Bari i elbit është një burim i pasur acidi folik, i cili është shumë i rëndësishëm për gratë shtatzëna dhe për ato që po planifikojnë të jenë shtatzanë, sepse luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tubit neural të foshnjës. Ai ka një sasi të lartë hekuri, i cili luan rol në fuksionimin e sistemit imunitar dhe gjithashtu ndihmon në reduktimin e lodhjes.Bari i elbit ka efekt pozitiv në stabilizimin e kolesterolit, sepse mbështet aktivitetin e dy organeve: të mëlçisë dhe të tëmthit, të cilët janë përgjegjës për metabolizmin e yndyrnave
Përfitime të tjera të Barit të Elbit:- Ndihmon sistemin e tretjes.
Bari i Elbit është një burimi natyral sodiumi, i cili i nevojitet stomakut për të prodhuar acidin klorhidrik (i cili shërben për tretjen e ushqimit). Është i pasur dhe me enzima tretëse, substanca që ndihmojnë për të reduktuar pëbërësit e patretshëm apo toksikë në ushqim.
- Është mjaft i pasur me klorofil.
Klorofili është substanca që i nevojitet trupit për një numër procesesh të rëndësishme: ështhe një pastrues dhe detoksikues natyral i mëlçisë, vepron si një antioksidant për të reduktuar dëmin e radikaleve të lira, është një forcues i gjakut (ka përbërje kimike të ngjashme me hemoglobinën), dhe ndihmon në shtimin e energjisë.
- Bari i Elbit është ekstremisht alkalin dhe i pasur me vitamina dhe minerale.
Ai mbron organzmin nga rrezatimi dhe dëmtimet qelizore, duke rigjeneruar qelizat dhe indet e dëmtuara.Është një detoksikues kaq i fuqishëm, sa rekomandohet për të filluar ngadalë konsumimin e tij, për të reduktuar simptomat e detoksikimit si dhimbje koke, skuqje apo të vjella. Këto simptoma janë normale dhe ndeshen rëndom gjatë nxjerrjes së toksinave nga organizmi, por që nuk vazhdojnë gjatë.
- Forcon imunitetin.
Bari i Elbit është shumë i pasur me ushqyes që ndihmojnë për të forcuar sistemin imunitar, si vitamina, minerale, amino acide, antioksidantë dhe enzima.Është ekstremisht i pasur me vitaminë C, e cila është thelbësore për shëndetin dhe për të përballuar infeksionet- si virale dhe bakteriale. Rruazat e bardha të gjakut përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se të tjerat, dhë kërkojnë një furnizim konstant me vitaminë C, për të mbajtur sistemin imunitar në kapacitet optimal. Përveçse furnizon sistemin imunitar me vitamina dhe minerale,Bari i Elbit është mjaft i pasur dhe me amino acidin “arginin”, i cili luan një rol të rëndësishëm për të shëruar djegiet, plagët dhe dëmtimet e ndryshme.
- Alkalinizon trupin.
Nëse ju hani shumë ushqime acide pa i balancuar me ushqime alkaline, trupi stërmundohet për të normalizuar pH e gjakut (i cili është 7.35 – 7.45).Së pari, do të marrë mineralet alkaline nga kockat dhe dhëmbët, si kalciumi, magnezi dhe potasi. Kjo mund të shkaktojë një sërë problemesh si osteoporoza.Gjithashtu, trupi do të depozitojë acide me tepricë në muskuj, një nga shenjat e para të fibromialgjisë (fibromyalgia).Bari i Elbit është një alkalin i fuqishëm për shkak të përmbajtjes së lartë të mineraleve zi kalciumi, magnezi, mangani dhe potasi. Ka aftësinë të të mbajtur një balancë perfekte acid-alkaline në trup, duke ofruar mbrojtje ndaj problemeve shëndetësore që mund të shkaktohen nga ndryshimi i pH të gjakut.
- Ndihmon në trajtimin e kolitit ulçeroz.
Kolitit ulçeroz lidhet me sasinë e ulët të bakterieve të mira në sistemin e tretjes dhe akumulimi e toksinave në zorrë. Bari i elbit ndihmon në stimulimin e baktereve të mira duke reduktuar inflamacionin dhe përmirësuar simptomat, si dhe ul nivelin e substancave inflamatore në zorrë.
Reviews
There are no reviews yet.