Roli kryesor i vitaminës D është të mbajë homeostazën dhe një përqendrim të vazhdueshëm të kalciumit dhe fosfatit në plazmë, sepse përshpejton përthithjen e tyre nga aparati tretës, dhe për këtë arsye është i rëndësishëm për ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.
Përshpejton prëthithjen e Magnezit nga aparati tretës, duke kontribuar kështu në funksionimin normal të muskujve.
Kontribuon gjithashtu në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Vitamina D quhet vitamina e diellit sepse prodhohet nga lëkura jonë kur është në kontakt me rrezet e diellit.
Po sikur të mos jemi më të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit sa duhet në muajt e vjeshtës dhe të dimrit?
Kur zvogëlohet ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, lëkura jonë nuk prodhon mjaftueshëm vitaminë D, e cila mund të shihet si mungesë energjie, rezistencë e ulët ose dhimbje në kocka dhe dhëmbë.
Prandaj, është shumë e rëndësishme të zëvendësoni vitaminën D të humbur, me shtesa dietike.
Reviews
There are no reviews yet.