Efektet
Zbutës dhe pastrues Një sapun klasik me aromën dehëse dhe relaksuese të fushave me livando. Përmban mjaltë biodinamik me veti ushqyese dhe zbutëse, ndërsa vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe vaji i bajames të ëmbël, ushqyes dhe të pasur me vitamina. Me vaj esencial të pastër të livandos me veti relaksuese, sebum-balancuese dhe pastruese.I përshtatshëm veçanërisht për lëkurë mikse dhe delikate.Për fytyrë dhe trup.I testuar dermatologjikisht.
Përdorimi
Lani fytyrën në mëngjes dhe në darkë, me ujë të ngrohtë dhe sapun, për një pastrim të plotë të lëkurës, dhe hidratim dhe balancim të saj.Mund të përdoret për të larë fytyrën, trupin apo flokët.Këshillë:Këshillohet që mbas çdo përdorimi, sapuni të vendoset në mbajtëse që të kullojë dhe të mos mbajë ujë, për të shmangur zbutjen dhe zbehjen e vetive të tij.
Përbërësit
Olea Europaea Fruit Oil*, Cocos Nucifera Oil*, Aqua, Sodium Hydroxide, Prunus Amygdalus Dulcis Oil*, Lavandula Hybrida Oil*, Mel*, Alkanna Tinctoria Root Extract, Sodium Phytate, Linalool, Citric Acid, Limonene.(*Përbërës nga Bujqësia Organike)Teknologjia e prodhimit të vajrave përbërës të produktit është presimi në të ftohtë.Sipas kësaj teknologjie, produkti i përfituar ruan plotësisht vlerat shëndetësore dhe përbërësit ushqimorë, për shkak se përpunimi nuk i nënshtrohet temperaturave të larta, të cilat i asgjësojnë një pjesë të komponentëve.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.