Ky vaj cilësohet si një nga vajrat më të mirë për rrudhat dhe njollat nga plakja, si dhe për reduktimin e strijave, çikatriçeve dhe shenjave në lëkurë.
I nxjerrë nga farat e bimës Rosehip, ky vaj është një nga trajtimet më të shkëlqyera anti-age. Pse është kaq i mirë për shëndetin e lëkurës ky vaj? Është i mbushur me kaq shumë lëndë ushqyese të njohura që rrisin shëndetin e lëkurës dhe kanë efekte kundër plakjes.
Vaji rosehip, i quajtur edhe vaji i farës Rosehip, është një burim i pasur i acideve esenciale yndyrore (EFA), duke përfshirë acidin oleik, palmitik, linoleik dhe acidin gama linolenik (GLA). Janë perfektë në luftimin e thatësisë së lëkurës dhe reduktimin e shfaqjes së linjave në fytyrë.
Rosehip është një nga bimët më të pasura me vitaminë C. Ky është një plus shumë i madh për reduktimin e plakjes duke qenë se vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit, që fatkeqësisht reduktohet me rritjen në moshë. Shtimi i produkteve të pasura me vitaminë C, si vaji i Rosehip, në rutinën tuaj të bukurisë, çojnë në nxitjen e kolagjenit dhe shmangien e shënjave të plakjes.
Reviews
There are no reviews yet.