VITAMINË C
Vitamina C është një nga vitaminat më të rëndësishme për organizmin. Ajo vepron si një antioksidant dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ. Mungesa e vitaminës C theksohet veçanërisht nga ushqimet e papërshtatshme, anoreksia, përdorimi i alkolit, problemet psiqike dhe duhanpirja.
Një të rrituri i duhen rreth 80 mg vitaminë C në ditë. Vitamina C është një vitaminë e tretshme në ujë, që do të thotë që marrja e tepërt e kësaj vitamine nxirret lehtësisht jashtë nga organizmi.
Rekomandohet:
- Për të gjithë personat që merren me sport dhe aktivitet fizik
- Për të gjithë personat që duan të forcojnë sistemin imunitar
- Për të gjithë personat që duan të rrisin nivelin e energjisë
- Për duhanpirësit
Reviews
There are no reviews yet.