ARGJILË E BARDHË ARGILCREM
PËR NJË MASKË PASTRUESE DHE FRESKUESE PËR LËKURË TË THATË.
MASKË IDEALE PËR FLOKËT.
Argjila e bardhë është perfektë për pastrimin dhe freskimin e lëkurës së thatë dhe si maskë për flokët.
Vetëm me argjilë të bardhë dhe ujë mund të mbrosh dhe rigjenerosh lëkurën.
Argjila e bardhë përdorët kundër strijave, rrudhave, dhe stimulon dhe ekuilibron lëkurën duke e ushqyer me minerale.
E pasur me Silic, favorizon eleminimin e toksinave në lëkurë.
Përdorimi
Receta për maskë fytyre apo trupi me argjilë të bardhë:1 gotë Argjilë e gjelbër, 1 lugë çaji mjaltë , 1 lugë çaji vaj bajame ose vaj ulliri ekstra i virgjër , ½ gotë ujë mineral natyral. Për efekte maksimale, mund t’i shtoni dhe 3 pika vaj esencial lavande (lavanda ibrida).
Në një tas shkrini mjaltin në ujë, shtoni vajin, përziejini dhe shtoni nga pak duke e përzierë fort argjilën. Vazhdoni ta përzieni derisa të përfitoni një krem homogjen dhe me shkëlqim.
Aplikojeni me një trashësi rreth 2-3 mm dhe mbajeni rreth 15-20 min. Shplajeni me ujë të bollshëm.
Receta për maskë floku apo trupi me argjilë të bardhë:
Përdorni recetën e përshkruar më sipër, por duke i shtuar më shumë ujë për ta holluar, në mënyrë që të depërtojë më mirë në skalp. Mbajeni rreth 10 min, dhe lajeni kokën.
Mund ta përdorni dhe në vaskë, duke tretur një sasi argjile në ujë.
Përbërësit
Solum Fullonum
ÇERTIFIKIMET: BDIH – ICEA VEGAN
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.