Efektet
BIOTINA
Alternativa më e mirë kundër rënies së flokut është biotina. Biotina është një vitaminë nga grupi B kompleks, e quajtur B8, dhe është mikro-nutrienti më i rëndësishëm për shëndetin dhe bukurinë e flokut. E njohur ndryshe dhe si Vitamina H, biotina është gjithashtu dhe një nga vitaminat që ndihmon organizmin për të kthyer ushqimin në energji.
Emri “Biotin” vjen nga greqishtja e vjetër “biotos” – jetë. Vitaminat B, dhe veçanërisht Biotina, ndihmojnë për të mbajtur të shëndetshëm lëkurën, flokët, sytë, mëlçinë dhe sistemin nervor.
KOLAGJENI
Kolagjeni është proteina në sasi më të madhe në organizëm, veçanërisht tipi 1 i tij. Kolagjeni gjendet në muskuj, kocka, lëkurë, enët e gjakut, sistemin tretës dhe ligamente. Ai ndihmon për t’i dhënë lëkurës sonë fortësi dhe elasticitet, gjatë zëvendësimit të qelizave të vdekura. Në kyçet tona, kolagjeni është “ngjitësi“ që mban trupin tonë të bashkuar.
Prodhimi i kolagjenit në trupin tonë fillon të ngadalësohet me kalimin e moshës. Ne e vëmë re nga shenjat e moshës, si rrudhat, squllja e lëkurës dhe dhimbjet e kyçeve.
7 PËRFITIMET KRYESORE TË KOLAGJENIT NË ORGANIZËM
- Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve
- Forcon flokët, thonjtë dhe dhëmbët
- Redukton dhimbjet dhe degjenerimin e kyçeve
- Ndihmon në mbrojtjen ndaj Leaky Gut Syndrome (sindroma e përshkueshmërisë së zorrëve)
- Përshpejton metabolizmin, rrit masën muskulare dhe energjinë.
- Përmirëson shëndetin e mëlçisë
- Mbron shëndetin kardiovaskular.
VITAMINA C
Vitamina C kontribuon në disa funksione të rëndësishme në trupin tonë. Është një antioksidant që mbron qelizat tona nga stresi oksidativ. Lufton radikalet e lira që pengojnë rritjen e flokut dhe shkaktojnë plakjen e tij.
Të gjitha qelizave te trupit i nevojitet vitaminë C për të funksionuar normalisht, po ashtu, kjo vitaminë ndihmon në ndërtimin e kolagjenit, për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, indeve të buta, mishit të dhëmbëve, lëkurës dhe enëve të gjakut.
Vitamina C është e rëndësishme për absorbimin normal të hekurit nga organizmi dhe mirëfunksionimin e sistemit nervor. Ka efekte të pazëvendësueshme në sistemin imunitar, si dhe mbron nga sforcimet fizike.
MSM
Methyl-sulfonyl-methane (MSM) është sulfur natyral që gjendet në organizmin e njeriut dhe në disa ushqime. Është element shumë i rëndësishëm për të mirëmbajtur proteinat strukturale, keratinën e cila ndërton fibrat e flokut dhe ndihmon sistemin imunitar. Sipas studimeve, përdorimi i rregullt i MSM ka treguar rritje 50% më tepër të thonjve, 100% më tepër rritje dhe forcim të flokut si dhe ka përmirësuar shkëlqimin e flokut.
Reviews
There are no reviews yet.