Efektet
– Vaji i karotës ndihmon në zbutjen e lëkurës, si dhe gjen përdorim në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet ultraviolet pas një ekspozimi të gjatë në rrezet e diellit. Pra mbron nga dalja e flluskave të parakohshme dhe i jep lëkurës freski, duke e mbrojtur gjithashtu ngjyrën dhe delikatesën e saj. Vaji i karotës është i dobishëm për të gjitha llojet e lëkurës.– Ndihmon në të gjitha traumat e lëkurës sidomos ekzemat dhe intertrigon.-Ai gjithashtu është i dobishëm në rastet e shpërthimit të puçrrave si rezultat i ndonjë alergjie ndaj produkteve ushqimore dhe mjekësore.-Ky lloj vaji ndihmon gjithashtu rastet e lëkurës shumë alergjike.-Fuqizon shikimin: substanca betakarotinë, e cila gjendet me shumicë në vajin e karotës, transformohet në mëlçi në vitaminë A, e cila është shumë herë më efektive dhe e dobishme për trupin në këtë mënyrë të përftuari se sa të merrej nga goja në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në këtë mënyrë vaji ndihmon në rastet e sëmundjes së njohur me emrin verbimi i natës, parandalon dobësimin e shikimit dhe ndihmon shumë në forcimin e shikimit tek fëmijët që janë në fazën e rritjes.-Karotina e pranishme në sasi të mëdha në vajin e karotës fuqizon procesin e rigjenerimit të indeve dhe qelizave. Ndihmon në zhdukjen e rrudhave të fytyrës dhe të ballit dhe parandalon dobësimin e lëkurës si dhe forcon thonjtë dhe rrënjët e flokëve.-Ndihmon në eliminimin e infeksioneve intestinale dhe mjekimin e ulcerës, ngase pakëson aciditetin e stomakut.-Vaji i karrotës është burim i rëndësishëm i karotinoidëve me të dy llojet e tyre alfa dhe betakarotinë. Këto dy substanca janë bërë objekt i gjerë studimi për dobitë e tyre në parandalimin dhe luftimin e kancerit.
Përbërësit
Vaj bimor 100% i prodhuar me vaj susami (Sesamum indicum seed oil)* dhe karrote (Daucus carota extract)* (50%) e presuar në të ftohtë, vitaminë E (Tocopherol) me origjinë bimore.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.