Lajeni fytyrën apo trupin me ujë të ngrohtë dhe me sapun apo shampo, që lëkura të jetë e pastër dhe të hapen poret. Shtypni tubetin ARGILTUBO dhe nxirrni sasinë e dëshiruar të produktit në pjesën e trupit që dëshironi të trajtoni. Shpërndajeni me majat e gishtave ose me shpatull të vogël dhe lëreni të veprojë disa minuta (më poshtë do gjeni kohëzgjatjen e aplikimit sipas tipit të lëkurës ose zonës ku aplikohet).Lajeni pjesën e trajtuar me Argiltubo me ujë të bollshëm ose me një sfungjer të lagur. Kur të përfundojë tubeti, mund ta prisni me gërshërë, në mënyrë që të konsumoni të gjithë pjesën e mbetur të pastës Argiltubo.MASKË PËR FYTYRË ME AKNE– Koha e mbajtjes së maskës 30 min.Sugjerim: Pasi të jetë përdorur maska Argiltubo, për efekte maksimale ndaj akneve, sugjerohet të përdoret Kremi Violetë Argital ose Kremi me Bardana Argital.MASKË PËR FYTYRËN, QAFËN DHE KRAHARORIN ME VEPRIM ANTIRRUDHË DHE PËR NJË PASTRIM TË THELLË– Për lëkurë të yndyrshme, koha e mbajtjes së maskës 30 min.– Për lëkurë të thatë, koha e mbajtjes së maskës 10 min.MASKË PËR GJOKSIN, FORCUESE, PASTRUESE DHE LËMUESE– Koha e mbajtjes së maskës 10-20 min.Sugjerim: Pasi të jetë përdorur maska Argiltubo, për efekte maksimale, sugjerohet të përdoret Kremi Violetë Argital.MASKË PËR VITHET, FORCUESE DHE LËMUESE– Koha e mbajtjes së maskës 20 min.Sugjerim: Pasi të jetë përdorur maska Argiltubo, për efekte maksimale, sugjerohet të përdoret Kremi Florè Argital, me efekt forcues.MASKË PËR ULJEN E BARKUTNë këtë rast këshillohet trajtimi specifik Argital me bazë Baltë Dobësuese.MASKË PËR ÇARJET E LËKURËS (STRIJAT)– Koha e mbajtjes së maskës 20 min.Sugjerim: Pasi të jetë përdorur maska Argiltubo, për efekte maksimale, sugjerohet të përdoret Kremi Florè Argital, dhe Vaj Qetësues me ekstrakt të Barit të Bletës (Melisa officinalis)MASKË PËR CELULITINNë këtë rast këshillohet trajtimi specifik Argital me bazë Baltë Dobësuese, kremin dobësues Florange dhe kremin forcues Florè.MASKË PËR FLOKËT– Koha e mbajtjes së maskës 5 min.Maska aplikohet në flokët e lagur. Masazhohet butësisht skalpi i kokës dhe floku, dhe shplahet me ujë të bollshëm.MASKË PËR QETËSIMIN E SHPINËSNë rastin e qetësimit të shpinës së lodhur, këshillohet trajtimi specifik Argital me bazë Fango Scaldante (Baltë me vajra esencialë), Kremin e Argjilës së Bardhë dhe Krem me ekstrakt Arnike.MASKË PËR KAPILARËT DHE VENAT VARIKOZE– Koha e mbajtjes së maskës 20 min.Sugjerim: Pasi të jetë përdorur maska Argiltubo, për efekte maksimale, sugjerohet të përdoret Kremi me ekstrakte të bimëve Thuja dhe Hamamelis dhe Vajin për Vena dhe Kapilarë.MASKË PËR SCRUB– Koha e mbajtjes së maskës 30 – 45 min. Kur përdoret si scrub, është e rëndësishme që maska të jetë thuajse e thatë, kështu që pastrojeni me një sfungjer të lagur.MASKË KUNDËR PICKIMIT NGA INSEKTET– Koha e mbajtjes së maskës 10 min. Në rastin e pickimit nga insektet apo djegia nga gjallesat ujore (si kandili i detit, etj), aplilkoni në vendin e pickimit një sasi paste Argiltubo. Vendi i pickimit mund të lyhet më pas me Kremin me ekstrakte të bimëve Thuja dhe HamamelisMASKË KUNDËR RREZATIMEVE SPITALORE – Koha e mbajtjes së maskës 15 min.Në rastin e trajtimeve me rrezatim spitalor (si Cobalt, etj), mund të trajtoni zonën e përqëndrimit të rrezeve, para dhe pas seancës së rrezatimit, për të shmangur krijimin e plagëve në lëkurë
Reviews
There are no reviews yet.