0 L

S’ka produkte në shportë.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ose më shumë!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

S’ka produkte në shportë.

Home Fytyra Rrudhat KREM ANTIAGE PËRRRETH SYVE

KREM ANTIAGE PËRRRETH SYVE

3,200 L

Krem për lëkurën përreth syve dhe buzëve, me veprim antiage

Me sekrecione kërmilli, acid jaluronik, vaj argani dhe aloe vera

15ml

Efektet

Eshtë hidratues dhe parandalon tharjen e lëkurës. 2. Stimulon proceset shëruese dhe rigjeneruese të lëkurës. 3. Përmirëson elasticitetin e lëkurës. 4. Ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës dhe formimit të rrudhave, veçanërisht zbut rrudhat e shprehjeve. 5. Tonifikon lëkurën. 6. Redukton shenjat e akneve dhe sëmundjeve të lëkurës. 7. Kuron skuqjet dhe djegiet nga dielli. 8. Eleminon njollat e errëta në lëkurë. 9. Eleminon toksinat. 10. Eleminon enjtjet e lëkurës. 11. Krijon efektin e freskisë. 12. Pengon plakjen e lëkurës. 13. Lufton infeksionet në lëkurë. 14. Eleminon çarjet (lezionet) e lëkurës. EFEKTET E PËRBËRËSVE:– MUKUS KËRMILLI – ushqyes, hidratues, elastizues, antioksidant.Kërmilli prodhon një sekrecion të përbërë nga substanca të ndryshme me interes të madh kozmetik, si:a. Alantoina: Substanca që stimulon rigjenerimin e indeve, nxit gjenerimin e epidermës, dhe favorizon rritjen e keratinociteve (duke zëvendësuar qelizat e vdekura me qeliza të reja). b. Elastina: Proteinë që i jep elasticitet lëkurës. c. Kolagjeni: Përbërës themelor i lëkurës, i cili vepron si hidratues dhe zbutës. Falë vetive elastizuese, tonifikon dhe zbut lëkurën. d. Acidi glicolik: Lejon krijimin e shtresave sipërfaqësore të lëkurës, dhe stimulon krijimin e Kolagjenit, duke e bërë lëkurën të shndritshme. e. Vitaminat, aminoacidet esenciale dhe proteinat: ndihmojnë qarkullimin periferik të gjakut dh “oksigjenojnë lëkurën”, duke garanduar furnizimin e saj me ushqyes dhe hidratim. Për më tepër, vitaminat ushtrojnë në lëkurë një veprim antioksidues dhe antiplasaritje.-UJI AKTIV I MUKUSIT TË KËRMILLIT – antioksidues, ushqyes, hidratues, elastizues. I përftuar nga hidroliza enzimatike e Mukusit të Kërmillit në mjedis ujor. Një përbërës i gjeneratës së fundit, që bazohet në përdorimin një serie procesesh bioteknologjike enzimatiko-sekuenciale. Rezultati i përftuar është rritja e fuqisë antioksiduese dhe një përmirësim i përthithjes së përbërësve aktivë të kremit nga lëkura.-ACIDI JALURONIK – hidratues, volumizues Acidi Jaluronik është një nga komponentët kryesorë të indeve lidhës të njeriut dhe i jep rezistencë dhe forcë lëkurës, duke mirëmbajtur strukturën e saj. Acidi Jaluronik është në gjendje të lidhë një numër të madh të molekulave të ujit duke siguruar hidratimin e lëkurës. Ky përbërës, zotëron gjithashtu veti filmogjene dhe viskozante.-VAJ BIOLOGJIK ARGANI (Argania Spinosa Oil *) – hidratues, oksigjenues, ushqyes Vaj i Arganit është i pasur me tokoferole, flavonoide, karotenoide, sterole dhe triterpenoide. Falë një përqëndrimi të tillë antioksidantësh, acidesh esenciale dhe vitamine E, Vaji i Arganit hidraton, favorizon oksigjenimin e qelizave, mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm duke neutralizuar radikalet e lira. Është një vaj me përthithje të shpejtë, i dhuron lëkurës butësi, lëmim dhe ndjesi mëndafshi.-VAJI BIOLOGJIK I JOJOBA (Simmondsia Chinensis Oil *) – zbutës, antioksidues Mungesa totale e glicerinës, e bën këtë vaj totalisht të ndryshëm nga të gjithë vajrat e tjerë, pasi nuk bëhet fjalë për një vaj yndyror, por një dyll të lëngshëm. Kjo karakteristikë, e bën Vajin e Jojoba (Simmondsia Chinensis Oil) ekstremisht të përthithshëm nga lëkura e njeriut. Ky vaj është shumë i pasur me antioksidantë.-VAJ BIOLOGJIK ULLIRI (Olea Europaea Fruit Oil **) – zbutës, mbrojtës, antirrudhë. Përbërësi i njohur tashmë për vetitë e tij zbutëse, mbrojtëse, antirrudhë. Stimulon proceset riparuese të dermës dhe epidermës. 

Përdorimi

Përpara përdorimit të kremit, pastroni lëkurën me një pastrues, ose me ujë të ngrohtë dhe sapun.Pasi të thani fytyrën, shpërndajeni lehtë në zonën përreth syve ose buzëve dhe masazhojeni butësisht e mollëzat e gishtave deri në përthithjen e plotë nga lëkura.Duke u bazuar tek rregulli i përgjithshëm, përdorimi i vazhdueshëm i produkteve me mukus kërmilli është një nga çelësat për të pasur rezultate mjaft të mira për kujdesin ndaj lëkurës. Brenda një periudhe 1-4 mujore nga përdorimi i saj, arrihen rezultatet e pritura.Por, ju duhet të keni parasysh se tipat e lëkurës janë të ndryshme dhe reagojnë në mënyra të ndryshme, kësisoj i arrijnë rezultatet në kohë të ndryshme. Evitoni kontaktin me sytë.

Përbërësit

Aqua, Snail secretion filtrate extract, Aloe barbadensis leaf juice (*), Caprylic/capric triglyceride, Propanediol, Ethylhexyl palmitate, Cetearyl olivate, Glycerin, Sorbitan olivate, Lauryl olivate, Heptyl undecylenate, Hydrolyzed hyaluronic acid, Snail secretion filtrate, Sodium hyaluronate, Olea europaea fruit oil, Argania spinosa oil (*), Tocopherol, Tocopheryl acetate, Cetyl palmitate, Sorbitan palmitate, Sorbitan oleate, Xanthan gum, Sorbitol, Citric acid, Cetearyl alcohol, Glucomannan, Simmondsia chinensis oil (*), Tetrasodium glutamate diacetate, Ascorbyl palmitate, Lecithin, Trihydroxystearin, Ethylhexylglycerin, Sodium benzoate, Potassium sorbate, Benzyl alcohol. Karakteristikat Kimiko-Fizike: Nuk përmban ngjyrosës; ngjyra e kremit varet eksluzivisht nga prania e substancave me origjinë natyrale.(*) Përbërës nga bujqësia biologjike ÇERTIFIKIMET: AIABNuk përmban: NGJYROSËS, PARABEN, SILICON, DERIVATE HIDROKARBURENuk përmban ngjyrosës; ngjyra e kremit varet eksluzivisht nga prania e substancave me origjinë natyrale. 

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “KREM ANTIAGE PËRRRETH SYVE”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët