0 L

No products in the cart.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ne Tirane dhe mbi 8,000 lekë në qytete të tjera!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

No products in the cart.

VAJ ARGANI

2,300 L

ZGJIDHJA IDEALE PËR SHËNDETIN DHE BUKURINË E LËKURËS

  • PËR RIGJENERIMIN E LËKURËS
  • MASKË KUNDER RRUDHAVE
  • MASKË PËR FYTYRËN
  • MASKË PËR LËKURË TË THATË
  • KUNDËR PIKAVE TË ZEZA NË FYTYRË
  • SCRUB PËR TRUPIN
  • PËR FORCIMIN, ELASTICITETIN DHE NGRITJEN E GJINJVE
  • KUNDËR CELULITIT
  • KUNDËR AKNEVE
  • ETJ…

Efektet

  • PËR RIGJENERIMIN E LËKURËS
  • MASKË KUNDER RRUDHAVE
  • MASKË PËR FYTYRËN
  • MASKË PËR LËKURË TË THATË
  • KUNDËR PIKAVE TË ZEZA NË FYTYRË
  • SCRUB PËR TRUPIN
  • PËR FORCIMIN, ELASTICITETIN DHE NGRITJEN E GJINJVE
  • KUNDËR CELULITIT
  • KUNDËR AKNEVE
  • KUNDËR STRIJAVE (pas shtatzënisë dhe rënies së menjëhershme në peshë)
  • KUNDËR PSORIAZËS, EKZEMAVE, DERMATITEVE DHE SËMUNDJEVE TË TJERA TË LËKURËS
  • PËR MBYLLJEN E PLAGËVE NË LËKURË
  • KUNDËR RREZEVE UV
  • PËR BUZËT
  • KUNDËR IRRITIMEVE TË DEPILIMIT
  • PËR FLOKËT E DËMTUAR
  • PËR THONJTË
  • PËR RELAKSIMIN E MUSKUJVE
  • KUNDËR DHIMBJEVE TË ARTIKULACIONEVE

Përdorimi

Në Vëmendje:Për rezultate më të mira, rekomandohet që vaji i arganit të ngrohet paksa në temperaturën e trupit. Në një enë me ujë të nxehtë, fusni një filxhan në të cilën i keni hedhur vajin e arganit (kujdes që vaji të mos përzihet me ujin). Kur vaji arrin temperaturën 36-40 gradë C, hiqeni nga ena me ujë të nxehtë. 
  1. PËR RIGJENERIMIN E LËKURËS
Vaji i arganit përdoret për të gjitha llojet e lëkurave. Masazhoni lëkurën me vaj argani. Mjaftojnë disa pika vaj argani të aplikuara në lëkurë që ta ushqejnë atë dhe t’i japin asaj shkëlqim, butësi, hidratim, elasticitet dhe një ngjyrë natyrale. Pas dushit, menjëherë pasi thani lëkurën, masazhoni trupin me vaj argani për rreth 20 minuta. 
  1. MASKË KUNDER RRUDHAVE
Lyeni fytyrën me disa pika vaj argani dhe masazhojeni më pas deri sa lëkura ta thithë vajin plotësisht. Mbajeni për rreth 45 minuta dhe lajeni më pas fytyrën me ujë të bollshëm dhe sapun.Kjo maskë rekomandohet 2-3 herë në javë për disa muaj rresht. Rezultatet do të jenë shpejt të verifikueshme. Fytyra do të jetë më e gjallë, me rrudha të reduktuara dhe e freskët. 
  1. MASKË PËR FYTYRËN
Për të rritur efektivitetin e maskave, këshillohet që në maskat e përgatitura të shtoni edhe gjysëm luge kafe me vaj argani. 
  1. MASKË PËR LËKURË TË THATË
Lajeni paraprakisht fytyrën me ujë të ngrohtë, me qëllim që poret e lëkurës të jenë të hapura sa më shumë. Në një filxhan çaji përzieni mirë 3 lugë gjelle bajame të miellëzuara me 1 lugë gjelle vaj argani.  Pasi e keni përzier mirë e mirë, e shpërndani nëpër fytyrë dhe e masazhoni lehtë atë me mollëzat e gishtave.  Mbajeni për rreth 45 minuta dhe lajeni më pas fytyrën me ujë të bollshëm dhe sapun.Kjo maskë rekomandohet 2-3 herë në javë për disa muaj rresht.E veçanta e këtij vaji është se edhe pse shumë hidratues, ai nuk është i yndyrshëm. 
  1. KUNDËR PIKAVE TË ZEZA NË FYTYRË
Vaji i arganit shquhet për një efekt të menjëhershëm  dhe të madh në pastrimin e lëkurës nga pikat e zeza. Vendoseni për rreth 15 minuta fytyrën mbi avull (mbi një enë më ujë të valuar) derisa poret e lëkurës të hapen mirë. E fshini fytyrën dhe e masazhoni me vaj argani. Ky trajtim bëhet çdo ditë deri në largimin e pikave të zeza. 
  1. SCRUB PËR TRUPIN
Vaji i arganit për lëkurën e trupit disa aplikime të cilat japin rezultate të mrekullueshme. Ja disa prej tyre:
  1. Në një filxhan çaji hidhni 3 lugë gjelle me vaj argani dhe i shtoni 3 lugë gjelle kripë. Nëse doni ta shtoni apo pakësoni masën, gjithmonë ruani raportin 1:1 të vajit të arganit me kripën. I përzieni mirë dhe e përdorni si maskë për fytyrën dhe scrub për trupin.
  2. Në një vaskë me ujë të ngrohtë shtoni 10 pika vaj argani. Lahuni në vaskë për 30 minuta dhe aplikojeni në trup, veçanërisht në zonat delikate si pjesët e brendshme të kofshëve, vithet, krahët, këmbët dhe gjoksin.
  3. Përzieni në një filxhan çaji 4 luge gjelle vaj kokosi dhe 1 lugë kafe vaj argani. I përzieni mirë dhe e përdorni si maskë për fytyrën dhe scrub për trupin.
 
  1. PËR FORCIMIN, ELASTICITETIN DHE NGRITJEN E GJINJVE
Vaji i arganit rekomandohet për vitalizimin e gjinjve. Ai u jep atyre fortësi, elasticitet, freski, u ruan formën, i ngre lart dhe pengon plakjen e parakohshme të tyre.Pas banjës, thani lëkurën dhe masazhoni gjinjtë me vaj argani për 20 minuta. 
  1. KUNDËR CELULITIT
Vaji i arganit ka dhënë rezultate të shkëlqyera kundër celulitit. Ai është parandalues dhe njëkohësisht eleminues i tij. Përdorimi i tij kundër celulitit ka disa mënyra:
  1. Masazhoni përpara gjumit zonat e ndryshme të këmbëve me vaj argani për 15 minuta dhe lëreni ashtu për gjithë natën.
  2. Masazhoni zonat e ndryshme të këmbëve me vaj argani për 15 minuta dhe lëreni ashtu për 1 orë. Për efekte shumë më të mira kundër celulitit, kryeni brenda orës disa ushtrime gjimnastikore ne zonën e masazhuar. Rezultati do të jetë shumë më i madh dhe më i shpejtë.
Të dyja teraptë vazhdojnë deri në eleminimin e plotë të celulitit. 
  1. KUNDËR AKNEVE
Lyeni fytyrën me disa pika vaj argani dhe masazhojeni më pas, deri sa lëkura ta thithë vajin plotësisht. Mbajeni për rreth 45 minuta dhe lajeni më pas fytyrën me ujë të bollshëm dhe sapun.Kjo maskë rekomandohet 2-3 herë në javë deri në largimin e plotë të akneve. Aknet në fytyrë do të reduktohen dhe gjiithashtu edhe shenjat e tyre. 
  1. KUNDËR STRIJAVE (pas shtatzënisë dhe rënies së menjëhershme në peshë)
Masazhoni barkun në zonën e strijave për 15 minuta dhe lëreni ashtu për 1 orë. Më pas bëni një dush me ujë të ngrohtë. 
  1. KUNDËR PSORIAZËS, EKZEMAVE, DERMATITEVE DHE SËMUNDJEVE TË TJERA TË LËKURËS
Vaji i arganit është një nga ilaçet më të mira kundër psoriazës dhe sëmundjeve të tjera të lëkurës . Aplikohet mbi lëkurë, duke reduktuar dhe eleminuar  skuqjen, shenjat dhe kruarjet e lëkurës. 
  1. PËR MBYLLJEN E PLAGËVE NË LËKURË
Vaji i arganit është mjaft i efektshëm për mbylljen e plagëve në lëkurë, duke mos lënë shenja më pas. Aplikohet mbi lëkurë, deri ne mbylljen e plotë të plagëve. 
  1. KUNDËR RREZEVE UV
Vaji i arganit është një nga mbrojtësit më të mirë ndaj rrezeve UV. Rekomandohet perdorimi i tij në stinën e nxehtë, por edhe në stinët e tjera kur ka shumë diell, sidomos në pranverë (mars, prill). Pikërisht kjo periudhë është veçanërisht kërcënuese për shëndetin e lëkurës. 
  1. PËR BUZËT
Mukozat e buzëve janë mjaft delikate dhe të ndjeshme ndaj çrregullimeve të organizmit, patologjive dhe kushteve të këqija atmosferike. Vaji i arganit është i mrekullueshëm si skrab për rigjenerimin mukozave së buzëve.Në një filxhan kafe përzieni një lugë vaj argani dhe pak sheqer. Aplikojeni masën mbi buzë dhe fërkojeni pak, por pa e dëmtuar lëkurën. Mund ta përdorni këtë lloj skrabi një herë në javë. Është thjesht i mrekullueshëm. 
