0 L

No products in the cart.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ne Tirane dhe mbi 8,000 lekë në qytete të tjera!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

No products in the cart.

Home Fytyra Kundër Njollave BIO SUN SPOT REDUCTION CREAM

BIO SUN SPOT REDUCTION CREAM

1,500 L

Formula fituese 2 në 1 në kremin BIO SUN SPOTS REDUCTION CREAM! Kremi eleminon njollat e diellit dhe të shtatzënisë, si dhe në të njëjtën kohë siguron mbron nga dielli me faktorin mbrojtës 50!

1. Është 88% bio-organik (nuk përmban konservantë, aditivë, dhe përbërës të tillë, si: Paraben dhe derivatet e tij, Silikon, PropyleneGlycol.)
2. I rekomandueshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
3. Me filtra natyralë, të cilat lejojnë nxirjen e lëkurën në nivelin e duhur dhe në mënyrë të shëndetshme.
4. Është hipoalergjik.
5. I përshtatshëm për të gjitha moshat.
6. Rezistent ndaj ujit për 90 minuta.
7. Non-Comedogenic.
8. Përhapet mjaft lehtë në fytyrë. Është miqësore dhe pranon çdo lloj make-up pas aplikimit të saj.
9. Klinikisht e provuar.
10. Me aromë lulesh pylli

Mund të aplikohet nga të gjithë personat mbi moshën 15 vjeç, që duan të kenë një lëkurë fytyre të bardhë, të butë dhe të shëndetshme.

40ml

Efektet

1. Parandalon dhe eleminon njollat e diellit dhe shtatzanësisë nga fytyra. 2. Redukton dhe eleminon qukat e krijuara nga dielli. 3. Ruan fytyrën nga nxirja e diellit. 4. Eleminon skuqjen e lëkurës nga dielli. 5. Mbron fytyrën nga rrezatimi UVA dhe UVB. Ka spektër të gjërë mbrojtës: SPF 50. Është hidratues i fuqishëm. 6. Ushqen lëkurën me vitamina dhe mikroelementë. 7. Është antiseptik. 8. Eleminon irritimet e lëkurës, e zbut atë dhe dhe i jep elasticitet fytyrës. 9. Parandalon dhe eleminon puçrat. 10. I ruan fytyrës një ngjyrë natyrale. 11. Ka efekt të fuqishëm antiplakje për shkak të vetive të mëdha antioksiduese. 12. Non-Comedogenic.Efektet terapeutike të përbërësve:1. OKSIDI I ZINKUT DHE BISMUTH SUBNITRAT (TË KATEGORISË PHARMACOPEIA) Mjekojnë dhe parandalojnë puçrat që mund të dalin në fytyrë. Mjekojnë dhe parandalojnë skuqjen dhe acarrimin e lëkurës së fytyrës. Janë absorbues shumë të mirë të rrezeve UVA dhe UVB dhe mbrojtës të lëkurës. Janë antiseptikë shumë të mirë të pranuar nga organizmi pa shkaktuar asnjë acarim.2. KOJIC ACID (ACIDI KOJIK) Është një nënprodukt i procesit të fermentimit të maltimit të orizit për prodhim SAKE, që është një verë Japoneze nga orizi. Ai ul koncentrimin e melaninës në lëkurë, duke e mbajtur atë gjithmonë të bardhë. Përveç kësaj, ai është një antiseptik shumë i mirë.3. LANOLINA (YNDYRË ORGANIKE E RAFINUAR NGA LESHI I DELES) Shumë e pasur me acide yndyrore esenciale. Ka veti ushqyese dhe anti-dehidratuese të jashtëzakonshme për lëkurën. Është zbutëse & kondicionuese shumë e mirë për lëkurën.4. LECITINA (FOSFOLIPIDE NGA VAJ LULEDIELLI ORGANIK – HELIANTHUS ANNUUS) Është zbutëse & kondicionuese shumë e mirë për lëkurën.5. GLICERINA (NGA VAJ LULEDIELLI ORGANIK) Redukton maksimalisht humbjen e lagështisë së lekurës. Molekulat e saj në mënyrë të përsosur asimilohen nga epiderma. Ka një dhunti natyrore për rritjen e kapacitetit mbajtës të ujit në një nivel të lartë të epidermës.6. CERA ALBA (DYLLË BLETE ORGANIK) Redukton humbjen e lagështisë së lëkurës. Rregullon konsistencën e kremit.7. MYRITOL 318 – CAPRYLIC / CAPRIC TRIGLYCERIDE (TRIGLICERIDE TË ACIDEVE KAPRIK / KAPRILIK TË VAJRAVE BIMORE ORGANIKE) Janë zbutëse & kondicionuese shumë të mira për lëkurën.8. EKSTRAKT KAMOMILI ORGANIK (CAMOMILE OFFICINALIS) Është një qetësues shumë i mirë për lëkurën. Amortizon mjaft mirë veprimin degradues të lëkurës nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.9. TOCOPHEROL (VITAMINA E NGA VAJ LULEDIELLI I ÇERTIFIKUAR ORGANIK) Është një antioksidant shumë i fuqishëm, që ruan dhe mbron qelizat e lëkurës nga plakja. Frenon prodhimin e melaninës. Ka veti të mrekullueshme në ushqimin e qelizave të lëkurës dhe mirëmbajtjen e tyre duke i ruajtur ato nga oksidimi.10. VITAMINA AD3 (VITAMINË E EKSTRAKTUAR NGA VAJI ORGANIK I PESHKUT) Rrit imunitetin e qelizave të lëkurës, duke i mbrojtur ato nga shumë faktorë patogjenë.

Përdorimi

Efekti më i mirë përftohet duke larë ose pastruar sipërfaqen e fytyrës me ujë të vakët me sapun dhe më pas thajeni mirë. Lyheni atë me produktin deri sa të përhapet plotësisht mbi sipërfaqen e fytyrës. Kremi aplikohet një deri në tre herë në ditë.Këshilla:1. Gjatë trajtimit duhet të bëni kujdes me higjenën personale. 2. Gjatë trajtimit lëreni fytyrën tuaj të ajroset në mënyrë natyrale. Mos e mbështillni atë me shall apo rrobë tjetër.Kremi BIO SUN SPOTS REDUCTION CREAM rekomandohet të përdoret sidomos në periudhën e Vjeshtës, Pranverës dhe të Verës.Mos e ndërprisni atë dhe në çdo stinë tjetër me ditë me diell. Ju mund të vazhdoni të aplikoni produktin për parandalimin e rishfaqjes së nxirjes së lëkurës së fytyrës, ushqimin e lëkurës tuaj me vitamina dhe mbajtjen e saj të butë.Personat që mund t’a aplikojnëTë gjithë personat mbi moshën 15 vjeç, që duan të kenë një lëkurë fytyre të bardhë, të butë dhe të shëndetshme.NUK KA EFEKTE ANËSORENdërveprimi me produkte të tjeraAsnjë lloj nga produktet e tjera që ju mund të përdorni nuk bie në kundërshtim me kremin BIO SUN SPOTS REDUCTION CREAM.RuajtjaRuhet në ambient të freskët. Pas përdorimit, mbylleni mirë kapakun.Skadenca36 muaj nga data e prodhimit në vazo të pa hapur (shih në fundin e kutisë).

Përbërësit

Oksid Zinku farmaceutik, Bismuth Subnitrat farmaceutik, Kojic (acid nënprodukt i fermentimit të maltos së orizit), Lanolin (Yndyrë organike e rafinuar nga leshi i deles), Lecithin (Fosfolipide nga vaj luledielli organik), Glycerol (Glicerinë nga vaj luledielli organik), Cera Alba (Dyllë Blete Organik), Myritol 318 – Caprylic / Capric Triglyceride (Trigliceride të Acideve Kaprik / Kaprilik të vajrave bimor organik), Camomile Officinalis (Ekstrakt Kamomili Organik), Tocopherol (Vitamin E nga Vaj Luledielli i Çertifikuar Organik) dhe Vitaminë AD3 (Vitaminë e ekstraktuar nga vaji organik i peshkut).Përmbajtja organike në total: 88%

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “BIO SUN SPOT REDUCTION CREAM”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët