0 L

No products in the cart.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ne Tirane dhe mbi 8,000 lekë në qytete të tjera!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

No products in the cart.

Home Fytyra Rrudhat BIO RESTORE EYE SERUM

BIO RESTORE EYE SERUM

1,500 L

Serumi i syve BIO RESTORE rigjeneron lëkurën tuaj në zonën përreth syrit për 14 ditë!

Për shkak të përbërësve të saj, serumi i syve BIO- RESTORE siguron një efekt rinues të lëkurës brenda një kohe rekord!

Serumi i syve BIO-RESTORE ka një spektër të gjerë veprimi tek të dyja gjinitë (femra dhe meshkuj). Ajo përdoret për të gjitha grupmoshat.

25ml

Efektet

Lëkura është organi që dëmtohet më herët dhe veçanërisht lëkura rreth syve.

Faktorët dëmtues janë të shumtë dhe dëmtimet e lëkurës nga radikalet e lira, (i cili është një nga faktorët kryesorë degjenerues të lëkurës), fillojnë përpara moshës 21 vjec. Mosha, problemet shëndetësore, stili i jetës plot tension, dietat jo të shëndetshme dhe gjumi jo i rregullt mund të çojë në shumë dëmtime të lëkurës së zonës përreth syve, të cilat janë krijimi i rrudhave dhe vijave, mufatja (krijimi i qeskave të syve) dhe nxirja.

Serumi i syve Bio-Restore i eleminon krejt këto probleme.Serumi ka një spektër mjaft të gjerë veprimi; është i përdorshëm në të gjitha grupmoshat dhe përfshin të gjitha tipologjitë e lëkurës. Është bio-organik dhe hipoalergjik (rekomandohet për lëkura sensitive).

1. Rigjeneron lëkurën e maturuar 2. Hidraton lëkurën 3. Tërheq lëkurën dhe e bën atë të qëndrueshme 4. Pakëson rrudhat pak të dukshme të lëkurës 5. Redukton thellësinë e rrudhave mjaft të dukshme të lëkurës së pjekur 6. Rrit trashësinë e lëkurës 7. Rrit elasticitetin e lëkurës 8. Minimizon qeskat e syve 9. Zbardh rrathët e zinj të syve 10. Ushqen lëkurën me tre vitamina (A, D, E)

Përdorimi

Lani fytyrën me ujë të vakët dhe sapun dhe më pas thajeni mirë atë. Lyheni sipërfaqen e lëkurës në zonën për rreth syrit me serum deri sa të përhapet plotësisht në mënyrë uniforme. Brenda 14 ditëve lëkura juaj në zonën për rreth syrit do të rinohet plotësisht.Gjatë trajtimit duhet të bëni kujdes me higjenën personale.PËRDORIMET SIPAS GRUPMOSHAVE Për Grupmoshën 20 – 30 vjeç: 1 herë në ditë Për Grupmoshën 30 – 40 vjeç: 2 herë në ditë Për Grupmoshën 40 – 50 vjeç: 2 herë në ditë Për Grupmoshën mbi 50 vjeç: 3 herë në ditëVETËM PËR PËRDORIM TË JASHTËMKLINIKISHT I PROVUAR

Përbërësit

MPC™ – Milk Peptide Complex, Glycerol (glicerinë nga vaj luledielli organik), Salcare® SC91 (Medicinal grade – Rheology modifier), Vaj Avokado Organik, Ekstrakt Kamomili Organik, Tocopherol (vitamina E nga vaj luledielli organik), Vitamina AD3 (vitaminë e ekstraktuar nga vaji organik i peshkut), Myritol 318 (trigliceride të Acideve Kaprilik të vajrave bimore organike).Efektet terapeutike të përbërësve:MPC™ – MILK PEPTIDE COMPLEX Është një ingredient aktiv shumë funksional në kozmetikë. Përmban polypeptide bioaktive natyrore (Cytokine) të marra nga qumështi në formën e aktivizuar dhe stabilizuar të tyre. Kryen rigjenerimin e lëkurës së pjekur dhe zvogëlon shënjat e dukshme të plakjes së lëkurës. MPC™ redukton thellësinë e rrudhave, rrit butësinë e lëkurës, trashësinë dhe qëndrueshmërinë e saj. Ajo ka efekt rigjenerues (redukton rrudhat dhe indukton Biosintezën ECM (Extra Cellular Matrix); b) Efekt konfirmues (rritje të qëndrueshmërisë së lëkurës, rritje të trashësisë së lëkurës, përmirësim të dukshëm të Strukturës Dermale). MPC™ është ingredient aktiv shumë i mirë, i pranuar nga organizmi pa shkaktuar asnjë efekt anësor.GLICERINA (NGA VAJ LULEDIELLI ORGANIK) Glicerina nga vaj luledielli organik është përfekte për trajtimin e lëkurës në zonën e syve. Ajo ka një dhunti natyrore për rritjen e kapacitetit mbajtës të ujit në një nivel të lartë të epidermës, duke reduktuar maksimalisht humbjen e lagështisë së lëkurës.SALCARE® SC91 (Medicinal Grade – Rheology Modifier). Redukton humbjen e lagështisë së lekurës. Rregullon konsistencën e masës.VAJ AVOKADO (ORGANIK) Vaji i avokados për shkak të përbërjes që ka (mjaft i pasur me trigliceride të acideve yndyrore të pangopura, Vitaminë E, etj.) përmban veti të jashtëzakonshme për rigjenerimin e lëkurës. Ajo zvogëlon rrudhat, shërben për mbrojtje natyrore kundër rrezeve të diellit, redukton dhe eleminon njollat e moshës, ka efekt të fortë hidratues, shërben kundër irritimeve të lëkurës, etj. Vaji i avokados përdoret gjerësisht në industrinë e kozmetikës për prodhimin e locioneve dhe kremrave për rrathët dhe fryrjet në zonën e syve. Është ideal për lëkurë të thatë.MYRITOL 318 (TRIGLICERIDE TË ACIDEVE KAPRILIK TË VAJRAVE BIMORE ORGANIKE) Është zbutës dhe kondicioner shumë i mirë për lëkurën.EKSTRAKT KAMOMILI ORGANIK Kamomili është një qetësues shumë i mirë për lëkurat e irrituara. Ajo shërben për reduktimin dhe eleminimin e rrathëve të zeza të syve, skuqjet e lekurës, shton elasticitetin e saj, etj.TOCOPHEROL (VITAMINA E NGA VAJ LULEDIELLI ORGANIK) Është një antioksidant shumë i fuqishëm, që i ruan qelizat e lëkurës nga plakja. Ka veti të mrekullueshme në ushqimin e qelizave të lëkurës dhe mirëmbajtjen e tyre duke i ruajtur ato nga oksidimi dhe krijimi i radikaleve te lira.VITAMIN AD3 (VITAMIN E EKSTRAKTUAR NGA VAJI ORGANIK I PESHKUT) Rrit imunitetin e qelizave të lëkurës. Sipas kërkimeve shkencore kjo vitaminë jo vetëm që rigjeneron qelizat e lëkurës, por edhe i ushqen dhe i mirëmban ato. (Të dhënat e mësipërme mbi efektet e përbërësve janë nga laboratori i kompanise CLR – Chemisches Laboratorium Dr. Kurt Richter GmbH; Berlin-Gjermani).

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “BIO RESTORE EYE SERUM”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët

Sale!

OK! DIGESTION PREBIOTIC

Original price was: 3,000 L.Current price is: 2,100 L.