  1. KUNDËR IRRITIMEVE TË DEPILIMIT
Gjithmonë procesi i depilimit e irriton lëkurën, e ashpërson atë, madje ndonjëherë edhe e infekton. Për shmangien e këtyre dukurive, rekomandohet që përpara dhe pas depilimit, lëkura të lyhet me vaj argani dhe të masazhohet lehtë për 5 minuta. Në këtë mënyrë, lëkura është plotësisht e ruajtur nga ky proces. 
  1. PËR FLOKËT E DËMTUAR
Vaji i arganit është me efekte të jashtëzakonshme për shëndetin e flokëve. Ai u jep atyre butësi, shkëlqim; u ruan dhe u thekson ngjyrën; i hidraton; u forcon rrënjët dhe fibrat e flokut dhe i mbron nga dielli, era, lagështira dhe kripa. Pas sezonit të plazhit, është mjaft e domosdoshme një trajtim i flokut me vaj argani, pasi floku ka nevojë të rigjenerohet; po ashtu, për flokë të dëmtuar nga bojrat. Gjithashtu, nëse keni flokë të brishtë, të thatë, të hollë, pa shkëlqim; flokë që nuk rriten dhe që ndahen në mes;  flokë që bien, është ideale trajtimi i tyre me vaj argani.Hidhni disa pika vaj argani ne duar dhe aplikoni me kujdes mbi flokë. Fërkojini lehtë flokët me duar për disa minuta. Mbajeni 30 minuta dhe më pas lajeni kokën.Ky aplikim rekomandohet 2 herë në javë.Tepër efikas është vaji i arganit kundër dëmtimeve të shkaktuara nga nga nxehtësia e piastrës apo tharëses së flokëve.Në flokun e lagur hidhni disa pika duke i masazhuar lehtë më pas për disa minuta.Në flokë të thatë para se të kaloni piastrën hidhni disa pika në dorë dhe fërkoni mirë flokët nga rrëza në majë. Efekti do të jetë mjaft i madh. 
  1. PËR THONJTË
Tepër efikas është vaji i arganit për forcimin e thonjve dhe shkëlqimin e tyre. Nëse keni thonj që thyhen lehtë, trajtimi me vaj argani është zgjidhja e duhur. Për trajtimin e thonjve ka dy mënyra:
  1. Çdo mbrëmje masazhoni zonën rreth thonjve për disa minuta me vaj argani. Mos i lani duart deri ne mëngjes (me qëllim që lëkura ta thithë sa më mirë atë).
  2. Zhytini për 10-15 minuta majat e gishtave në një përzierje vaji argani me lëng limoni ne raportin 1:3. Masazhojini me kujdes për rreth 15 minuta të tjera. Ky aplikim bëhet 2-3 herë në javë.
 
  1. PËR RELAKSIMIN E MUSKUJVE
Vaji i arganit është efektiv për relaksimin e muskujve. Ai i qetëson ato dhe redukton kontraktimet muskulore.Masazhoni muskujt për disa minuta me vaj argani. Aplikimi përsëritet çdo ditë për 10 ditë rresht. 
  1. KUNDËR DHIMBJEVE TË ARTIKULACIONEVE
Masazhoni zonën rreth artikulacioneve që keni dhembje. Pas disa aplikimeve, dhimbja do të reduktohet.

Përbërësit

Argania spinosa kernel oil, Tocopherol.ÇERTIFIKIMET: BIO, COSMOS ORGANIC, CRUELTY  FREE, LIFEGATE ENERGY

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “VAJ ARGANI”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët