Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ne Tirane dhe mbi 8,000 lekë në qytete të tjera!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

BETA GLUCAN

1,900 L

Ju mund të keni dëgjuar që fibrat janë të dobishme, por e dini që jo të gjitha fibrat janë njësoj? Janë dy kategori fibrash: të tretshme dhe të patretshme. Brenda secilës kategori, ka tipe të ndryshme.

Beta-glucans  janë polisakaride natyrale të cilat klasifikohen si fibra dietike të tretshme dhe ndihmojnë në normalizimin e kolesterolit dhe triglicerideve dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Ato ngadalësojnë aktivitetin e enzimave digjestive duke formuar një xhel viskoz në stomak, i cili ngadalëson absorbimin e ushqyesve dhe si pasojë, ul nivelin e sheqerit në gjak pas ushqimit.

Këto fibra ndihmojnë dhe në eleminimin e konstipacionit (kapsllëkut)  dhe problemeve me zorrët, duke ushqyer bakteret e shëndetshme në zorrë, si dhe mbajtur nën kontroll peshën trupore.

Beta Glucan ndihmon në normalizimin e nivelit të kolesterolit dhe në uljen e nivelit të glukozës në gjak, pas ushqimit. Fibrat dietike janë të provuara për efektin në sistemin e tretjes, përmirësojnë funksionin e zorrëve dhe ndihmojnë në zbrazjen e zorrës së trashë. Konsumimi i Beta Glukan jep një ndjenjë ngopje, që ndikon në reduktimin e ushqimit.

Si funksionon Beta Glucan?

Duke qenë fibra të tretshme, Beta Glucan ngadalëson tranzitin e ushqimit në zorrë. Kjo bën që trupit ti duhen më tepër kohë për të tretur ushqimin. Tretja e ngadaltë bën që trupi të përthithë më ngadalë sheqernat e ushqimeve dhe ti lërë kohë organizmit për të eleminuar sheqerin e tepërt, duke e mbajtur stabël nivelin e sheqerit në gjak.

Rekomandohet:

  • Personat që kanë nivel të lartë të kolesterolit dhe triglicerideve
  • Personat që kanë nivel të lartë të glukozës ose vuajnë nga diabeti i tipit 2
  • Personat që kanë probleme tretje

Efektet

Rrit shëndetin e zemrës dhe stabilizon nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve Tashmë është e provuar klinikisht që beta glucan ndihmon fuqishëm në shëndetin e zemrës dhe ul nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve. Studime të ndryshme kanë treguar se marrja e 3 gr beta glukan në ditë për një periudhë 2-3 mujore e ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL) në nivele normale. Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak Beta Glucan ndihmon në reduktimin e riskut për diabetin e tipit 2. Gjithashtu, stabilizo nivelin e sheqerit në gjak për personat që vuajnë nga diabeti. Stimulon sistemin imunitar Beta glucan shfaq efekte pozitive dhe në sistemin imunitar, duke e forcuar ate dhe duke ndihmuar organizmin të luftojë sëmundjet dhe infeksionet në mënyrë me efektive.

Përdorimi

Doza ditore e rekomanduar për të mbajtur nivelet normale të kolesterolit, është 20 gram pluhur. 20 gram pluhur përmbajnë 3 gram beta glucan. Për të reduktuar nivelin e sheqerit pas ushqimit, shtoni 28 gram pluhur për çdo 30 karbohidrate (sheqer, drithëra). 28 gram përmban 4 gram beta glucan. Shtoni sasinë e duhur në pijen tuaj të preferuar, supë, salcë, kos, smoothie, sallata frutash ose ushqime të tjera. Këshilla: Nuk rekomandohet të tejkalohet doza e rekomanduar. Mbajeni larg nga fëmijët Suplementi ushqimor nuk është zëvendësues i një diete të balancuar dhe të larmishme Nuk e rekomandojmë gjatë periudhës së shtatzanisë dhe laktacionit

Përbërësit

100% tërshërë suedeze
Vlerat ushqyese për 100g Për dozë (20g)
Energji 360 kcal / 1505 kJ 72 kcal / 301 kJ
Yndyrna 10 g 2 g
Nga të cilat yndyrna të ngopura 2 g 0,4 g
Karbohidrate 36 g 7,2 g
Nga të cilat sheqer 1,8 g 0,36g
Proteina 19 g 3,8 g
Fibra dietike 25 g 5 g
Nga të cilat beta-glucans 14 g 2,8 g
Kripë 0,01 g 0,001 g

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “BETA GLUCAN”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët

Ofertë!

OK! STEROL FORTE

Çmimi origjinal qe: 3,000 L.Çmimi i tanishëm është: 2,100 L.