Efektet
1. Stimulimi i procesit të tretjes 2. Rritja e metabolizmit të organizmit 3. Eleminimi i indeve dhjamore 4. Kontrolli i oreksit 5. Eleminimi i fryrjeve të barkut dhe eleminimin e gazrave
Efektet e përbërësve:
LUIZA (Lemon Verbena) Luiza ka veti të fuqishme kundër obezitetit. Ajo rrit metabolizmin dhe shkrin indet dhjamore. Përveç kësaj, luiza është një bimë e njohur për efektet e saj terapeutike, veçanërisht në sistemin tretës. Ajo kuron kolitin, problemet e mostretjes, si dhe eleminon simptomat e fryrjes dhe dhembjet e barkut, diarrenë, etj.
EFEKTE TË TJERA: 1. Lufton infeksionet dhe kistet në rrugët urinare
2. Redukton kolesterolin e keq në gjak
3. Eleminon celulitin
4. Stimulon thyerjen e gurëve në veshka
5. Detoksifikon organizmin
6. Qetëson sistemin nervor
7. Është analgjezik për migrenat
8. Ul temperaturën e lartë
9. Eleminon erën e keqe të gojës
GJETHE SENE (Cassia Angustifolia) Gjethja e senës (lat. Cassia Angustifolia) është e njohur për rënien në peshë. Ajo ndihmon në shkrirjen e yndyrave dhe përmirëson metabolizmin.
Përveç kësaj, sena shquhet për një sërë vetish terapeutike, ku kryesorja është veprimi i saj i fuqishëm laksativ, dhe kurimin e sindromës së zorrës së irrituar (IBS).
Çaji me gjethe sene është një nga trajtuesit më efektiv kundër kapsllëkut. Gjithashtu, sena ndihmon në procesin e tretjes, në rastet e hemorroideve, të cilat shoqërohen me gjakderdhje, në rastet e fisurave anale, nxjerr krimbat, etj.
Gjithashtu, ajo përdoret si pastrues shumë i mirë i sistemit tretës. Për këto efekte, sena përdoret në mjekësi për pastrimin e zorrëve përpara testeve diagnostikuese, të tilla si kolonoskopia.
MUSTAQE MISRI (Maydis Stigma) Mustaqet e misrit ndikojnë në tonifikimin e organizmit dhe ndikojnë në uljen në peshë pasi stimulojnë sekretimin e tëmthit, stimulojnë urinimin dhe rrisin aktivitetin e mëlçisë.
Tepër efektive janë mustaqet e misrit për thyerjen e gurëve në veshka, eleminimin e cisteve kronike dhe ndalimin e hemorragjisë në rastet e menstruacioneve të çrregullta.
DRUNAKUQI (Lat. Frangulae Cortex) Drunakuqi është një nga bimët më efektive për dobësimin. Ajo rrit metabolizmin dhe shton lëngun e tëmthit. Drunakuqi gjithashtu jep efekte mjaft pozitive edhe për eleminimin e kapsllëkut.
SHTOGU (Lat. Sambucus Nigra) Shtogu është mjaft i njohur për efektët e saj të shumta dhe të mëdha kuruese. Për rastin e rënies në peshë, shtogu stimulon urinimin, pastron dhe rrit aktivitetin e sistemit tretes, si dhe largon lëngjet e tepërta nga trupi.
EFEKTE TË TJERA: 1. Detoksifikon organizmin 2. Redukton sheqerin në gjak 3. Kuron sëmundjet dhe infeksionet e mushkërive (ftohjen, astmën, turbekulozin, kollën, teshtitjen, vështirësinë në frymëmarrje, etj.) 4. Eleminon kapsllëkun 5. Kurojnë pagjumësinë 6. Stimulon sistemin imunitar 7. Lufton infeksionet në organet e brendshme 8. Eleminon ngërçet e stomakut 9. Kuron reumatizmën 10. Stimulon aktivitetin e mëlçisë
ÇAJI JESHIL (Lat. Camellia Sinensis) Çaji jeshil është një nga pijet më efikase për rënien në peshë. Efekti dobësues i këtij çaji ka të bëjë me aftësinë e saj për të rritur metabolizmin e organizmit, duke bërë që trupi të harxhojë më shumë kalori. Nga ana tjetër, çaji jeshil kufizon absorbimin e yndyrës nga qelizat, duke reduktuar ndjeshëm rezervat dhjamore në trup. Sipas kërkuesve, efektet pozitive të çajit jeshil dyfishohen: nga njëra anë, ai është në gjendje të reduktojë përthithjen e yndyrave, nga ana tjetër përmirëson kapacitetin e organizmit të përdorë rezervat e grumbulluara. Por efektet e çajit jeshil për reduktimin e peshës nuk mbarojnë këtu. Ai është një stumulues mjaft i fortë i tretjes dhe aktivizimit të gjithë sistemit të tretjes.
EFEKTE TË TJERA: Çaji jeshil është mjaft i pasur me veti terapeutike. Nivelet antioksiduese në çajin jeshil janë 100 herë më efektive se sa vitamina C dhe 25 herë me të mira se vitamina E. Për shkak të pranisë në të të katekinës, e cila është molekula antitumorale, çaji jeshil përdoret për profilaksinë e sëmundjeve kanceroze, si: leuçemia, kanceri i lëkurës, i gjirit, i veshkave, prostatës, etj. Gjithashtu, mjaft e shquar është çaji jeshil në përmirësimin e aktivitetit të mëlçisë dhe largimin e toksinave nga organizmi. 1. Forcon sistemin imunitar. 2. Rrit përqëndrimin mendor. 3. Është antidepresiv. 4. Stimulon aktivitetin e zemrës si dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare. 5. Rigjeneron enët e gjakut. 6. Është anti-viral dhe anti-inflamator. 7. Parandalon marramendjen kur personi çohet menjëherë në këmbë (hipotension ortostatik). 8. Stabilizon tensionin tek pacientët që vuajnë nga hipotensioni (tensioni i ulët). 9. Lufton tumoret, veçanërisht është efikas në parandalimin e tumoreve të uterusit, ezofageal, të prostatës dhe pankreatik. 10. Pakëson rrezikun e kancerit të gjirit tek gratë. 11. Kuron hiperlipideminë, duke pakësuar nivelet e larta të yndyrnave, si kolesterolit dhe triglicerideve. 12. Lufton inflamacionin tek mishrat e dhëmbëve. 13. Lufton kariesin e dhëmbëve. 14. Stimulon aktivitetin e sistemit nervor. 15. Lufton alergjitë. 16. Është hidratues. 17. Rigjeneron lëkurën. 18. Parandalon plakjen e hershme. 19. Parandalon artritin-reumatoid. 20. Parandalon dhe lufton alzhaimerin dhe parkinsonin. 21. Forcon kockat. 22. Normalizon procesin e jashteqitjes.
GARCINIA KAMBOXHIA (Garcinia) Garcinia Kamboxhia është një frut tropikal mjaft i njohur dhe popullor për rënien në peshë. Ajo gjendet si suplement në shumicën e produkteve me origjinë bimorë për rënien në peshë. Nga hulumtimet shkencore, ka shumë të dhëna se Garcinia Kamboxhia ka aftësinë për rëniën në peshë nëpërmjet: 1. Parandalimit të prodhimit të yndyrave në organizëm. 2. Reduktimit tëoreksit dhe ngrënieve emocionale. 3. Eleminimit të indeve dhjamore në zonën e barkut.
EFEKTE TË TJERA: 1. Mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. 2. Redukton kolesterolin.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.