0 L

S’ka produkte në shportë.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ose më shumë!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

S’ka produkte në shportë.

Home Floket Maskë HAIR GROWTH OIL

HAIR GROWTH OIL

1,300 L

RRITJA E SHPEJTË E FLOKËVE ME BAZË VAJIN E KASTORIT (RECINIT)

Dëshironi të realizoni një rritje spektakolare të flokut tuaj brenda një kohe rekord?

Zgjidhni recetën HAIR GROWTH – CASTOR (me bazë vajin e kastorit), dhe ju do të përfitoni një rritje të flokut jo më pak se 5 centimetra në muaj!

Efektet

Vaji i kastorit është një nga vajrat më të mirë dhe më të fuqishëm për rritjen e flokut.Acidi ricinoleik, i cili është i pranishëm në një masë të konsiderueshme tek vaji i kastorit, stimulon ndjeshëm qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, duke mundësuar rigjenerimin e folikulave (rrënjëve) të flokëve dhe si rezultat realizohet rritja mjaft e shpejtë e flokut! Përveç rritjes së shpejtë të flokut, antioksidantët e pranishëm në vajin e kastorit ndihmojnë në krijimin e depozitës së keratinës në flokë, e cila është faktori kryesor për flokë të shëndetshëm, të butë dhe të kuruar.Vaji i recinit përbën trajtuesin kryesor për flokët e dëmtuar kimikisht nga bojërat dhe dekolorantët.

Përdorimi

Gjatë përdorimit të vajit për rritjen e flokëve, kini parasysh këto rregulla: 1. Vaji për rritjen e flokut jep efekte më të mira në flokë gjysëm të thatë. Pasi lahet koka, thahet floku me peshqir (jo me tharëse flokësh) dhe më pas fillon aplikimi. Gjithashtu, nëse nuk i lani paraprakisht flokët, mund t’i spërkasni me ujë, ose nëpërmjet një shishe me spray. 2. Masazhohet floku gjatë gjithë gjatësisë së tij, si dhe skalpi i kokës për rreth 10-15 minuta. Në këtë gjendje mbahet 2 orë dhe më pas lahet koka. 3. Në varësi të problemeve të flokut, trajtimi bëhet: a. Nëse floku është në gjendje të degraduar të gradës së lartë: aplikohet çdo ditë për 7 ditë rresht. Pas 7 ditësh, ai aplikohet 1 herë në 3 ditë. b. Për rritjen e flokut: 1 herë në 2 ditë për 30 ditë. c. Për teksturën e flokut (butësi, derdhje, shkëlqim etj.): 1-2 herë në javë. 4. Para larjes së flokut, hidhni në shampon tuaj 1 majë luge kafe me vajin për rritjen e flokut. Tundeni mirë shampon dhe masazhoni flokët e lagur dhe lëkurën e kokës për disa minuta. Më pas, shplajeni. Efektet do të jenë mjaft të mira.Përdoret vetëm për përdorim të jashtëm.

Përbërësit

Vaj Kastori (50%), Vaj horsetail (bishtkali), Vaj Xhinxheri, Vaj Bajame e Ëmbël, Vaj Ulliri, Vaj Lini, Vaj Hithre.Teknologjia e prodhimit të vajrave përbërës të VAJI PËR RRITJEN E FLOKUT është presimi në të ftohtë. Sipas kësaj teknologjie, produkti i përfituar ruan plotësisht vlerat shëndetësore dhe përbërësit ushqimorë, për shkak se përpunimi nuk i nënshtrohet temperaturave të larta, të cilat i asgjësojnë një pjesë të komponentëve.Produkti është 100% natyral, nuk përmban asnjë aplikim kimikatesh, nuk ka aditivë, konservantë, është i pa rafinuar dhe pa aromatizues.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “HAIR GROWTH OIL”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët