidin laurik dhe acidi kaprik, kanë veti të forta antivirale, antimikrobike dhe antifungale që eleminojnë me mjaft efektivitet kërpudhat, viruset dhe bakteret të pranishme në lëkurën e kokës tuaj.Aplikoni receten Kokos-Kastor përpara se të përdorni shampo. Bëni masazh në lëkurën e kokës pasi të keni ngrohur vajin në banjamarinë gjysëm ore para se ta përdorni shampon në flokë. Pasi të lani flokun shplajeni mirë e mirë. . Ky trajtim bëhet 2-3 herë në javë për një periudhë 3 javore. Pas disa aplikimesh, zbokthi do të eleminohet.PËR MBROJTJE NGA DIELLI Flokët, ashtu sikurse lëkura, janë të prirura për dëmtimin nga dielli. Përbërja e tij me vaj kokosi e bën recetën Kokos-Kastor mjaft efektive kundër djegieve nga dielli. Vaj kokosit është një sunscreen natyral, me një SPF (Sun Protect Factor) 8. Vaj kokosit është një mbrojtje dielli sigurt dhe efektive për flokët si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Nëse planifikoni një ditë në diell, përdoreni atë si një kondicioner për mbrojtje nga dielli gjatë gjithë ditës.PËR STILIMIN E FLOKËVE (FLOKË TË PABINDUR) Vaji i kokosit dhe vaji i kastorit konsiderohen si trajtues të rëndësishëm styling për shkak të rezultatit të tij dhe pa efekte anësore. Për shkak të vetive fiziko-kimike të tij, vaji i kokosit shkrihet në ngrohje dhe pastaj kondensohet kur ftohet në flokë. Prandaj, kur ju e aplikoni atë në flokët tuaj, receta Kokos-Kastor përhapet në mënyrë të barabartë për shkak të ngrohjes e kokës. Menjëherë pas kësaj vaji në flokë kondensohet, duke funksionuar në këtë mënyrë si një xhel styling ose krem.Produktet konvencionale të kujdesit të flokëve përmbajnë shpesh kimikate të rrezikshme, të cilat dëmtojnë seriozisht shëndetin e flokëve. Po kështu, pjastrat, tharëset e flokëve dhe instrumentat e tjera dëmtojnë flokët duke e bërë atë të brishtë, delikat dhe të prirur për ndarjen e majave. Vaji i kokosit ndihmon për të parandaluar këtë lloj dëmtimi termik.Receta Kokos-Kastor i ushqen flokët që në rrënjë, duke i bërë ato më të butë dhe të lehtë për t`u krehur dhe stiluar. Kjo recetë i jep flokëve shkëlqim dhe një pamje të mëndafshtë.KUNDËR MAJAVE DYSHE TË FLOKUT Nëse ju i keni majat dyshe të flokut në një gjendje të agravuar, përgjithësisht këshillohet që të priten ato; por në rast se ky problem nuk është në një stad të avancuar, këshillohen trajtime me vajra bimore për përmirësimin e gjendjes. Receta Kokos-Kastor është mjaft efektive kundër majave dyshe të flokut. Masazhoni çdo darkë majat e flokëve me këtë recetë për disa minuta. Pas masazhit, floku nuk ka nevojë për shplarje. Pas rreth 20 ditësh floku do të jetë i restauruar plotësisht.SI KONDICIONER Receta Kokos-Kastor shërben si kondicioneri më i mirë për flokët sesa çdo kondicioner tjetër me përbërje sintetike të disponueshme me shumicë në treg. Kjo formulë është tepër efikase, sidomos për flokët e thatë. Vaji i kokosit ka një kapacitet të lartë të ruajtjes së lagështisë në flokë si dhe acidi laurik që ndodhet me shumicë tek ky vaj, garanton furnizimin normal të flokut me proteina. Receta Kokos-Kastor zbut, hidraton dhe i jep shkëlqim flokëve tuaj. Ai gjithashtu vepron si mbrojtës ndaj faktorëve të jashtëm, si nxehtësia e tharëses së flokëve, dielli, i ftohti, bojërat dhe dekolorantët.

Përdorimi

Ngroheni paraprakisht recetën Kokos-Kastor në banjamarinë. Pas dushit, masazhoni skalpin dhe gjithë gjatësinë e flokut për 10 minuta dhe lajeni sërish flokun.
Ky trajtim mund të bëhet një herë në javë, ose sa herë që lani flokun.

PËR PASTRIMIN E SKALPIT TË KOKËS DHE FORCIMIN E FLOKËVE TEK FËMIJËT E VEGJËL
Fëmijët e vegjël në shumë raste kanë flokë mjaft të butë dhe delikatë (të quajtur “push lepuri”). Ky lloj floku mund të trajtohet fare mirë me recetën Kokos-Kastor tek fëmijët mbi 2 vjeç! Përveç kësaj, trajtimi me këtë recetë eleminon koret që formohen në kokën e fëmijëve dhe e bën atë krejtësisht të pastër!

KUNDËR THINJAVE TË PARAKOHSHME
Nëse flokët tuaj ka filluar të tregojnë shenjat e para të thinjave, aplikoni recetën Kokos-Kastor për të parandaluar humbjen e mëtejshme të pigmentimit. Aplikimi i vajit të kokosit dhe kastorit është një metodë e njohur për të parandaluar thinjat e parakohshme. Ajo i ruan flokët të mbajnë pigmentin dhe vonon shtimin e thinjave.

KUNDËR ELEKTRIZIMIT TË FLOKËVE
Receta Kokos-Kastor është perfekt për flokë kaçurrela dhe të drejta. Mban krehjen (fenirimin), eviton elektrizimin, u jep flokëve shkëlqim e butësi dhe riparon dëmtimet.

Recetën Kokos-Kastor mund ta përdorni për flokë në një nga këto tri mënyra:

Së pari, aplikoni 3 deri 4 lugë gjelle vaji para gjumit. Hidhni në pëllëmbët e duarve dhe bëjini masazh lëkurës së kokës. Mbajeni 20 minuta dhe më pas lani flokun.

Së dyti, flokët i mbështillni me kapuç dushi dhe mëngjesin tjetër i lani si zakonisht.

Së treti, lëreni të paktën 1 orë dhe nëse keni mundësi, 2 deri 3 orë. Pastaj lani flokët me shampo, si zakonisht.

Kujdes! Nëse flokët ju mbeten të yndyrosur edhe pas larjes, kufizoni kohën e mbajtjes së vajit në flokë.


Disa njerëz përjetojnë gjendjen e “vlimit” në skalpin e kokës, edhe gjatë dimrit. Kjo mund të ndodhë si pasojë e nxitësve të brendshëm, por edhe për shkak të ekspozimit për një kohë të gjatë ndaj nxehtësisë së diellit.
Një kategori tjetër njerëzish kanë djersitje të theksuar në skalpin e kokës. Receta Kokos-Kastor është efikase për këtë qëllim. Ajo krijon një efekt freskues në kokë dhe eleminon djersitjen e tepërt.
Gjithësesi, në rast të përsëritjes të këtyre simptomave është e rekomandueshme një vizitë tek mjeku specialist.

KUNDËR INFEKSIONEVE TË SKALPIT
Infeksionet e skalpit të kokës mund të shkaktojnë probleme të mëdha dhe të shumta për shëndetin e flokëve, si irritime të skalpit, rënie të flokut, zbokth, tharje të lëkurës dhe flokë të dëmtuar.
Receta Kokos-Kastor është jashtëzakonisht efektive për këto raste. Përbërësit e saj, vaji i kokosit dhe vaji i kastorit janë me veti të shkëlqyera antifungale dhe antibakteriale. Për këtë arsye, kjo recetë mund të luftojë me shumë sukses mikro-organizmat patogjene që shkaktojnë infeksionet në skalpin e kokës.

KUNDËR PARAZITËVE TË KOKËS
Morrat janë një nga dëmtuesit më të zakonshëm që gjenden në kokë. Ata gjithashtu kanë një tendencë që të kthehen përsëri dhe përsëri, duke shkaktuar komplikacione për shëndetin e flokut.
Ka shumë produkte kimike në dispozicion për trajtimin e morrave, por fatkeqësisht, ato në të njëjtën kohë mund të dëmtojnë kokën dhe flokët për shkak të komponentëve të tyre të fortë kimikë.
Receta Kokos-Kastor është një nga përdorimet më të mira në trajtimin dhe parandalimin e morrave. Për shkak se vaji i kokosit depërton thellë fibrat e flokut dhe lëkurën e kokës, ajo ndihmon në sprapsjen e morrave dhe mund t’i mbajë larg vezët e tyre nga ngjitja në flokë. Me shtimin e vajrave esenciale duke përfshirë ylang ylang, tea tree dhe anise, morrat nuk kanë asnjë shans që të mbijetojnë në flokë.

NË SHAMPO
Përdorimi i vajit të kokosit dhe i kastorit në shampo, ka treguar rezultate të mrekullueshme. Kjo është një formulë shtesë e pranuar gjerësisht për kujdesin ndaj flokëve.
Shampot, të cilët kanë në përbërje detergjentë me veprim të fortë, në shumicën e rasteve, e thajnë flokun dhe krijojnë mundësi për thinja të parakohshme. Kjo është arsyeja që pas përdorimit të saj, procesi i krehjes së flokut bëhet me vështirësi.
Vaji në shampo i kundërvihet këtij efekti.
Receta Kokos-Kastor realizon përfitime të mëdha në flokë: ajo garanton furnizimin e qelizave të flokut me vitaminën E, siguron ruajtjen e hidratimit, ushqen flokun dhe e mbron atë nga plakja e parakohshme.

Përveç kësaj, nëse nuk jeni duke përdorur një shampoo të besueshme, kësaj shampoje rekomandohet t’I shtoni recetën Kokos-Kastor me qëllim që të eleminoni efektet e dëmshme të saj.

Përdorimi:
Pasi ta keni ngrohur vajin në banjamarinë, i shtoni në shampo 1 lugë çaji.

PËR RRITJEN E QERPIKËVE
Për rritjen e qerpikëve, receta Kokos-Kastor jep rezultate befasuese! Ai ndikon në rritjen, trashjen dhe daljen e qerpikëve të rinj. Nëse aplikohet ҫdo ditë, pas 1 muaji do të vini re një ndryshim të konsiderueshëm.
Me furçën e pastruar të rimelit, (ose me tamponin e pastrimit të veshëve), lyeni qerpikët, duke filluar nga qepallat e syrit. Ky trajtim bëhet çdo darkë për 1 muaj rresht.

PËRDORIMI
Për përdorim të jashtëm, vajrat japin rezultate të shkëlqyera bazuar në metodën “hot-oil massage” – masazhim në të ngrohtë. Sipas kësaj metode, vaji ngrohet në banjamarinë (ngrohje në të njomë) në temperaturën 40-50 gradë Celcius. Kjo metodë ruan lëndët ushqyese të vajit nga djegia e tyre. Më pas, masazhohet trupi, fytyra ose flokët.

Banjamarina kryhet në këtë mënyrë: Në një xhezve kafe hedhim aq vaj sa dëshirojmë të përdorim. Këte xhezve e vendosim në një enë me ujë të nxehtë për rreth 5 minuta (kini kujdes që uji të mos depërtojë brenda xhezves). Pas 5 minutash, vaji është ngrohur dhe mund të përdoret.
Masazhohet floku gjatë gjithë gjatësisë së tij, si dhe skalpi i kokës për rreth 10-15 minuta. Në këtë gjendje mbahet 1 deri në 2 orë dhe më pas lahet koka.
Në varësi të problemeve të flokut, trajtimi bëhet:

a. Nëse floku është në gjendje të degraduar të gradës së lartë: aplikohet çdo ditë për 7 ditë rresht. Pas 7 ditësh, ai aplikohet 1 herë në 3 ditë.

b. Për rritjen e flokut: 1 herë në 2 ditë për 30 ditë.

c. Për teksturën e flokut (butësi, derdhje, shkëlqim etj.): 1-2 herë në javë.

PËRDORIME TË TJERA
1. Për thonjtë e brishtë dhe të dëmtuar.
2. Për psoriazis.
3. Për plasaritjet e këmbëve.

Përbërësit

Vaj Kastori (Ricinus Communis), Vaj Kokosi (Cocus Nucifera).Teknologjia e prodhimit të vajrave përbërës të VAJIT PËR RRITJEN E FLOKUT është presimi në të ftohtë. Sipas kësaj teknologjie, produkti i përfituar ruan plotësisht vlerat shëndetësore dhe përbërësit ushqimorë, për shkak se përpunimi nuk i nënshtrohet temperaturave të larta, të cilat i asgjësojnë një pjesë të komponentëve.Produkti është 100% natyral, nuk përmban asnjë aplikim kimikatesh, nuk ka aditivë, konservantë, është i pa rafinuar dhe pa aromatizues.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “MASKË KOKOS & KASTOR”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët