Efektet
Fitoretinoli është një përbërës aktiv antirrudhë që favorizon rigjenerimin qelizor dhe sintezën e kolagjenit. ose për ta thënë në terma më teknikë, është një vitaminë A ekuivalente, me një tolerancë më të madhe të lëkurës se retinoli. Në fakt, ky ekstrakt me origjinë natyrale, vepron me delikatesë në lëkurë dhe stimulon veprim të fuqishëm të vitaminës A, duke parandaluar rrudhat e mimikës, rigjeneruar qelizat si dhe ushtron një veprim të fuqishëm tërheqës (efekt lifting)Ditë pas dite, do të vëreni përfitimet që Fitoretinoli i jep lëkurës suaj. Është një trajtim i fuqishëm antirrudhë që jep rezultate të qëndrueshme në kohë.
Përdorimi
Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë në fytyrën e larë më parë, në dy mënyra:
- Direkt në lëkurë si zëvendësues i kremit, ose para përdorimit të kremit. Aplikoni dy pika në lëkurë dhe masazhojeni derisa të përthithet totalisht nga lëkura.
- Si fuqizues i kremit apo serumit tuaj të preferuar, duke shtuar 1-2 pika. Do e bëjë kremin tuaj me një teksturë më të lehtë dhe me të thjeshtë për t’u përthithur nga lëkura, duke rritur efikasitetin.
Për efekte maksimale ju rekomandojmë ta përdorni të kombinuar me
Kolagjenin, Acidin Hialuronik dhe
Serumin Aktiv të Ekofermentuar.
Përbërësit
Aqua, Vigna Aconitifolia Seed Extract, Cyamopsis Tetragonoloba Gum, Maltodextrin, Benzyl alcohol, Sodium Dehydroacetate.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.