0 L

S’ka produkte në shportë.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ose më shumë!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

S’ka produkte në shportë.

KREM TRUPI ELASTIZUES

5,000 L

Kremi i trupit elastizues BioSnail 75% është një krem me veti ushqyese dhe elastizuese për lëkurën.

Një trajtim i shkëlqyer kundër strijave dhe celulitit.

Është i pasur me substanca natyrale dhe biologjike që përforcojnë veprimin e Mukusit të Kërmillit, si Kafeina, Acidi Jaluronik dhe Vaji i Arganit.

Për të gjitha tipet e lëkurës.

200ml

Efektet

Eshtë hidratues dhe parandalon tharjen e lëkurës. Stimulon proceset shëruese dhe rigjeneruese të lëkurës duke trajtuar strijat dhe celulitin. Përmirëson elasticitetin e lëkurës. Ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës dhe formimit të rrudhave. Tonifikon lëkurën. Eleminon njollat e errëta në lëkurë. Eleminon enjtjet e lëkurës. Krijon efektin e freskisë. Eleminon çarjet (lezionet) e lëkurës.  EFEKTET E PËRBËRËSVE:– MUKUS KËRMILLI – ushqyes, hidratues, elastizues, antioksidant.Kërmilli prodhon një sekrecion të përbërë nga substanca të ndryshme me interes të madh kozmetik, si:a. Alantoina: Substanca që stimulon rigjenerimin e indeve, nxit gjenerimin e epidermës, dhe favorizon rritjen e keratinociteve (duke zëvendësuar qelizat e vdekura me qeliza të reja). b. Elastina: Proteinë që i jep elasticitet lëkurës. c. Kolagjeni: Përbërës themelor i lëkurës, i cili vepron si hidratues dhe zbutës. Falë vetive elastizuese, tonifikon dhe zbut lëkurën. d. Acidi glicolik: Lejon krijimin e shtresave sipërfaqësore të lëkurës, dhe stimulon krijimin e Kolagjenit, duke e bërë lëkurën të shndritshme. e. Vitaminat, aminoacidet esenciale dhe proteinat: ndihmojnë qarkullimin periferik të gjakut dh “oksigjenojnë lëkurën”, duke garanduar furnizimin e saj me ushqyes dhe hidratim. Për më tepër, vitaminat ushtrojnë në lëkurë një veprim antioksidues dhe antiplasaritje.-VAJ BIOLOGJIK ARGANI (Argania Spinosa Oil *) – hidratues, oksigjenues, ushqyes Vaj i Arganit është i pasur me tokoferole, flavonoide, karotenoide, sterole dhe triterpenoide. Falë një përqëndrimi të tillë antioksidantësh, acidesh esenciale dhe vitamine E, Vaji i Arganit hidraton, favorizon oksigjenimin e qelizave, mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm duke neutralizuar radikalet e lira. Është një vaj me përthithje të shpejtë, i dhuron lëkurës butësi, lëmim dhe ndjesi mëndafshi.-VAJI BIOLOGJIK I JOJOBA (Simmondsia Chinensis Oil *) – zbutës, antioksidues Mungesa totale e glicerinës, e bën këtë vaj totalisht të ndryshëm nga të gjithë vajrat e tjerë, pasi nuk bëhet fjalë për një vaj yndyror, por një dyll të lëngshëm. Kjo karakteristikë, e bën Vajin e Jojoba (Simmondsia Chinensis Oil) ekstremisht të përthithshëm nga lëkura e njeriut. Ky vaj është shumë i pasur me antioksidantë.-VAJ BIOLOGJIK ULLIRI (Olea Europaea Fruit Oil **) – zbutës, mbrojtës, antirrudhë. Përbërësi i njohur tashmë për vetitë e tij zbutëse, mbrojtëse, antirrudhë. Stimulon proceset riparuese të dermës dhe epidermës. 

Përdorimi

Përpara përdorimit të kremit, pastroni lëkurën me një pastrues, ose me ujë të ngrohtë dhe sapun.Aplikojeni kremin në lëkurë dhe masazhojeni butësisht e mollëzat e gishtave deri në përthithjen e plotë nga lëkura.

Përbërësit

Snail Secretion Filtrate Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Stearate, Cetearyl Alcohol, Coco-Caprylate, Propanediol, Snail Secretion Filtrate, Glycerin, Cetearyl Glucoside, Simmondsia Chinensis Oil (*), Argania Spinosa Oil (*), Calendula Officinalis Flower Extract (*), Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Caffeine, Olea Europaea Oil (**), Lecithin, Aqua, Tocopherol, Ascorbyl Palmitate, Citric Acid, Benzyl Alcohol, Parfum, Xanthan Gum, Capryloyl Glycerin/Se- bacic Acid Copolymer, Diheptyl Succinate, Sodium Benzoate, Ethylhexylglycerin, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Potassium Sorbate. Karakteristikat Kimiko-Fizike: Nuk përmban ngjyrosës; ngjyra e kremit varet eksluzivisht nga prania e substancave me origjinë natyrale.(*) Përbërës nga bujqësia biologjike (**) Përbërës në mbështetje të biodiversitetit.ÇERTIFIKIMET: AIABNuk përmban: NGJYROSËS, PARABEN, SILICON, DERIVATE HIDROKARBURENuk përmban ngjyrosës; ngjyra e kremit varet eksluzivisht nga prania e substancave me origjinë natyrale. 

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “KREM TRUPI ELASTIZUES”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët