VAJ AVOKADO FLORA
Vaji bimor i Avokados është një vaj i jashtëzakonshëm për përdorim kozmetik. I pasur me acide yndyrore, vitamina A,B,C,D,E,K, minerale si bakër, hekur, magnez, fosfori; fitokimikatet si beta-sitosterol, glutathione, etj, është shumë i rekomanduar sidomos për lëkurë të thatë.
Vaji i avokados rekomandohet gjerësisht për personat me lëkurë të thatë dhe te moshat e mëdha, apo dhe në personat që vuajnë nga ekzemat.
Është një element i rëndësishëm për trajtimet kundër diellit apo për lëkurat e dëmtuara nga klima, si hidratimi.
– Eshtë shumë aktiv për të gjitha llojet e lëkurës, kundër tharjes (rekomandohet të përdoret pas dushit, pas rrezeve të diellit ose solarit). Mund të bëhen përzierje të vajit të avokados, jojobës, si dhe vitaminës E, që merret nga vaji i bajames, ushqen lëkurën e fytyrës dhe të trupit, ndihmon qarkullimin e gjakut, në mënyrë stimuluese ndikon në rritjen e indeve dhe qelizave duke rritur forcën e tyre. Përmirëson rezistencën dhe vitalitetin e saj natyror. Ky vaj e mban lëkurën të re, elastike, të fortë dhe në të njëjtën kohë e bën atë të butë, të mëndafshtë dhe të shndritshme
-Mund të përdoret brenda çdo lloj shampoje për flokë normalë dhe për flokë të thatë ne sasi 8-10 gram vaj avokado, duke i dhënë flokëve volum dhe shkëlqim,
-Vaj avokados ushqen lëkurën, rigjeneron qelizat e lëkurës, ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.