Efektet
1. Redukton dhe eleminon njollat kafe në fytyrë
2. Eleminon pikat e zeza dhe pikat dhjamore
3. Hidraton fytyrën
4. Realizon pastrimin e thellë të lëkurës
5. Redukton shenjat e mbetura nga aknet
6. Zbut dhe i jep elasticitet lëkurës
7. Rinovon qelizat e lëkurës
8. Ngushton poret e zgjeruara
9. Largon yndyrën e tepërt
10. Ushqen lëkurën me vitamina dhe mikroelementë
11. Është antiseptik
12. Non-ComedogenicEfektet terapeutike të përbërësve:VAJ ARGANI
Argani i quajtur ndryshe “ari i shkretëtirës” duket se është krijuar posaçërisht për shëndetin dhe estetikën e lëkurës. Tashmë, në industrinë e kozmetikës, produktet me argan janë një nga përbërësit kryesorë të produkteve të shtrenjta dhe ekzotike, ekliziri i “rinisë së përjetshme” dhe një aset i ri dhe i pazëvendësueshëm në këtë fushë.
Argani përmban vitaminë E në sasi të mëdha, tre herë më shumë se vaji i ullirit. Vitamina E është e njohur posaçërisht për efektet e saj të jashtëzakonshme në lëkurë. Gjithashtu, ai është i pasur me vitaminat A, dhe F, acide yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6. Ai përmban mbi 80% acide yndyrore të pangopura, të cilat janë mjaft jetike për shëndetin e organizmit.
Nga hulumtimet shkencore është vërtetuar se argani shërben për kurimin e lëkurës, e rigjeneron atë, e furnizon me oksigjen, është hidratues, e ushqen, siguron mbrojtjen, elasticitetin dhe rininë e saj. Ai parandalon rrudhat dhe është profilaksi për sëmundjet në lëkurë dhe flokë. E mbron lëkurën nga agresorët e jashtëm (dielli, metalet e rënda, smogu, era, papastertitë e ndryshme të ambjentit ndër këto substancat kimike dhe toksike të thithura nga poret).
Duke njohur vlerat e saj, industria e kozmetikës ka krijuar me argan linjat e plota për kremrat e duarve dhe të fytyrës, maskat e fytyrës, shampot, locionet për flokë dhe lëkurë, etj. dhe sot mund të thuhet se produktet me argan janë ndër më të suksesshmet dhe më të kërkuarat në treg. Me linjën e arganit mund të keni një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur, një fytyrë perfekte, një ngjyrë të këndshme trupi, thonj të shkëlqyeshëm dhe një pamje gjithmonë të freskët e të kuruar.MJALTI
Mjalti ka efekte të pallogaritshme në lëkurë dhe produktet kozmetike me bazë mjalti janë nga më të mirat dhe më të kërkuarat në tregun elitar. Mjalti është i pasur me sheqerna, vitaminat B1, B2, B6, vitaminën C, taninë, minerale, si: potas. kalcium, magnez, enzima, acide dhe mjaft mikroelementë të tjerë. Për vetitë terapeutike të mjaltit mjafton të theksojmë se në 1 kg mjaltë gjenden rreth 30-40 gr substanca dhe elemëntë shërues (sheqerna, fermente, enzima, koenzima, etj.), kurse të njëjtën sasi (30-40 gr) ushqimet e tjera e sigurojnë me disa dhjetëra, deri qindra kilogram!…
Mjalti në lëkurë ka rol mbrojtës ndaj faktorëve të ndryshëm, stimulon prodhimin e kolagjenit, e bën lëkurën më elastike, ka efekt astringent për poret e zmadhuara të lëkurës, është hidratues, redukton rrudhat, lufton aknet, eleminon skuqjen e lëkurës, rigjeneron lëkurën, shëron djegiet nga dielli, mbyll plagët e lehta dhe kuron infeksionet, ekzemat, dermatitet dhe psoriazën. Vetitë e fuqishme antioksiduese të mjaltit parandalojnë plakjen e parakohshme të lëkurës. Mjalti është ideal për fytyra të thata.KANELLA
Kombinimi i mjaltit me kanellë është një nga kombinimet më të mira në industrinë e kozmetikës për përgatitjen e maskave. Kanella është e njohur për veprimin e saj si stimulues i fuqishëm për qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë, ajo rigjeneron mjaft lëkurën, duke bërë që tiparet e bukura të dalin më në dukje. Përveç kësaj, kanella ka efekt eksfoliating, rrit prodhimin e kolagjenit, është antiseptik, antirrudhë dhe tonifikues. Gjithashtu, kanella është një trajtues i mirë i ekzemës dhe akneve.PROPOLIS
Në fushën e kujdesit ndaj lëkurës, propolisi siguron përfitime të mrekullueshme. Ai shërben si balsam, është antiseptik, antiakne, siguron një barrierë mbrojtëse për faktorët e riskut të lëkurës, stimulon shërimin e shpejtë të lëkurës nga ekzemat, dermatitet, psoriaza, por edhe plagët. Propolisi stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elestinës, të cilat garantojnë elasticitetin dhe rininë e lëkurës. Është për t’u theksuar efekti i saj cikatrizant (balsam) për mbylljen e plagëve.
Çfarë është propolis?
Propolis është një përzierje substancash që bletët e mbledhin në sythet, lulet ose në lëkurën e disa bimëve, duke e transformuar, me anë të sekrecioneve të tyre në një produkt të veçantë. Në përbërjen kimike të propolisit bëjnë pjesë rrëshira, balsami, dylli, vajrat eterike, poleni dhe lëndë organike dhe minerale. Në të gjitha lëndët që përmban propilisi më të rëndësishmet janë flavonoidet. Gjithashtu, propolisi përmban hekur, magnez, kalium, alumin, calcium, bakër, silic, etj. Ndër vitaminat numërohen vitamina B1( Tiamina), vitamina PP, provitamina A, etj.
Përdorimi
Aplikoni skrabin me majë të gishtave në fytyrë dhe qafë. Masazhoni me lëvizje rrethore për disa minuta pastaj shplajeni mirë me ujë.
Për rezultate të menjëhershme dhe të dukshme, përdoreni dy herë në javë.I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.VETËM PËR PËRDORIM TË JASHTËM
Përbërësit
Përbërësit funksionalë:Vaj Argani, Mjaltë, Kanellë, Propolis
Reviews
There are no reviews yet.