Cordyceps përdoret për të trajtuar kollën, bronkitin kronik, problemet respiratore, problemet me veshkat, urinimin e pavullnetshëm natën, probleme seksuale mashkullore, aneminë, aritminë kardiake, kolesterolin e lartë, problemet e mëlçisë, lodhjen, zhurmat në vesh, humbjen e padëshiruar të peshës, dhe varësinë nga droga.Ai përdoret gjithashtu për të forcuar sistemin imunitar, përmirësuar paraqitjen e sportistëve, eleminuar efektet e plakjes dhe zgjatur jetën, dhe për të përmirësuar funksionin e mëlçisë në personat me hepatit B.Disa njerëz e marrin Cordyceps si një stimulant, tonik dhe “adaptogjen”, duke e përdorur për të rritur energjinë, rritur nivelin e staminës dhe reduktuar lodhjen.
Efektet kryesore:- Nxit funksionet imunitare
- Ngadalëson plakjen
- Përmirëson performancën atletike
- Rrit funskionin seksual
- Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
- Mbështet shëndetin e zemrës
- Lufton qelizat kancerogjene
- Nxit funksionet imune
Disa studime sugjerojnë se konsumimi i Cordycepsit ndihmon sistemin imunitar dhe përmirëson shëndetin e sistemit kardiovaskular, respirator, endokrin dhe riprodhues. Kjo për shkak të përmbajtjes anti-inflamatore si polisakaridet, nukleosidet e modifikuara dhe ciklosporina.Konsumimi i Cordycepsit mund të jetë thelbësor për trajtimin e gjendjeve inflamatore si sëmundja Crohn, artriti, sindroma e përshkueshmërisë së zorrëve (Leaky gut sindrome) dhe astma. Një studim i kryer nga Chung Shan Medical University Hospital tregoi Cordycepsi ishte efektiv në reduktimin e inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes si dhe mund të përdoret si një trajtues potencial i astmës.
- Ngadalëson plakjen
Cordycepsi ka një paketë të plotë antioksidantësh që ndihmojnë në luftimin e dëmtimit nga radikalet e lira, parandalimin e stresit oksidativ dhe ndihmon në zvogëlimin e shenjave të plakjes. Gjithësesi kërkimet janë të limituara vetëm tek kafshët për të parë efektin anti-age por jo vetëm, pasi janë parë edhe nxitje të funksionit të trurit, rritja e memorjes si dhe zgjatja e jetës.
- Përmirëson performancën atletike
Konsideruar si një adaptogjen energjitik si superfood-et e tjera
maca ose kakao, Cordycepsi përdoret si luftues i lodhjes, trajton dhimbjet muskulare dhe parandalon dobësinë.Cordycepsi nxit performancën atletike — përmirëson aftësitë fizike, rezistencën dhe qëndrueshmërinë— për shkak të funizimit të ATP-së, një nga burimet primare të energjisë gjatë aktivitetit fizik. Cordycepsi përmban adenosinë, një tip acidi nukleik i domosdoshëm për ATP-në, një mbajtës energjie i cili nuk shteron nga muskujt gjatë aktivitetit fizik.
- Rrit funksionin seksual
Personat e të dy sekseve kanë konsumuar prej vitesh tonik të bërë nga Cordycepsi në mënyrë që të rrisin libidon dhe përmirësojnë funksionin riprodhues. Suplementi i Cordycepsit ndihmon në pasurimin e gjakut me oksigjen dhe përmirësimin e qarkullimit, që janë shumë të rëndësishëm për shëndetin fizik dhe funksonet seksuale.Përmirëson rezistencën, rrit energjinë dhe zvogëlon inflamacionin, këto janë disa nga arsyet si Cordycepsi përmirëson fertilitetin dhe libidon. Kështu që Cordycepsi mund të përdoret si trajtues natyral i infertilitetit si dhe një medikament natyral për impotencën.
- Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
Dy përbërësit aktiv të gjendur tek Cordycepsi, d-manitol cordycepin dhe 3’-deoxyadenosine, janë përgjegjës për shumë veprime fiziologjike që ndihmojnë në kontrollin e insulinës dhe nivelit të sheqerit në gjak. Cordycepsi ndihmon në normalizimin e sheqerit në gjak duke ulur nivelin e insulinës për tu mbrojtur nga rezistenca e saj.
- Suporton shëndetin e zemrës
Ka një lidhje të fortë midis Cordycepsit dhe shëndetit të zemrës, mbrojtjen nga dëmtimi i zemrës dhe uljen e nivelit të kolesterolit për të parandaluar sëmundjet koronare. Ekstrakti i Cordycepsit ndihmon në reduktimin e dëmtimit të zemrës dhe mëlçisë.Cordycepsi mund të zvogëlojë nivelin e kolesterolit të keq LDL duke parandaluar aterosklerozën, një gjendje e cila karakterizohet me krijimin e pllakave sklerotike në muret e arterieve duke rritur riskun e atakut në zemrës dhe goditjen. Një tjetër model tregon reduktimin e nivelit të lartë të triglicerideve, një tjetër faktor risku për sëmundjet e zemrës.
- Lufton qelizat kancerogjene
Cordycepsi përmban veti të fuqishme anti-kanceroze që mund të bllokojnë rritjen dhe përhapjen e shumë tipeve të kancerit. Në veçanti, ekstrakti i Cordycepsit është efektiv në reduktimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene në mëlçi, mushkri dhe zorrën e trashë.Kjo Kërpudhë mund të reduktojë edhe riskun nga shenjat anësore shkaktuar nga trajtimi kundra kancerit, si leukopenia: një gjendje e shkaktuar nga kemioterapia ose rrezatimi, të cilat ulin sasinë e leukociteve, duke rritur kështu riskun për infeksione ose sëmundje.
Reviews
There are no reviews yet.