Sherebela Sclarea ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual duke ekuilibruar natyrshëm nivelet e hormoneve dhe stimuluar hapjen e një sistemi të bllokuar. Ajo ka fuqinë për të trajtuar simptomat e PMS (Sindroma Post Menstruale) gjithashtu, duke përfshirë fryrjen e barkut, ngërçet, ndryshimet e humorit dhe dëshirat për ushqim.Ky vaj esencial është gjithashtu antispasmodik, që do të thotë se trajton spazmat dhe çështjet e lidhura me të, siç janë ngërçet e muskujve, dhimbjet e kokës dhe dhimbjet e stomakut. E bën këtë duke relaksuar impulset nervore që nuk mund t’i kontrollojmë.Një studim interesant i bërë në Universitetin Oxford Brooks në Mbretërinë e Bashkuar analizoi ndikimin që aromaterapia ka tek gratë në punë. Studimi u zhvillua për një periudhë 8-vjeçare dhe përfshiu 8,058 gra.Provat nga ky studim sugjerojnë se Aromaterapia mund të jetë efektive në uljen e ankthit, frikës dhe dhimbjes së nënës gjatë lindjes. Nga 10 vajrat esencialë që u përdorën gjatë lindjes, vaji i i sherebelës sclarea dhe vaji i kamomilit ishin më të efektshmit në lehtësimin e dhimbjeve.Një studim tjetër i vitit 2012, mati efektet e aromaterapisë si një qetësues i dhimbjeve gjatë ciklit menstrual të vajzave të shkollës së mesme. U trajtua një grup me masazh aromaterapie dhe një grup me acetaminofen (kundër dhimbjeve dhe temperaturës). Masazhi i aromaterapisë u krye në subjektet në grupin e trajtimit, me barkun që masazhohej një herë duke përdorur
vajra të sherebelës manxuranës, kanellës, xhenxhefilit dhe
barbarozës në një bazë
vaji bajame.Niveli i dhimbjes menstruale u vlerësua 24 orë më vonë. Rezultatet zbuluan se zvogëlimi i dhimbjes menstruale ishte dukshëm më i lartë në grupin e aromaterapisë sesa në grupin e acetaminofenit.
- Ndihmon Balancimin Hormonal
Sherebela Sclarea ndikon në hormonet e trupit pasi përmban fitoestrogjene natyrale, të cilët referohen si “estrogjene dietike” që rrjedhin nga bimët dhe jo brenda sistemit endokrin. Këto fitoestrogjene i japin sherebelës aftësinë për të shkaktuar efekte estrogjenike. Ky vaj rregullon nivelet e estrogjenit dhe siguron shëndetin afatgjatë të mitrës – duke zvogëluar shanset e kancerit të mitrës dhe vezoreve.Shumë probleme shëndetësore sot, madje edhe gjëra të tilla si infertiliteti, sindroma e vezoreve policistike dhe kanceret me bazë estrogjeni, shkaktohen nga estrogjeni i tepërt në trup – pjesërisht për shkak të konsumit të ushqimeve me estrogjen të lartë. Meqenëse sherebela sclarea ndihmon në ekuilibrimin e këtyre niveleve të estrogjenit, konsiderohet një vaj esencial tepër i efektshëm.Një studim i vitit 2014 i botuar në Journal of Phytotherapy Research zbuloi se thithja e vajit të sherebelës ka aftësinë të zvogëlojë nivelet e kortizolit me 36 përqind dhe të përmirësojë nivelet e hormoneve tiroide. Studimi është bërë në 22 gra pas menopauzës në të 50-at e tyre, disa prej të cilave u diagnostikuan me depresion.Në fund të provës, studiuesit deklaruan se “vaji i Sherebela Sclarea kishte një efekt statistikisht të rëndësishëm në uljen e kortizolit dhe kishte një efekt anti-depresiv duke përmirësuar gjendjen e humorit”.
- Lehtëson pagjumësinë
Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia mund të gjejnë lehtësim me vajin e sherebelës sclarea. Është një qetësues natyral dhe jep ndjenjën e qetë dhe paqësore, që është e nevojshme për një gjumë të qetë. Kur nuk mund të flini, zakonisht zgjoheni duke u ndierë jo i freskët dhe i shplodhur, gjë që dëmton aftësinë tuaj për të funksionuar në mënyrë optimale gjatë ditës. Pagjumësia ndikon jo vetëm në nivelin tuaj të energjisë dhe gjendjen shpirtërore, por edhe në shëndetin tuaj, performancën e punës dhe cilësinë e jetës.Dy shkaqe kryesore të pagjumësisë janë stresi dhe ndryshimet hormonale. Një vaj esencial krejt natyral mund të përmirësojë pagjumësinë pa ilaçe, duke lehtësuar ndjenjën e stresit dhe ankthit, dhe duke ekuilibruar nivelet e hormoneve.Një studim i vitit 2017 i botuar në
Evidence-Based Complementary and Alternative Medicine tregoi bazuar në prova, se aplikimi i një vaji masazhi duke përfshirë
vaj livandoje, qitroje, neroli dhe
sherebele në lëkurë, është efektiv për të përmirësuar cilësinë e gjumit.
- Përmirëson qarkullimin e gjakut
Sherebela Sclarea zgjeron enët e gjakut dhe lejon rritjen e qarkullimit të gjakut; gjithashtu ul natyrshëm presionin e gjakut duke relaksuar trurin dhe arteriet. Kjo rrit performancën e sistemit metabolik duke rritur sasinë e oksigjenit që futet në muskuj dhe duke stimuluar funksionin e tyre.Një studim i bërë në Departamentin e Shkencës së Infermierisë në Republikën e Koresë, mati aftësinë e vajit të Sherebela Sclarea për të ulur presionin e gjakut në gratë me mosmbajtjeje urinare ose urinim të pavullnetshëm. Tridhjetë e katër gra morën pjesë në studim të ndara në grupe, dhe atyre iu dha ose
vaj esencial sherebele sclarea, vaj livandoje ose
vaj bajame (për grupin e kontrollit); atëherë ato u matën pas thithjes së këtyre aromave për 60 minuta.Rezultatet treguan se grupi i vajit të sherebelës përjetoi një rënie të ndjeshme të presionit të gjakut sistolik krahasuar me grupet e kontrollit të vajit të livandos, një rënie të ndjeshme të presionit të gjakut diastolik krahasuar me grupin e vajit të livandos dhe një rënie të ndjeshme të ritmit të frymëmarrjes krahasuar me grupin e kontrollit.Të dhënat sugjerojnë që thithja e vajit esencial të sherebelës sclarea mund të jetë e dobishme në nxitjen e relaksimit tek femrat me mosmbajtjeje urinare, veçanërisht pasi ato i nënshtrohen vlerësimeve.
- Përmirëson shëndetin kardiovaskular
Karakteristikat antioksiduese dhe anti-inflamatore të vajit të sherebelës sclarea janë kardio-protektive dhe mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit natyrshëm. Ky vaj, gjithashtu zvogëlon stresin emocional dhe përmirëson qarkullimin – dy faktorë shumë të rëndësishëm për zvogëlimin e kolesterolit dhe mbështetjen e sistemit tuaj kardiovaskular.Një provë e rastësore dhe e kontrolluar dyfish, ku u përfshinë në 34 paciente femra, tregoi se Sherebela Sclarea uli ndjeshëm presionin e gjakut sistolik në krahasim me grupet e vajit të placebo dhe vajit të livandës, dhe uli presionin e gjakut diastolik dhe shkallën e frymëmarrjes në mënyrë të konsiderueshme gjithashtu. Pjesëmarrësit thjesht thithën vaj esencial sherebele të pastër dhe nivelet e presionit të tyre të gjakut u matën 60 minuta pas thithjes.
- Punon si qetësues i stresit
Sherebela Sclarea shërben si antidepresant dhe si një nga barnat më të mira natyrore për ankthin; rrit besimin dhe forcën mendore duke lehtësuar ndjenjat e ankthit dhe dështimit. Ajo gjithashtu ka veti euforike, duke ju lënë një ndjenjë gëzimi dhe lehtësie.Një studim i vitit 2010 i kryer në Korenë e Jugut zbuloi se vaji i sherebelës sclarea mund të përdoret si një agjent terapeutik për pacientët me depresion. Për studimin, vetitë antidepresive u matën te minjtë me një provë noti të detyruar; vaji i sherebelës kishte efektin më të fortë anti-stresues.
- Lufton Leuçeminë
Një studim premtues i kryer në Departamentin e Imunologjisë, Instituti Helenik Antikancer në Athinë, ekzaminoi rolin që luan sklareoli, një përbërje kimike në vajin e sherebelës, në luftimin e leuçemisë. Rezultatet treguan se sklareoli është në gjendje të shkatërrojë linjat qelizore përmes procesit të apoptozës.Apoptoza (Apoptosis) është procesi i vdekjes së programuar të qelizave; kërkimet që përfshijnë rolin e apoptozës janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i viteve 1990. Një sasi e pamjaftueshme e apoptozës rezulton në përhapje të pakontrolluar të qelizave kanceroze.
- Vret bakteret dhe infeksionet
Sherebela Sclarea frenon rritjen dhe përhapjen e infeksioneve bakteriale dhe kërpudhore; gjithashtu mund të ndalojë sjelljen e rrezikshme të baktereve që hyjnë në trupin tonë përmes ujit ose ushqimit. Këto veti antibakteriale mbrojnë zorrën e trashë, zorrët, traktin urinar dhe sistemin sekretues.Ky vaj i fuqishëm është gjithashtu antiseptik, kështu që plagët nuk do të infektohen me mikrobe kur vendosni këtë vaj esencial në to. Kjo veti e dobishme do të mbrojë plagët dhe do të shërojë prerjet dhe do të ndihmojë trupin tuaj të shërohet shpejt.Një studim i vitit 2015 i botuar në revistën Postepy Dermatol Alergol zbuloi se vaji esencial i sherebela sclarea mund të aplikohet për të ndihmuar në trajtimin e plagëve dhe infeksioneve të lëkurës për shkak të vetive të tij antimikrobike. Rezultatet treguan se vaji esencial ka aktivitet të fortë antistafilokoksik kundër shtameve klinike të izoluara nga infeksionet e plagës – vaji ishte aktiv kundër shtameve, përfshirë Staphylococcus aureus, S. epidermidis dhe S. xylosus.
- Promovon shëndetin e lëkurës
Ekziston një përbërës i rëndësishëm në vajin e sherebelës, i quajtur acetat linalyl, i cili është një fitokimik natyral që gjendet në shumë lule dhe bimë erëza. Ky përbërës zvogëlon inflamacionin e lëkurës dhe punon si një medikament natyral për skuqjet; rregullon gjithashtu prodhimin e yndyrës në lëkurë.Vaji i sherebelës sclarea vepron në mënyrë të ngjashme me
vajin e jojobës në këtë drejtim, kështu që kombinimi i të dyjave bën një krem hidratues perfekt të lëkurës për gjatë gjithë ditës.
- Ndihmon tretjen
Sistemi i tretjes është themeli i shëndetit të mirë. Ky sistem i mahnitshëm përfshin një kombinim të nervave, hormoneve, baktereve, gjakut dhe organeve që punojnë së bashku për të përfunduar detyrën e ndërlikuar të tretjes së ushqimeve dhe lëngjeve që ne konsumojmë çdo ditë.Vaji i sherebelës sclarea rekomandohet për të rritur sekretimin e lëngjeve të stomakut dhe tëmthit, i cili përshpejton dhe lehtëson procesin e tretjes. Duke lehtësuar simptomat e dispepsisë, minimizon ngërçet, fryrjen e barkut dhe shqetësimet në bark.Ky vaj esencial i fuqishëm mund të funksionojë gjithashtu për të parandaluar çrregullimet e stomakut dhe ndihmon trupin të thithë vitaminat dhe mineralet shumë të nevojshme që konsumohen gjatë gjithë ditës. Rekomandohet për të rregulluar lëvizshmërinë e zorrëve, për të lehtësuar kapsllëkun dhe për të ndihmuar në shërimin e simptomave të ulçerës dhe plagëve në stomak.
Reviews
There are no reviews yet.