0 L

No products in the cart.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ne Tirane dhe mbi 8,000 lekë në qytete të tjera!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

No products in the cart.

Home Trupi Mbrojtja nga Dielli KREM MBROJTËS NGA DIELLI SPF50

KREM MBROJTËS NGA DIELLI SPF50

3,500 L

Për fëmijë dhe lëkurë të ndjeshme

Për fytyrë dhe trup.

PA AROMA TË SHTUARA, 100% FILTRA MINERALË JO NANO.

I TESTUAR DERMATOLOGJIKISHT PËR LËKURË TË NDJESHME, REZISTENT NDAJ UJIT.

Efektet

Krem i përkryer për lëkurë të me ngjyrë të çelët  deri në mesatare, dhe për ditët e para të ekspozimit në diell.Ky krem, i pasur me lëndë ushqyese dhe substanca funksionale, hidraton dhe mbron në mënyrë efektive lëkurën e fytyrës dhe trupit duke favorizuar një nxirje uniforme. Ka një teksturë të lehtë, aplikohet lehtësisht pa lënë gjurmë të bardha dhe e bën lëkurën të butë dhe të hidratuar.Përmban luledielli dhe Bisabolol natyral për të ushqyer dhe qetësuar lëkurën, Vitaminë E, Shegë dhe Gamma Oryzanol për ta mbrojtur atë nga stresi oksidativ i shkaktuar nga dielli, si dhe filtra mineralë natyralë për të mbrojtur lëkurën në mënyrë natyrale nga rrezet UVA dhe UVB.PA AROMA TË SHTUARA, 100% FILTRA MINERALË JO NANO.I TESTUAR DERMATOLOGJIKISHT PËR LËKURË TË NDJESHME, REZISTENT NDAJ UJITSIGURIA – PRIORITETI YNËPër formulimin e këtij kremi janë kryer testet e mëposhtme:
  • PATCH TEST NË LËKURË TË NDJESHME (test dermatologjik me vullnetarë me lëkurë të ndjeshme)
  • CHALLENGE TEST (testi i autokonservimit së produktit)
  • Përcaktimi i faktorit të mbrojtjes nga dielli SPF (mbrojtja UVA dhe UVB): aplikimi i metodës së testit të faktorit ndërkombëtar të mbrojtjes nga dielli
  • Testi i përputhshmërisë së gjatësisë së valës kritike: përftohet duke aplikuar metodën e testimit të gjatësisë së valës kritike.
  • Testi për përcaktimin e rezistencës ndaj ujit – WATERPROOF
  • Oksidi i zinkut dhe hidroksiapatiti: filtra minerale fizikë jo-nano të gjeneratës së fundit. Mekanizmi i tyre i veprimit konsiston në reflektimin e rrezatimit diellor UVA dhe UVB
  • Uji aktiv qelizor I Shegës: është rigjenerues dhe mbron nga stresi oksidativVaji i kokosit: hidratues, ushqyes dhe zbutës. Ka veti mbrojtëse natyrale të nishaneve nga rrezet UV
  • Vaji i lulediellit: është një vaj në gjendje të qetësojë dhe hidratojë lëkurën kur ekspozohet në diell
  • Bisabolol natyral: i njohur për vetitë e tij qetësuese, është perfekt për t’u kujdesur për lëkurën e ekspozuar në diell.
  • Vitamina E: me veti hidratuese, forcuese dhe qetësuese, shumë e dobishme në mbrojtjen e lëkurës nga rrezatimi diellor
  • Gamma Oryzanol: ka veti antioksiduese dhe mbrojtëse ndaj UVA. Lufton radikalet e lira dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ i shkaktuar nga rrezet e diellit.

Përdorimi

Aplikojeni kremin në lëkurë të pastër dhe të thatë përpara ekspozimit në diell, efekti i tij mbrojtës do të aktivizohet menjëherë. Kremi aplikohet shumë lehtë, në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa lënë asnjë mbetje në trup dhe fytyrë. Sasia e aplikuar ndikon në kohëzgjatjen e mbrojtjes (më shumë krem ​​= më shumë mbrojtje). Rekomandohet të ripërdorni mbrojtjen disa herë gjatë ekspozimit në diell, veçanërisht pas larjes. Është e rëndësishme të shmangni diellin intensiv të orëve të mesditës (përafërsisht nga ora 11 deri në 14) dhe të mbroni foshnjat dhe fëmijët e vegjël nga ekspozimi direkt në rrezet e diellit.

Përbërësit

Aqua, Zinc Oxide, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydroxyapatite, Punica Granatum Fruit Water*, Coco Capryla te/Caprate, Propanediol, Helianthus Annuus Seed Oil*, Cocos Nucifera Oil*, Tri (Polyglyceryl 3/Lauryl) Hydrogenated Trilinoleate, Polyhydroxystearic Acid, Lauroyl Lysine, Magnesium Stearate, Tocopheryl Acetate, Calendula Officinalis Flower Extract*, Prunus Armeniaca Kernel Oil*, Oryzanol, Bisabolol, Magnesium Sulfate, Tocopherol, Lecithin, Phenethyl Alcohol, Ascorbyl Palmitate, Undecyl Alcohol, Xanthan Gum, Glycerin, Citric Acid, CI 77492, CI 77491(* nga bujqësia organike).

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “KREM MBROJTËS NGA DIELLI SPF50”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët

Sale!

OK! WATEROUT

Original price was: 3,000 L.Current price is: 2,100 L.