0 L

S’ka produkte në shportë.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ose më shumë!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

S’ka produkte në shportë.

VITAMINË C

950 L

Vitamina C është një nga vitaminat më të rëndësishme për organizmin. Ajo vepron si një antioksidant dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ. Mungesa e vitaminës C theksohet veçanërisht nga ushqimet e papërshtatshme, anoreksia, përdorimi i alkolit, problemet psiqike dhe duhanpirja.

Një të rrituri i duhen rreth 80 mg vitaminë C në ditë. Vitamina C është një vitaminë e tretshme në ujë, që do të thotë që marrja e tepërt e kësaj vitamine nxirret lehtësisht jashtë nga organizmi.

Rekomandohet:

  • Për të gjithë personat që merren me sport dhe aktivitet fizik
  • Për të gjithë personat që duan të forcojnë sistemin imunitar
  • Për të gjithë personat që duan të rrisin nivelin e energjisë
  • Për duhanpirësit

Efektet

Vitamina C kontribuon në disa funksione të rëndësishme në trupin tonë. Është një antioksidant që mbron qelizat tona nga stresi oksidativ. Të gjitha qelizave te trupit i nevojitet vitaminë C për të funksionuar normalisht, po ashtu, kjo vitaminë ndihmon në ndërtimin e kolagjenit, për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, indeve të buta, mishit të dhëmbëve, lëkurës dhe enëve të gjakut.Vitamina C është e rëndësishme për absorbimin normal të hekurit nga organizmi dhe mirëfunksionimin e sistemit nervor. Ka efekte të pazëvendësueshme në sistemin imunitar, si dhe mbron nga sforcimet fizike.

Përdorimi

Doza e rekomanduar ditore është 5 gram (një lugë që gjendet brenda kutisë). Treteni në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni sapo të jetë tretur. Me 5 gram pluhur merrni 1000 mg vitaminë C.Këshilla:Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore.Mbajeni larg nga fëmijët!Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.

Përbërësit

Maltodextrin, acid askorbik, erythritol, shije natyrale limoni (5%), pluhur fibra bambuje

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “VITAMINË C”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Cfarë pëlqejnë klientët