0 L

No products in the cart.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ne Tirane dhe mbi 8,000 lekë në qytete të tjera!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

No products in the cart.

QUMËSHT LARËS

2,500 L

SHKËLQYES, PËR LËKURË DELIKATE DHE TË NDJESHME

I FAL LËKURËS BUTËSI DHE ELASTICITET

Pastron në thellësi pa ndryshuar pH natyral të epidermës, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të çliruar nga papastërtitë.

PRODUKT I TESTUAR DERMATOLOGJIKISHT

115ml

Efektet

Produkt specifik për lëkurë delikate, të butë dhe të ndjeshme.

Një produkt me bazë Gjalp Shea (Burro di Caritè), i cili pastron me butësi dhe efikasitet lëkurën e fytyrës dhe gushës, duke mbrojtur dhe respektuar dhe zonat më delikate, si zona përreth syve dhe buzëve.

Pastron në thellësi pa ndryshuar pH natyral të epidermës, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të çliruar nga papastërtitë.

Tradita për një fytyrë rinoreLinja kozmetike kurative për trajtimin e fytyrës me bazë Burro di Karitè (Gjalpi SHEA) me dhe vajra esencialë 100% të pastër, me origjinë bimore, efikase, të çertifikuara dhe të sigurta. Me veprim elastizues dhe rivitalizues për rrudhat. Burro di Karitè (Gjalpi SHEA) nxirret nga bima Butyrospermum parkii, e cila rritet në natyrë në disa rajone të Senegalit dhe Nigerisë.

Ngjan me lisin, dhe vendasit e quajnë “Pema e rinisë dhe shëndetit”. Afrikanët e përdorin të gjithe bimën: druri i tij përdoret për ndërtim, dhe nga yndyra e farave të tij përftohet ky gjalp bimor i çmuar, të cilin e përdorin si për gatim dhe për mbrojtjen e lëkurës dhe të flokëve nga dielli, falë “faktorit 4” në përbërjen e tij, për një mbrojtje natyrale. Burro di Karitè (Gjalpi SHEA) ka veti dermoprotektive, zbutëse, qetësuese dhe rigjeneruese. Formon nje shtresë të lehtë mbi epidermë, që lejon këtë të fundit të respirojë pa u dehidratuar. Siguron ushqimin e lipideve pa bllokuar folikulat. Vetitë e tij rrjedhin nga përmbajtja shumë e pasur me acide të yndryrshme të pasaturuara dhe vitaminat. Si substancë funksionale, gjalpi shea është një element shumë i çmuar që krijon një krem eudermik, ushqyes, hidratant, rivitalizues, rigjenerues dhe elastizues.

Përdorimi

Aplikojeni produktin në lëkurën e fytyrës dhe gushës, dhe masazhojeni butësisht. Pastrojeni me një sfungjer të lagur dhe shplajeni fytyrën dhe gushën me ujë të bollshëm.

Më pas mund të përdorni krem dite apo nate.

Përbërësit

Përbërësit funksionalë:Gjalp Shea (Burro di karitè)*, Vaj ulliri, faktorë hidratues natyralë, Vajra Esencialë 100% të pastër  të Iris, Palmarosa, Trëndafilit, Vaniljes, Geranium e Thuja.*Përbërës me prejardhje nga Agrikultura Biologjike e Kontrolluar.Përbërësit:Aqua (Water), Caprylic Capric Trygliceride, Glyceryl Stearate, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Sodium Lauroyl Glutamate, Squalane, Glycerin, Butyrospermum parkii butter (Shea butter extract)*, Cetyl Alcohol, Glyceryl Caprylate, Xanthan Gum, Lactic Acid, Rosa damascena extract, Cymbopogon martini (Palmarosa) oil*, Vanilla planifolia extract, Iris florentina (Orris) extract, Pelargonium capitatum extract, Thuya occidentalis oil, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Geraniol, Citronellol, Benzyl Benzoate, Linalool.ÇERTIFIKIMET: BIO, COSMOS ORGANIC, VEGAN OK, CRUELTY FREE, LIFEGATE ENERGYNUK PËRMBAN:Përbërës alergjikë, ngjyrosës, aroma sintetike, viskozantë sintetikë, derivate hidrokarbure.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “QUMËSHT LARËS”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët